KAPITULLI I:
   DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
 
   Neni 1
                                       Qëllimi i Ligjit
 
   1.     Qëllimi themelor i ketij ligji është krijimi i bazës për kornizën ligjore që do të
   promovojë një ngritje të mjedisit të shëndetshëm për popullin e Kosovës me sjelljen graduale
   të standardeve për mjedis të Bashkimit Europian.
   2. Gjithashtu, qëllim themelor i këtij ligji është që të sigurojë atë se krijimi i një mjedisi
   të tillë është arritur në mënyrë që është e përballueshme dhe konform me zhvillimin e
   qëndrueshëm ekonomik.

   3.     Ky ligj identifikon autoritetet pubike që do të bëjnë implementimin e një apo më
   shumë dispozitave të këtij ligji, krijimin e autoriteteve specifike dhe detyrimet e secilave
   autoritete publike që dalin nga ky ligj. Ky ligj gjithashtu do të përcaktojë të drejtat dhe
   detyrimet e personave apo ndërmarrjeve të prekura nga aktivitetet e autoriteteve të tilla
   publike apo me persona të interesuar për promovimin e mjedisit të shëndetshëm në Kosovë.
 
   Neni 2
                                         Përkufizimet
   Sipas këtij Ligji zbatohen përkufizimet si vijon:
 
   (a) “Kuvendi” do të thotë trupi legjislativ i themeluar në pajtim me nenin
       1.5(a) dhe 9.1 të Rregullores të UNMIK-ut 2001/9 “Për Konrinzën
       Kushtetuese të Vetëqeverisjes në Kosovë .
 
   (b) “Çrregullim kritik për mjedisin” është nocion i përgjithshëm që ka të bëjë
       me ndotjen, mbeturinat ose pëlherat që i tejkalojnë nivelet kritike të
       parapara me këtë ligj ose aktet normative të nxjera në pajtim me këtë ligj.
 
   (c) “Dëm i mjedisit” do të thotë një gjë apo aktivitet që ka potencial të
       jashtzakonshëm dhe të dukshëm që ta dëmtojë mjedisin në mënyrë
       substenciale, apo të bëjë një aksident mjedisor.
 
   (d) “Degradim” ose “Degradim i mjedisit” do të thotë degradim substencial i
       mjedisit (në atë shkallë që ndikon në kualitetin e jetës), nga ndotja,
       mbeturinat dhe pëlherat ose nga përdorimi apo shfrytëzimi i paautorizuar i
       burimeve natyrore.
 
   (e) ”Aksident ekologjik” do të thotë një ndodhi e papritur që ndodh nga vis
       majore ose qëllime të tjera të paparapara dhe rezulton në gjendje të madhe
       akute me kohëzgjatje të shkurtër, nga mbeturina apo materie të dëmshme
       që në mënyrë të qartë i kanosen shëndetit publik ose i shkaktojnë dëm
       mjedisit.
 
   (f) “Pëlqim mjedisor” do të thotë autorizim me shkrim i nxjerrë në pajtim me
       këtë ligj, që në rethana të përshkruara me këtë ligj ose akte normative të
       nxjera në pajtim me këtë ligj, më qëllim marjen e lejes për ndërtim.

   (g) “Vlersimi i ndikimit në mjedis” (“VNM”) do të thotë vlersimi për të
       determinuar dëmet e mundshme mjedisore nga ndërtimi dhe aktivitete të
       tjera zhvillimore.
 
   (h) “Dëm mjedisor” do të thotë impakt negativ substencial në kapacitetin
       regjenerativ të mjedisit ose shkatrimit të një ekosistemi specifik.
 
   (i) “Inspektor mjedisor” do të thotë personi që ka autorizimet e duhura me
       këtë ligj apo aktet normative të nxjera nga ky ligj, të bëjë inspektimin e
       zhvillimeve dhe aktiviteteve të tjera si dhe determinimet preliminare reth
       konformitetit apo jo-konformitetit të aktiviteteve me të tilla me këtë ligj
       apo akte normative të nxjera në pajtim me këtë ligj.
 
