Dhjata e Vjetër
< 1 I KRONIKAVE >
Kapitulli 24
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29


1 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

2 Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.

3 Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.

4 Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.

5 Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.

6 Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.

7 I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,

8 i treti Harimi, i katërti Seorimi,

9 i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,

10 i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,

11 i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,

12 i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,

13 i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,

14 i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,

15 i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,

16 i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,

17 i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,

18 i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.

19 Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.

20 Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.

21 Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.

22 Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.

23 Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.

24 Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;

25 i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.

26 Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.

27 Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.

28 Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.

29 Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.

30 Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.

31 Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.