Çka besonte Naimi


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3
Ismailitët besojnë si imamitë, por jo në dymbëdhjetë por në shtatë imam pas profetit Muhamed. Përgjatë historisë, nga derivatet e tyre janë krijuar dinasti si ajo e Fatimidëve që ka sunduar në Egjypt dhe Siçili, Nizaritë e Sirisë të cilët keqnjihen në histori si krijues të terroristëve Hashashinë, fjalë nga e cila vjen edhe termi ?assassin? në anglisht etj. Nga Ismailitët rrjedhin edhe Duruzhët e Libanit të sotëm dhe Ismailitët e Pakistanit që kanë Imam të hoxhëve të tyre Aga Khanin.

Bektashi-Alevitë e Shqipërisë të cilët janë një derivat i vonshëm i shiitëve i përkasin grupit të parë të tyre, pra imamive pasi ata besojnë në 12 imamët. Në Fletoren e Bektashinjve të Naim Frashërit, Naimi deklaron se:

Bektashinjtë besojnë Zotin e Madh e të vërtetë, Muhamed - Alinë, Hatixhen, Fatimen, Hasanin e Hysejnin. Besojnë të dymbëdhjetë Imamët që janë: Imam Aliu / Imam Hasani / Imam Hysejni / Imam Zejnel Abedini / Imam Muhamed Bakiri / Imam Xhafer Sadiku / Imam Musa Qazimi / Imam Ali Rizaj / Imam Muhamed Tekiu / Imam Ali Nekiu / Imam Hasan Askeriu / Imam Muhamed Mehdiu

Sot bektashitë gjenden të shpërndarë në shumë vende të botës. Ata gjenden më me shumicë në Shqipëri dhe Turqi dhe në numër të konsiderueshëm në Egjipt, Qipro, Maqedoni dhe SHBA. Sipas një mendimi të Baba Ali Turabit gjatë viteve 1929 numri i tyre shkonte deri në 7 milion vetë. Megjithatë kjo shifër duket e ekzagjeruar. Sipas Enciklopedisë së Islamit (të Leidenit) në Turqi sot mund të ketë 30.000 ndjekës të sektit Bektashi ndërsa në Shqipëri ka rreth 500.000 banorë me origjinë bektashiane. Raporti i Bektashive turq nëse ndjekim konkluzionet e autorit britanik Birge në "THE BEKTASHI ORDER OF DERVISHES" (1937) duket paksa jo i saktë dhe numri sipas konkluzioneve të tij duhet të jetë më i lartë.


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3