   (j) “Inspektoriati i mjedisit” do të thotë institucionin e themeluar nga ky ligj.
 
   (k) “Leja mjedisore” do të thotë autorizimi me shkrim që është lëshuar në
       pajtim me këtë ligj apo me një akt normative të lëshuar si pauses të ketij
       ligji, në rethan të përshkruara me këtë ligj apo në një akt normative të
       nxjerë nga ky ligj, që kërkohet në mënyrë që të meret një leje veprimi.
 
   (l) “Bordi këshillues për mbrojtjen e mjedisit” do të thotë bordi i themeluar
       me këtë ligj.
 
   (m) “Çrregullim i madh mjedisor” është një term i përgjithshëm që ka të bëjë
       me ndotjen, mbeturinat dhe plehërat që i tejkalojnë kufijtë e caktuar nga ky ligj.
 
   (n) “Qeveria” do të thotë Qeverinë e themeluar sipas nenit 1.5(c) dhe 9.3 të
       Rregullores të UNMIK-ut 2001/9 “Mbi Kornizën Kushtetuese për
       Vetqeverisjen e Përkohshme në Kosovë” dhe çdo Qeveri pasardhëse ose
       autoritet qendror ekzekutiv.
 
   (o) “Mbeturina të rrezikshme” do të thotë dëmi nga shoqëria që (i) shfaq rezik
       domethënës për shëndetin njerzor apo mjedisin kur nuk menaxhohet në
       mënyrë adekuate, (ii) është i ndezshëm, koroziv, reaktiv ose toksik, dhe (iii) 
       është klasifikuar si i rezikshëm nga BE-ja.
 
   (p) “Fondi i Kosovës për Mjedis” apo “Fondi” do të thotë Fond i themeluar ne
       bazë të këtij ligji.
 
   (q) “Agjensioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit” (“AKMM”) do të thotë
       Agjensioni Brenda Ministrisë i cili gjithatu përshkruhet në nenin 39. të
       këtij ligji.
 
   (r) “Akt normativ” do të thotë çdo rregullore e UNMIK-ut apo ligj që ka fuqi
       normative në Kosovë.
 
   (s) “Akt plotësues normativ” do të thotë një direktivë administrative, udhëzim
       administrativ apo çdo akt tjetër që ka fuqi normative në Kosovë dhe që
       është miratuar nga një autoritet publik në bazë të autoritetit të dhënë nga
       një akt normativ.
 
   (t) “Akt i veçantë”do të thotë parimet, procedurat, rregullat , normat apo
       standardet e caktuara që nxjerren nën autoritetin e këtij ligji. Kur ky ligj i
       jep autoritet Qeverisë për të miratuar akte , ato duhet të jenë Direktiva
       Administrative , Instruksione Administrative ose akte tjera që Qeveria
       është e autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose
       rregulloreve të UNMIK-ut .Kur ky ligj i jep autoritet Ministrit për të
       miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë instruksione Administrative ose
       akte të tjera që Ministri është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji ,
       ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut. Kur ky ligj i jep autoritet
       komunave për të miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë akte që
       Komuna është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose
       rregulloreve të UNMIK-ut.Kur ky ligj i referohet akteve të veçanta pa
       deleguar ndonjë autoritet përgjegjës për nxjerrjen e akteve të tilla kjo
       përfshin aktet e tilla të cilat janë të nxjerrura nga Qeveria , Ministri ,
       Ministria apo Komuna.
 
   (u) “Liçensë” do të thotë një instrument ligjor zyrtar me shkrim i nxjerë nga
       një autoritet publik që autorizon mbajtësin që aty e tutje të angazhohet në
       një llojë të veçantë të biznesit apo aktivitetit tjetër vazhdues, në pajtim me
       kushtet e saktësuara në liçensë.
 
   (v) “Autorizim” do të thotë një instrument zyrtar me shkrim të nxjerë nga një
       autoritet publik që autorizon mbajtësin që aty e tutje të zbatojë aktivitet apo
       projek jo më shumë se një herë, në pajtim me kushtet e përshkruara në atë
       autorizim.
 
