Themelimi i Urdhërit Bektashian sipas bektashive përkon me vitin 1282 / 681 P.H., kur në një krahinë të Anadollit që sot njihet si Haxhi Bektash, mistiku iranian Haxhi Veli Bektashi (1248 ? 1341) themeloi Urdhërin e Bektashive. Edhe pse disa historianë modern vënë në dyshim datën e saktë të ekzistencës së Haxhi Veli Bektashit, me rëndësi në historinë e Bektashive është lidhja e tyre me jeniçerët (ushtarët e rinj) apo trupat speciale të sulltanëve Osman të cilët do t?u kthenin në mbartësit kryesor të urdhërit fetar. Sipas bektashive, fama e mistikut iranian Haxhi Veli Bektashi ishte ajo që çoi sulltan Orhanin të interesohet për të dhe më pas, në kohën e Muratit I ai gjendet i emëruar si patron shpirtëror / edukator i jeniçerëve. Jeniçerët në shtetin Osman ishin shumica me origjinë ballkanase dhe shqiptare. Të rekrutuar në shtetin Osman nën sistemin edukues të Devshirmesë ata do t?u kthenin më vonë në simbolin më të qartë të bektashizmit në Komonuelthin Osman. Me shkatërrimin e tyre në vitin 1826 nga sulltan Mahmudi II, bektashitë do të viktimizoheshin gjithashtu, dhe teqet e tyre do të pushtonin nga Urdhëri i Nakshibendive të cilët janë kundërshtarë të rreptë të Shiizmit dhe zbresin urdhërin e tyre nga kalifi i parë i Islamit, Ebu Bekri. Urrejtja e sulltan Mahmudit II për bektashitë ishte aq e madhe sa që ai do të deklaronte se do të ekzekutonte 70.000 dervishë gjatë kohës që masakroi jeniçerët.
|
Unë kam besë në Allah. Bylyku (Divizioni) 45. Ne jemi besimtarë të vjetër. Ne kemi pranuar unitetin e Realitetit. Ne kemi ofruar kokat tonë për këtë rrugë. Ne kemi një profet, Ahmedi Muhtar Xhenap. Që nga koha e pirëve ne jemi të intoksikuar. Ne jemi gurë në zjarrin e shenjtë. Ne jemi grup dervishësh endacakë në këtë botë. Ne nuk numërohemi dot me gishta, dhe nuk humbasim nga humbja. Askush nga jashtë nuk di gjendjen tonë. Ne kemi pranuar të dymbëdhjetë imamët, të dymbëdhjetë rrugët, të trejat, të shtatat, të dyzetat, Nurin e Pejgamberit, mëshirën e Aliut, Pirit tonë, kryesulltanit Haxhi Bektash Veli. Në një mijë e dyqind e tridhjetë e tetë, në komformitet me paktin e themeluar nga Ligjëdhënësi, Pushtuesi, Sulltan Sulejman Hani, vendi i të cilit është në Xhenet dhe sundimi i të cilit është në Qiej, dhe me lejen e Agait të Çorbaxhive dhe me dijen e të gjithë baballarëve kjo Çertifikatë Lirimi (Suffa) i jepet Mahmutit që e meritoi dhe e dëshironte, dhe emri i të cilit është shkruar në Librin e Shkrimeve. Kur të duhet le të tregohet.
(Vulë) (Vulë)
Unë kam besë në Allah Mehmet
Ustai Oda Bashi (Shefi i Barrakës)
------------------------ ------------------------------
|