Ballina
faqe
- 1 -

Faqe 2
Historia në Shqipëri
Historia e interpretimeve fetare dhe politike të islamit, ashtu si edhe në rastin e kristjanizmit është mjaft e gjerë. Siç edhe Platoni mund ta kishte perifrazuar shekuj më parë, në natyrën e njeriut si krijesë materiale dhe imperfekte, ndryshimi nga idealja është diçka e pashmangshme. Në rrjedhojë me këtë filozofi ndryshimi, edhe feja Islame sot në botë nuk gjendet e praktikuar vetëm në një formë, pra atë të shumicës Sunite. Shumë urdhëra mistike islame, të ndeshura përgjatë historisë me ngjarje dhe kultura të tjera nga ato arabe kanë gjetur mënyra të shumëllojta për të shprehur besimin e tyre Islam. Një nga urdhërat mistik që cilët i përkasin Islamit është edhe Bektashizmi i cili në historinë e Shqipërisë dhe në veçanti të Toskërisë shqiptare ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Si rrjedhojë e konfliktit ideologjik dhe historik që bektashianët patën me regjimin Osman, sidomos nga viti 1826 e mandej ata u kthyen në iniciatorët dhe sponsorët kryesorë të nacionalizmit shqiptar në Ballkan, që kërkonte ndarje nga Dar-al-Islami Osman. Pena naimiane që herë himnizonte Imam Hyseinin në betejën e Qerbelasë, e herë bektashianin Skënderbe në qytetin e Krujës kanë vetëm një temë të përbashkët: rezistencën kundër sundimit turko-sunit të Stambollit. Si rrjedhojë e divorcit që Bektashianët patën me Osmanët në kohën e Mahmudit II gjatë pjesës së dytë të gjysëm shekullit të 19të ata do të ktheheshin në elementin kryesor islamik në Rumeli, që do të bashkëpunonte me spiunazhet e huaja për të dëbuar Osmanët nga Ballkani.
Historia e përgjithëshme
Bektashitë janë një nga sektet e shumta të Shiizmit. Shiitët janë rrymë në fenë Islame e cila i ka lindjet e saja në vitet 661 e.r. apo në vitin 41 Pas Hixhrës kur në botën Islame, Umajadët krijuan kalifatin e tyre në Damask. Shiitët ishin ai grup politik i cili nuk pranoi regjimin umajad dhe deklaroi besnikërinë e tij për Imam Aliun dhe djalin e tij Imam Hyseinin, i cili u masakrua në Qerbela në vitin 680 apo 61 P.H. Mosbindja ndaj regjimit umajad dhe mbështetja që ata i dhanë ndjekësve të Aliut i bëri ata të njihen në histori si ?Shiat Ali? apo mbështetës të Imam Aliut. Shiitët e sotëm përbëjnë 10% të botës Islame dhe ndahen në shumë grupime, ndër të cilët më të rëndësishmit janë Imamitë e Iranit, Irakut dhe Libanit, Ismailitët dhe Zejditë e Jemenit. Grupi kryesor i shiitëve irako - iranian njihet ndryshe edhe si grupi i Imamive apo Ithna-asha'aritët (Të Dymbëdhjetët). Ata besojnë në dymbëdhjetë imam të drejtë të cilët kanë udhëhequr besimtarët pas profetit Muhamed. I dymbëdhjeti i tyre besohet të ketë qenë Imam Muhamed Mehdiu i cili sipas besimit Shiit është fshehur për të dalë në ditën e fundit të botës.

Ballina
faqe
- 1 -

Faqe 2