   (w) “Person” do të thotë një përson fizik apo juridik.
 
   (x) “Ndotës” do të thotë personat që shkaktojnë ndotje.
 
   (y) “Ndotje” do të thotë shkarkimin e një substance (duke përfshirë substanca
       në formë të ngurtë, lëgët apo në formë të gaztë) ose energji (duke përfshirë
       vibrimin, radiacionin, ngrohjen, dritën, zhurmën apo forma të tjera të
       energjisë) në mjedis, që ka potencial domethënës që t’i shkaktojë dëme
       shëndetit njerzor, organizmave të gjallë apo eko-sistemeve apo dëm
       mjedisor.
 
   (z) “Rajone të mbrojtura” janë rajone të përkufizuara në mënyrë të veçantë si
       rajone të mbrojtura nga ky ligj apo një akt plotësues normative i nxjerë në
       bazë të ketij ligji, më qëëlim promovimin dhe ruajtije e disa tipareve të
       vlefshme natyrore që kanë rëndësi të vlefshme topografike, ekologjike apo
       rekreative.
 
   (aa) “Autoritet publik” do të thotë secilën nga vijueset:
       (i) një autoritet ekzekutiv, organ publik, ministry, departament, agjension
       apo autoritet tjetër qendror apo rajonal, komunal apo lokal që ushtron
       pushtet ekzekutiv, legjislativ, rregullativ, publik-administrativ apo juridik
       në bazë të një akti normativ apo akti plotësues normativ.
 
   (bb) “Shërbimet publike në lëminë e mbrojtjes mjedisore” do të thotë ato
       shërbime publike që ofrohen nga operatorët e shërbimeve publike dhe që
       përfshin mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, furnizimin me ujë,
       shërbimet për mirmbajtjen ujrat e zeza dhe sigurimin e shërbimeve të tjera
       që në mëyrë të drejt-për-drejtë janë të lidhura me parandalimin apo
       menaxhimin e ndotjes.
 
   (cc) “Ndërmarrje” do të thotë çdo partneritet, ndermarrje, person juridik,
       asociacion, projekt, filial, zyrë apo organizata dhe themelime të tjera.
 
   (dd) “Burim natyrore me vlerë” do të thotë, fenomen i njohur natyror që është
       shumë i vlefshëm, i paktë dhe unik, dhe që është konsideruar si i tillë nga ky ligj 
       apo akte normative të dala në pajtim me këtë ligj; një burim i tillë natyror mund të
       përfshijë fenomen unik gjeografik siç janë fosilet, mineralet të pazakonshme,
       akumulime apo formacione, shpella, gërxhe, ujvara, liqene, lumej, fusha me
       ujë, bimë dhe kafshë unike, si dhe ekosisteme dhe pejsazheve.
 
   (ee) “PSSP” do të thotë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përhershëm i
       Kombeve të Bashkuara dhe zyreve nën jurisdiksionin e tij/saj.
 
   (ff) “UNMIK” do të thotë Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara
       në Kosovë.
 
   (gg) “Riciklim”do të thotë mbledhja selektive e mbeturinave komunale me qëllim
       të riprodhimit dhe ripërdorimit. Materiali i njejtë përdoret për të prodhuar një
       produkt të njejtë ose të ngjashëm me të përparshmen.
 
   (hh) “Organizma të Modifikuar Gjenetikisht” janë organizmat (bimët, shtazët,
       mikroorganizmat dhe pjesët e tyre) të krijuara nëpërmjet inxhinjeringut
       gjenetik respektivisht modifikimeve gjenetike.
 
   Neni 3
                    Organet përgjegjëse për administrimin e mbrojtjës së mjedisit
 
   1     Autoritetet publike do të marrin pjesë në aktivitetet e mbrojtjes së mjedisit deri në
   masën që në mënyrë specifike u kërkohet apo janë të autorizuar edhe të detyruar nga ky ligj
   apo akte normative të nxjera në bazë të ketij ligji.
 
