Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/61
Pjesa VIII Raportimi, kontabiliteti dhe revizioni Neni 37 Publikimi i ligjit mbi përvetësimet dhe publikimi i buxhetit Brenda tridhjetë (30) ditëve pas miratimit nga Kuvendi dhe shpalljes nga PSSP-ja të Buxhetit vjetor të Konsoliduar të Kosoës dhe ligjit vjetor mbi përvetësimet, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do përgatisë dhe publikojë buxhetin e tillë, dokumentet buxhetore, si dhe dokumentet e tjera sqaruese, në gjuhët zyrtare që përdoren për dokumentet e Qeverisë. Neni 38 Buxhetimi dhe regjistrat kontabël në Thesar 38.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të vendosë sisteme klasifikimi për nevojat e buxhetit dhe regjistrimeve kontabël me qëllim që: (a) të ndihmojë në kontrollimin e shpenzimeve të organizatave buxhetore; (b) të lejojë analizat e zotimeve dhe shpenzimeve të organizatave buxhetore, sipas programit dhe kategorisë ekonomike në përputhje me sistemin klasifikues për para të gatshme të Entit Statistikor të Qeverisë të përcaktuara kohë pas kohe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar; dhe (c) të lejojë analiza të tjera që Ministri për Financa dhe Ekonomi, i konsideron adekuate. 38.2 Ministria për Ekonomi dhe Financa do të mbajë në minimum, regjistrat kontabël për secilin organizatë buxhetore që tregon informatat e përgjithshme për secilën prej kategorive më poshtë, që në minumum duhet të përfshijnë vijueset: (a) arkëtimet e organizatës buxhetore; (b) detyrimet e papaguara të organizatës buxhetore; (c) pasuritë e organizatës buxhetore; (d) rregullimet e përvetësimeve; (e) përvetësimet që janë vënë në dispozicion për organizatën buxhetore për shpenzim me anë të njoftimeve për fondet e akorduara; (h) shtrirjet në të cilat fondet e akorduara të organizatës buxhetore janë shënuar si fonde të zotuara; dhe (i) shpenzimet e bëra aktuale. Neni 39 Regjistrat kontabël të organizatës buxhetore 39.1 Drejtori Ekzekutiv Financiar i organizatës buxhetore, do të regjistrojë të gjitha transakcionet dhe do të mbaj regjistrat kontabël në përputhje me Rregullat Financiare, si dhe të sigurojë kopjet e regjistrave kontabël për Ministrin e Financave dhe Ekonomisë. 39.2 Drejtori Ekzekutiv Financiar i një organizate buxhetore dhe Sekretari i Përhershëm i organizatës së tillë buxhetore (nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të përhershëm) atëherë Drejtori Ekzekutiv Financiar, tridhjetë 30 ditë pas mbylljes së çdo viti fiskal, do ti sigurojë Drejtorit të Thesarit (i) një kopje të llogarive financiare të organizatës së tillë buxhetore për vitin përkatës fiskal dhe (ii) një konfirmim me shkrim se llogaritë financiare të organizatës buxhetore për vitin fiskal në fjalë, janë një pasqyrim i vërtetë dhe i saktë i financave dhe transakcioneve financiare të organizatës buxhetore për vitin përkatës fiskal. 39.3 Drejtori Thesarit, nëntëdhjetë (90) ditë pas mbylljes së çdo viti fiskal do të (i) bashkrëndojë llogaritë financiare sipas nenit 39.2. Llogaritë fiskale dhe balancet e parave të gatshme, dhe (ii) do t’i sigurojë Revizorit të përgjithshëm llogatitë financiare të të gjitha organizatave buxhetore. 39.4 Çdo organizatë buxhetore, do t’i dorëzojë raportin vjetor Ministrit të Financave dhe Ekonomisë brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas mbylljes së çdo viti fiskal, ky raport duhet të përfshijë: (a) një raportim mbi aktivitetet e organizatës buxhetore, përfshirë detajet e mallërave dhe shërbimeve që janë siguruar nga organizata buxhetore dhe përmasat e dallimit të mundshëm të ngarkuar për furnizim me mallëra apo shërbimee cila ka qenë më e vogël, e barabartë, apo më e madhe se shpenzimet e përkatëse; (b) deklaratat financiare për vitin fiskal që paraqesin: (i) përvetësimet e bëra për organizatën buxhetore për vitin fiskal; (ii) detajet reale të shpenzimeve kapitale dhe operative të organizatës buxhetore për vitin fiskal; dhe (iii) numrin e punëtorve të përhershëm dhe të përkohshëm në fillim dhe në fund të viti fiskal; dhe (c) një plan paraprak të menaxhimit, që parashtron planet detale të organizatës buxhetore për aktivitetet që do të ndërmirren në të ardhmen. 39.5 Organizata buxhetore do ti mbajë regjistrat kontabël dhe financiar për së paku 7 vite pas vitit fiskal për të cilin ato vlejnë. 39.6 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do t’i dorëzojë Kuvendit dhe PSSP-së raptrte mbi secilin organizatë buxhetore brenda tridhjetë (30) ditëve pasi që ato t’i jenë dorëzuar Ministrit të Ekonomisë dhe Financave.
