Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/62
Pjesa IX Kufizimet në huamarrje, garantime, huadhënje dhe kapitalizimet Neni 44 Kufizimet e përgjithshme për huamarrjen, huadhënjen, lëshimin e instrumenteve të borxhit dhe garancioneve 44.1 Asnjë organizatë buxhetore nuk do të bëjë çfardo kontrate, marrëveshje apo aranzhim që përfshin huamarrjen e të hollave apo themelimin e një mjeti kredituesnë ndonjë mënyrë tjetër, përveç siç është shpjeguar saktësisht në këtë pjesë (Pjesa IX). 44.2 Asnjë organizatë buxhetore, (i) nuk mund të lëshojë asnjë instrument, siç mund të jetë ndonjë obligacion (instrument detyrimi) apo letërvlerë huamarrje kundrejt besueshmërisë (premtim i pagarantuar pagese) duke vendosur kështu një obligim borxhi në organizatën buxhetore, (ii) nuk do të garantojë apo sigurojë efektshmërinë apo ripagimin e një borxhi apo obligimi të çfardo organizata buxhetore, personi apo ndërmarrjeje ose, (iii) të merret me çfarëdo aktiviteti huadhënës. 44.3 Asnjë organizatë buxhetore nuk mund t’i përdorë paratë publike ose burime apo fonde të tjera për të paguar apo blerë në mënyrë direkte apo indirekte, ndonjë interes në një ndërmarrje, dhe as që mund të bëhet ndonjë përvetësim për këtë qëllim. Neni 45 Përjashtimet Kufizimet e vendosura nga neni 44.1, nuk duhet të interpretohen si të zbatueshme mbi kontratat për prokurimin e mallërave, shërbimeve ose punëve të cilat janë shpërblyer nga organizata buxhetore, në pajtim më rregullat dhe procedurat e vendosura nga ligji në fuqi apo ndonjë rregullore të UNMIK-ut e cila qeveris (udhëheq) prokurimin publik. Neni 46 Huamarrjet e lejuara 46.1 Nëse të gjitha kushtet dhe kërkesat e saktësuara në këtë nen 46 respektohen nga organizatat buxhetore, atëherë një organizatë buxhetore që ka për qëllim huamarrjen e parave për arritjen e një qëllimi të miratuar publik mund të marrë hua apo të bëjë ndonjë marrëveshje tjetër huamarrjeje me (i) një institucion financiar të saktësuar në Listën B të këtij ligji; (ii) me ndonjë institucion tjetër financiar, nëse lënda primare e një marrëveshje të tillë përfshin zgjatjen e një huamarrjeje apo themelimin e një mjeti kreditues, apo të siguruar nga ndonjëri nga institucionet e sakëtuara në Listën B (iii) një bankë të liçencuar për ushtrimin e aktivitetetve të huadhënjes, nëse banka e tillë është është zgjedhur në pajtim me rregullat në fuqi që qeverisin prokurimin publik në Kosovë. 46.2 Organizata buxhetore, mund të mirret me (angazhohet) aktivite të huamarrjes vetëm nëse qëllimi dhe shuma e huamarrjeve të tilla është propozuar saktësisht dhe hollësisht në informatat mbi aktivën dhe pasuritë të përshkruara në nenin 19.6 (b) të këtij ligji. 46.3 Para se ndonjë nga organizatat buxhetore të hyjë në çfardo kontrate, marrëveshje apo aktiviteti që përfshin huamarrjen e parave, Ministria për Ekonomi dhe Financa do të: (i) njoftojë BPK-në mbi qëllimet e organizatës buxhetore për të marrë para hua si dhe shumën e kushteve materiale që mendohet se do të jetë e zbatueshme në huamarrjen e tillë, (ii) marrë pikëpamjet dhe këshillat me shkrim të BPK-së mbi huamarrjen e propozuar, (iii) të marrë pikëpamjet dhe këshillat me shkrim nga Departamenti i Bugjetor,Thesari dhe të Departamenti i Politikave Ekonomike të Ministrisë lidhur me huamarrjen e propozuar dhe (iv) të i’a prezentojë të gjitha pikëmapjet dhe këshillat e tilla Qeverisë dhe PSSP-së. 46.4 Pikëpamjet dhe këshillat e siguruara nga Ministri për Qeverinë dhe PSSP-në duhet që në mes të tjerash të sigurojë informata dhe plotësisht të marrin parasysh kufizimet e Eurozonës për huamarrjet publike; veçanërisht kërkesat që shuma totale e borxhit publik të mos kalojë 60% të Prodhimit (Produktit) të Përgjithshëm të Vendit të vitit të kaluar dhe që deficiti në buxhetit të mos kalojë 3% të PPV-së. Pikëpamjet dhe këshillat e siguruara nga Ministri gjithashtu, në mes tjerash do të sigurojë informatat, dhe plotësisht do të marrë parasysh ndikimet e çfarëdo ndryshimi të pafavorshëm që ka ndodhur që nga përgatitja e informatave të tilla mbi aktivën dhe pasuritë që përmenden në nenin 46.2 dhe 19.6 (b) mbi (i) kushtet dhe konditat financiare që me siguri se do të zbatohen kundrejt huamarrjeve të tilla apo (ii) qmimin e mallrave, punëve, pronave, shërbimeve apo të drejtave të përdormit që do të financiohen nga huamarrjet e tilla. 46.5 Pas marrjes së pikëpamjeve dhe keshillave që kërkohen nga neni 46.3 dhe 46.4, Qeveria dhe PSSP-ja do të miratojnë apo refuzojnë huamarrjet e propozuara për këtë. Nevojitet miratimi i të dyjave Qeverisë dhe PSSP-së. Qeveria dhe PSSP-ja nëse pajtohen, munden që të miratojnë një shumë që do të huazohet dhe që është e ndryshme nga shuma e propozuar apo të imponojnë disa kushte të sakta mbi konditat financiare lëndë e të cilave do të jenë huamarrjet e tilla. 46.6 Organizata buxhetore që dëshiron të merret me çfarëdo aktiviteti që përfshin huamarrjen, do ta përdorë Ministrin e Ekonomisë dhe Financave si agjent të saj për ushtrimin e një aktiviteti të tillë. 46.7 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të jetë i vetmi agjent i autorizuar për të gjitha aktivitetet huamarrëse të organizatave buxhetore të Kosovës dhe do të: (i) prezentojë të gjitha organizatat buxhetore në ushtrimin e aktiviteteve të tyre huamarrëse; (ii) të udhëheqë të gjitha negociatat me huadhënësit e interesuar në emër të organizatave buxhetore; dhe (iv) të mbajë dokumentet origjinale dhe shënimet mbi të gjitha aktivitetet e huamarrjes. 46.8 Asnjë organizatë buxhetore nuk ka kompetenca që të përfshihet në ndonjë aktivitet të huamarrjes, siç është saktësuar nga neni 46. Nëse organizata buxhetore bën, pranon apo ekzekuton çfarëdo kontrate, marreveshje, ndërmarrje apo dokument që ka huamarrjen si lëndë kryesore, atëherë një kontratë e tillë, marrëvshje, aktivitet apo dokument, do të anulohet dhe të shfuqizohet nëse nuk është autorizuar apo lëshuar në pajtueshmëri me nenin 46. Kur një organizatë buxhetore autorizohet që në përputhshmëri me këtë ligj të futet në marrëveshje për huamarrje, aktiviteti i tillë i huamarrjes duhet të bëhet në përputhshmëri të plotë me ligjin në fuqi në Kosovë.
< 61 |
faqe - 62 - |
63 > |