   2     Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, sigurojnë mbrojtjen e mjedisit përmes nxjerrjës së
   dokumenteve strategjike dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit nga fusha të veqanta, me
   kusht që dokumente të tilla strategjike dhe programe do të jenë konform me dispozitat e tjera
   të këtij ligji.
 
   3     Ministria do të bëjë mbrojtjen e mjedisit deri në pikën që specifikisht është e
   autorizuar me këtë ligj, dispozitat të akteve normative plotësuese të nxjera me këtë ligj brënda
   përmbjedhjes së përgjegjsive që janë specifikuar në Rregulloren e UNMIK-ut 2001/19 ashtu
   siç është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/5.
 
   4     Komuna mund, deri në masën që specifikisht kërkohet apo autorizohet më këtë ligj
   apo dispozitat të akteve normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj, ushtrojë
   përgjegjsi për ato çështje mjedisore që dalin apo ka mundësi të dalin në atë komunë, në rast se
   ato çështje mund të merren përsipër, kontrollohen, paranalohen, financohen ose menaxhohen
   nga ajo komunë vetë. Çështjet mjedisore që bëjnë pjesë brënda përgjegjsive të një komune
   janë:
 
   (a) krijimi i standardeve, në pajtim me këtë ligj dhe akteve normative plotësuese të
       nxjera në pajtim me këtë ligj, për operatorët lokal, që nuk janë nën menaxhimin apo
       administrimin e PSSP-së, të shërbimeve publike në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
 
   (b) të sigurohet konformiteti i operatorëve me standarde të tilla;
 
   (c) planifikimi që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit brënda një komune të tillë;
 
   (d) krijimi i masave të arsyeshme locale për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që të jenë
       në pajtim me zhvillimin e qëndrushëm ekonomik, në pajtim me këtë ligj dhe aktet
       normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj;
 
   (e) krijimi dhe fuqizimi i masave që kanë për qëllim të kontrollojnë nivelin e zhurmës
       në një komunë të tillë;
 
   (f) çështje të tjera mjedisore që u janë detyruar komunave me këtë ligj apo me aktet
       normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj.
 
   5     Ministria do të ushtrojë mbikqyrjen administrative dhe analitike të aktiviteteve për
   mbrojtjen e mjedisit nëpër komuna, më qëllim që të sigurojë (i) konformitetin e komunave me
   dispozitat e ketij ligji apo aktet normative plotësuese të nxjera me këtë ligj; dhe (ii)
   koordinimin e aktiviteteve të Ministrisë me ato të komunave për mbrojtjen e mjedisit brënda
   dispozitave të këtij ligji dhe akteve normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj. Me
   qëllim që të arihet një konformitet dhe koordinim i tillë, Ministria do të ketë kompetenca që të
   kërkojë nga komunat të ndryshojnë, anulojnë, ose krijojnë masa apo standarde mjedisore.
 
   6     Aktivitetet që kanë për qëllim nxitjen e përdorimint racional të burimeve natyrore,
   adoptimin e ushtrimeve të sigurta mjedisore dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm
   ekonomik, mund të bëhen me instrukcione administrative, persona, organizata joqeveritare,
   organizata profesionale dhe ndermarrje.
 
   Neni 4
   Objektivat e mbrojtjes së mjedisit
 
   Objektivat themelore të mbrojtjes të mjedisit janë aritja e qëllimeve të përgjithshme në vijim,
   me qëllim që të jenë edhe reale edhe të përballueshme nga autoritetet publike, personat dhe
   ndermarrjet, dhe të jenë konform me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë:
 
   (a) zvogëlimi gradual i ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor si dhe minimizimi ose
       ndalimi i atyre aspekteve ekonomike dhe aktiviteteve të tjera që përbëjnë një rezik
       të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisit;
 
   (b) mbrojtja e biodiversitetit dhe balanc i përgjithshem ekologjik ne Kosovë;
 
   (c) shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe tokës prodhuese
       si dhe mbrojtja e akumulimeve gjenetike të natyrës;
 
   (d) mbrojta e pamjeve të vlefshme natyrore; dhe
 
   (e) ruajtjen dhe rehabilitim e diversitetit, vlerave kulturore dhe estetike të pejsazhit.
 