Neni 40 Raportet e përkohshme buxhetore
Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të përgatitë dhe Qeveria do të shqyrtojë raportet tre mujore që mbulojnë vitin fiskal për çdo çerek viti të përfunduar. Raportet e tilla do t’i parashtrohen Kuvendit dhe PSSP-së brënda tridhjet (30) ditëve nga mbarimi i çdo çerek viti dhe të publikohen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë.
Neni 41 Raporti përfundimtar mbi buxhetin
41.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të përgatisë dhe dorëzojë Kuvendit dhe PSSPsë por edhe do të publikojë:
(a) jo më vonë se më 31 Mars të çdo viti kalendarik, raportin përfundimtar të buxhetit për vitin e kaluar fiskal; dhe (b) jo më vonë se më 30 Qershor të çdo viti kalendarik, një sërë deklaratash financiare të përpiluara nga Thesari e që janë në përputhje me standardet relevante ndërkombëtare të kontabilitetit të cilat janë revizionuar në përputhje me nenin 42.
41.2 Raporti përfundimtar buxhetor i përmendur në nenin 41.1, do të përmbajë:
(a) informata të përgjithëshme buxhetore, të përshkruara nga neni 41.3; (b) një raport mbi të ardhurat dhe shpenzimet, siç përshkruhet nga neni 41.4; (c) informata mbi pasuritë dhe detyrimet, siç është përshkruar nga neni 41.5. 41.3 Informatat e përgjithëshme buxhetore do të përfshijnë: (a) një mbishikim të arkëtimeve dhe shpenzimeve të rëndësishme; (b) detaje mbi atë se si është financuar nje deficit i mundshëm, apo si është investuar një suficit i mundshëm; dhe (c) informata të tjera që konsiderohen të nevojshme nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave apo PSSP-ja.
41.4 Raporti mbi arkëtimet dhe shpenzimet do të përfshijë informatat në vijim:
(a) arkëtimet aktuale, të ndara sipas llojeve, të organizatave buxhetore krahasuar me arkëtimet e parapara në buxhet; (b) të ardhurat e dedikuara reale, të ndara sipas llojeve, të pranuara gjatë vitit fiskal; (c) arkëtimet reale, të klasifikuara në baza ekonomike dhe programore, nga përvetësimet e të ardhurave të dedikuara; (d) numrin aktual të punëtorëve të përhershëm dhe të përkohshëm të organizatave buxhetore që paguhen nga përvetësimet gjatë vitit fiskal; (e) pagesat reale të interesit apo shumat e karakterit të interesit në borxhe siç përshkruhet nga neni 46 dhe për pagesën e borxhit kapital (fillestar); (f) shpenzimet reale kundrejt çdo kategorie përvetësimi krahasuar me: (i) përvetësimin buxhetor për atë kategori; dhe (ii) shpenzimet e vërteta për atë kategori në vitin paraprak fiskal; (g) detajet për çdo pranues të granteve publike të lëshuara gjatë vitit fiskal dhe shuma e grantit që është pranuar; (h) detajet e shpenzimeve për përvetësimet për shpenzime të rastit siç përshkruhen në nenin 26; (i) detajet e të gjitha rregullimeve të përvetësimeve të bëra në përputhje me nenin 27 dhe nenin 28; (j) arkëtimet nga tarifat për shfrytëzim gjatë vitit fiskal; dhe (k) informata të tjera që Ministri i Ekonomisë dhe Financave apo PSSP-ja i konsideron të nevojshme. 41.5 Informatat mbi pasuritë dhe detyrimet do të përfshijnë: (a) detajet mbi investimet e parave publike të bëra gjatë vitit fiskal; (b) detajet e çfarëdo obligimi të përshkruar në nenin 46; (c) një llogaritje të plotë të pasurisë në duar të organizatave buxhetoreteve publike në fund të vitit fiskal; dhe (d) informatat të tjera të cilat Qeveria dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave apo PSSP-ja i konsideron të nevojshme. Neni 42 Revizioni financiar nga Revizori i Përgjithshëm 42.1 Revizori i përgjithshëm do të pregatisë dhe t’i dorëzojë Kuvendit dhe PSSP-së një raport mbi deklaratat financiare të organizatave buxhetore për vitin e kaluar fiskal. Ky raport do të parashtrojë opinionet e Revizorit të Përgjithshëm mbi atë se nëse deklaratat financiare të organizatave të tilla buxhetore pasqyrojnë në mënyrë të drejtë dhe korrekte financat e organizatave në fjalë. 42.2 Revizori i përgjithshëm do të ketë qasje të pakufizuar në të gjitha informatat dhe shpjegimet që për mendimin e tij/saj janë të nevojshme me qëllimin të ekzekutimit të revizionit financiar. 42.3 Revizori i përgjithshëm do të paraqesë një raport në përputhje me nenin 42.1 deri më 30 Qershor në vijim të vitit fiskal me të cilin ndërlidhet raporti. 42.4 Kopjet e raportit të Revizorit të Përgjithshëm do të vihen në dispozicion të publikut. Neni 43 Revizioni nga jashtë i Buxhetit të Konsolidur të Kosovës Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të pengojë, dëmtojë apo nuk do të interpretohet në ndonjë mënyrë që pengon apo dëmton, pushtetin e rezervuar për PSSP-në sipas nenit 8.1 (e) të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/9 për të bërë aranzhimet për një revizionim të jashtëm dhe të pavarur të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.
< 60 |
faqe - 61 - |
62 > |