   Neni 5
                       Parimet udhëzuese të politikës për Mbrojtjen e mjedisit
 
   1.     Deri në masën që një autoriteti publik i është kërkuar ose është autorizuar nga një
   dispozitë e këtij ligji apo akti normative plotësues të nxjerë në pajtim më këtë ligj, të
   implemetojë apo adoptojë këtë ligj dhe/ose të implemetojë akte normative plotësuese të nxjera
   në pajtim me këtë ligj, do t’i ushtrojë detyrat në bazë të parimeve udhëzuese të politikës në
   vijim, por megjithatë që marin në konsiderim një evaluim real të (i) mundësive të autoriteteve
   publike, personave apo ndermarrjeve në Kosovë për të përballuar masën e mbrojtjes të
   propozuar të mjedisit, dhe (ii) ndërhyrjes së mundshme negative të qëllimit për promovimin e
   zhvillimit të qëndrushëm ekonomik në Kosovë:
 
          (a) Parimet e harmonizimit gradual me standarded e Bashkimit Europian
       Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit
       Europian me qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të shëndoshë për individëd me
       principet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brënda komunitetit      
       shkencor, për përmirsimin e mjedisit.
 
          (b) Balancimi i mbrojtjes të mjedisit dhe nevojës për zhvillim ekonomik
       Të gjitha masat për mbrojtjen e mjedisit, standarded dhe aktivitetet do të projektohen
       dhe implementohen në mënyrë që të: (i) balancohen objektivat e mbrojtjes të mjedisit me
       zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe (ii) zvogëlohen shpenzimet në nivel të arsyeshëm që
       të mund të përballohen nga Qeveria dhe populli i Kosovës.
 
          (c) Parimi i ruajtjes së rajoneve të mbrojtura dhe burimeve natyrore me vlerë
       Individëdëve, ndermarrjeve dhe autoriteteteve publike do tu kërkohet të ndalojnë
       aktivitetete që pa-arsyeshmëri rezikojnë biodiversitetin e Kosovës, pejsazheve edhe 
       rajoneve nën mbrojtje.
 
          (d) Parimi i integrimit graduar të mbrojtjes të mjedisit
       Autoritetet publike do të bashkupunojnë dhe koordinojnë njëra me tjetrën për
       zhvillimin, adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e
       mjedisit.
 
          (e) Parimi i vigjilencës dhe parandalimit
       Deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet dhe benificionet
       e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe implementohet në atë mënyrë që 
       të parandalojë ose të ndërpresë efektet shkatëruese në mjedis dhe rezikimin e mundshëm
       për shëndetin e njeriut.
 
          (f) Parimi i ripërdorimit, riciklimit, si dhe supstituimit të kemikaleve
       Autoritetet publike do të inkurajojnë përdorimin e substancave që mund të ripërdoren,
       ripërpunohen ose bilogjikisht shkatërohen dhe përdorimin e kemikaleve dhe mjeteve të
       tjera që janë më pak të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
 
          (g) Parimi – ndotësi paguan dhe shfrytëzuesi paguan
       Një person, ndërrmarrje apo autoritet publik që ka shkaktuar një dëm tëpër të madh
       apo kritik mjedisor, do të jetë përgjegjës për kompeznimin e kostos për zvogëlimin apo
       minimizimin e një dëmi të tillë. Personi, ndërmarrja apo autoriteti i tillë do të jetë 
       gjithashtu përgjegjës për kompenzimin e çdo dëmi që e kanë vuajtur të tjerët si rezultat 
       i një  dëmi tepër të madh apo kritik mjedisor.
 
          (h) Parimi i përgjegjsisë të pronarit trashëgimtar juridik i pronës
       Nëse një copë pronë ka përqëndrim të ndotjes ose mbeturinave të dëmshme që krijon
       dëm tepër të madh dhe kritk mjedisor, pronari i një prone të tillë do të jetë përgjithsisht
       përgjegjës për zvogëlimin apo minimizimin brënda një kohe të arsyeshme e një përqëndrimi
       të tillë, në rast se përqëndrimi i tillë realisht i kanoset shëndetit të njeriut apo 
       mjedisit, pronari nuk do të mbajë përgjegjsi për zvogëlimin apo minimizimin e përqëndrimit të           
       tillë, në rast se ky është rezultat i një ndërmarrje shoqërore apo publike.
       Një pronar nuk do të jetë përgjegjës të zvogëlojë apo minimizojë përqëndrimet e tilla që
       ekzistojnë përpara datës efektive të ketij ligji në rast se pronari nuk ka marë pjesë në 
       asnjë mënyrë në aktet që kanë rezultuar në një përqëndrim të tillë. Mundësohet, deri në atë 
       pikë që pronari ta ketë blerë pronën me një çmim të ultë për shkak të prezencës të 
       përqëndrimit të tillë, atëher pronari do të detyrohet të paguaj koston për zvogëlimin dhe 
       minimizimin e përqëndrimit deri në dallimin e vlerës së pronës në treg gjatë kohës së  
       blerjes dhe uljes së çmimit të paguar nga pronari.

          (i) Parimi i sigurimit të detyruar
       Një person që merret me aktivitet që mundësojnë një rezik jashtzakonisht të madh për
       personin/at e tretë dhe/ose dëmin në mjedis do t’i kërkohet të ketë disa baza të sigurimit 
       për të mbuluar përgjegjsinë e mundshme kundrejt personit/ave të tretë në rast të aksidentit 
       mjedisor.

          (j) Parimi i përgjegjsisë subsidare
       Në rastet kur përgjegjsia nuk mund që në mënyrë të arsyeshme ose ligjore t’ja
       imponojë specifikisht një personi, ndermarrjeje, grup personash apo ndërmarrjesh,
       përgjithsisht do të jetë përgjegjëse Qeveria për përballimin e kosotove, në pajtim me
       mundësitë financiare, që do dalin nga zvogëlimi apo minimizimi i përqëndrimit të ndrotjes
       dhe mbeturinave të dëmshme që krijojnë një dëm tepër të madh ose kritik për mjedisin ose
       riparimin e dëmit mjedisor.

          (k) Parimi i masave inkurajuese
       Qeveria do të promovojë aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e
       ndotjes me zhvillimin e projekteve, për shqyrtim nga Kuvendi, për krijimin e masave që kanë
       për qëllim inkurajimin dhe ngritjen e iniciativave për sjelljen e ushtrimeve, aktiviteteve
       dhe/ose teknologjive. Të gjitha projektet e tilla do të përfshinë detajisht 
       kostot/benificionet evaluimin e secilës nga masat.

          (l) Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë
       Çdo person apo ndermarrje ose grup personash apo ndermarrjesh, në rast se vuajnë
       dëme materiale ose janë përpara një reziku të vuajnë dëme materiale që kanë të bëjnë me një
       aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e këtij ligji apo akteve normative
       plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj, do të kenë të drejtën të ngrenë padi ose të
       kërkojnë nga gjykata kompetente ose autoritetet publike fuqizimin adekuat të ketij ligji apo 
       akteve plotësuesë normative të dala nga ky ligj.

          (m) Parimi i akcesit publik në informata
       Të gjith personat kanë në përgjithësi të drejtë të jenë të informuar për gjendjen e
       mjedisit. Informata që kanë të bëjnë me gjendjen e mjedisit dhe informata të tjera të lidhura
       me mjedisin për procedurat dhe aktivitetet e autoriteteve publike dhe shërbimeve vepruese të
       autoriteteve publike që bëjnë shërbimet publike në fushën e mbrojtjes të mjedisit do të, deri
       në masën e kërkuar me Ligjin për Lirinë e Informatave që do të mundësojnë informacionin
       publik dhe do t’i ofrojnë publikut akces në informata.
 
 

< 40
faqe
- 41 -

42 >