KAPITULLI II:
   DOKUMENTET PËR MBROJTJËN E MJEDISIT

   Neni 6
               Strategjia e Kosovës për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit

   1.     Qeveria do të hartojë dhe do t’i parashtrojë Kuvendit një projekt për Strategjinë e
   mbrojtjes të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

   2.     Projekti për strategjinë e mbrojtjes të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomi
   për Kosovën do të përmbajë qëllime dhe udhëzime për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës për
   një periudhë kohore dhjetë vjeçare dhe do të koordinohet me planin hapsinor të Kosovës.

   3.     Projekti për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm
   ekonomik do të përfshijë, së paku:

       (a) Propozim politika për përdorimin e burimeve natyror;

       (b) Analiza të kërkimeve shkencore të gjendjes të tanishme të burimeve
           natyrore, lokacionin hapsinor, kuantitetin dhe kualitetin e burimeve
           natyrore të Kosovës;

       (c) Propozim i piroriteteve strategjike për përdorimin e burimeve natyrore,
           përfshirë kohën dhe lokacionin hapsinor, kuantiteti, kualiteti, renovimi
           dhe rezervat strategjike;

       (d) Propozim kushtet për zëvendësimin gradual, aty ku është mundësia, të
           burimeve të varfëruara natyrore;

       (e) Gjendja e biodiversitetit në Kosovë dhe rajoneve të mbrojtjes të
           natyrës;

       (f) Një analizë e gjendjes të mjedisit, indentifikimi i dëmeve të mëdha
           mjedisore dhe efekti i tyre në shëndetin publik;

       (g) Propozim bazë i elementeve dhe kushteve për mbrojtjen e mjedisit dhe
           përmirsimin e mjedisit;

       (h) Parashikim i gjatë kohor për trendet dhe kushtet mjedisore;

       (i) Propozimi i qëllimeve dhe metodave reale për ballafaqimin me trendet
           dhe kushtet mjedisore;

       (j) Një evaluim real i mjeteve financiare të nevojshme për aritjen e
           qëllimeve dhe propozimi i burimeve të mjeteve të tilla; dhe,

       (k) Propozim i prioriteteve të detyrave dhe projekteve si dhe autoritetet që
           propozohen t’i marin përsipër përgjegjsitë për implementimin e tyre.

   4.     Propozim strategjia për mbrojtjen mjedisore të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm
   ekonomik do të përgatiten nga Ministria në koordinim me Ministri të tjera dhe institucione
   shkencore të Kosovës.

   5.     Përpara se strategjia për mbrojtjen mjedisore të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm
   ekonomik i propozohet Kuvendit për miratim, do t’i bëhet e njohur publikut nëpërmes
   mediave për të paktën dyzetepesë (45) ditë me qëllim t’i lejohet publikut të shprehim
   mendimet e tyre, sugjerimet, komentet dhe opinionet.

   Neni 7
                                  Programet e mbrojtjës së mjedisit

   1.     Çdo pesë vjet, Ministria do t’i parshtrojë Qeverisë një prpozim program për mbrojen e
   mjedisit në Kosovë. Propozim programi do të përfshijë propozime për masa që duhen
   ndërmarrë ose standarde për krijim e ardhshëm siç vijon:

       (a) Promovimi i një sistemi integral për mbrojtjen e mjedisit dhe 
           promovimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm;

       (b) Përmirsime në planifikimin mjedisor dhe rregullimi;

       (c) mbrojtja e ujit;

       (d) mbrojtja e tokës;

       (e) mbrojtja e ajrit dhe atmosferës (përfshirë ozonin);

       (f) mbrojtja e biodivesitetit, ekosistemeve dhe rajoneve natyrore nën mbrojtje;

       (g) rregullimi i aktiviteteve që përfshinë mbeturinat e rezikshme dhe
           kemikale degjeneruese; dhe

       (h) mbrojtja nga zhurma dhe vibracioni.

   2.     Të gjitha propozimet e përfshira në propozim programin do të përmbajnë evaluimin e
   detakuar të kostove/benificionit të të gjihta masave dhe standardeve të propozuara.

   3.     Komunat mund të adoptojnë programe komunale për mbrojtjen e mjedisit dhe
   programe pune të ngjashme. Këto programe do të jenë konform me këtë ligj dhe aktet
   plotësuese normative të miratuara në bazë të këtij ligji.

   Neni 8
                            Aktet e Planifikimit dhe rregullimit Hapësinor

   1.     Plani hapësinor i Kosovës, Plani hapësinor i komunave, planet për menaxhimin e
   resurseve natyrore dhe planet e programet e zhvillimit të përcaktuara me ligj, të cilat kanë
   ndikim në mjedis duhet patjetër të përfshijnë vlerësim të aktiviteteve të planifikuara dhe
   ndikimin e tyre mbi mjedisin. Vlerësimi i aktiviteteve të planifikuara dhe ndikimi i tyre në
   mjedis përgatitet dhe paraqitet në mënyrën dhe proceduren e parapar me ligj dhe evaluimin e
   ndikimeve pozitive ekonomike të mundshme në aktivitetet e tilla.

   2.     Planifikimi hapsinor dhe logjistik-urban do të:

       (a) përshkruaj një regjim special për mbrojtjen e natyrës, rajoneve nën
           mbrojtje, ujit, tokës, hapsirave të gjelbërta publike, zonave rekreative dhe 
           banjove natyrale;

       (b) definojë rezikun mjedisor të rajoneve (rajone të ndotura, rajone të rezikuara
           nga erozioni, nga hedhja e materialeve të papërpunuara, etj.) dhe definojë
           prpozim masat për rehabilitimin e rajoneve të tilla;

       (c) propozoje masat dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit për hapësirat të
           dedikuara për përdorimin e burimeve natyrore, ndërtimit të fabrikave për
           prodhimin e energjisë, fabrika industriale dhe infrastruktura dhe ndërtimi i
           strukturave për përqëndrimin e mbeturinave.

   3.     Vlerësimi i aktiviteteve të planifikuara përfshinë analizimin e gjendjes aktuale të
   mjedisit, ndikimit të mundshëm në mjedis të aktiviteteve të planifikuara , veprimet e
   propozuara për zbutjen e tij si dhe zhvillimin ekonomik.

   4.     Plani hapësinor i Kosovës , Planet hapësinore rajonale, Planet hapësinore komunale si
   dhe aktet e tjera të planifikimit dhe rregullimit hapësinor , para aprovimit të tyre, i paraqiten
   për vlerësim (dhënje të mendimit profesional) Agjensionit të Kosovës për Mbrojtjen e
   Mjedisit, që është nën autoritetin e Ministrisë.

   Neni 9
                                    Raporti për gjendjen e mjedisit

   1.    Qeveria e Kosovës, në propozim të Ministrisë, i paraqet Kuvendit të Kosovës raport
   dyvjeçar për gjendjen e mjedisit. Raporti përfshin, veç të tjerash, të dhëna mbi:

       (a) gjendjen e tanishme të mjedisit dhe ndryshimet në mjedis;

       (b) ndikimet mjedisore në shëndetin e publikut;

       (c) dëmet mjedisore;

       (d) qëndrueshëmrinë e përdorimeve të burimeve natyrore;

       (e) implementimin e programit për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë dhe programet e
           punës, si dhe efekti i tyre në zhvillimin ekonomik;

       (f) marjen e masavëe për mbrojtjen e natyrës, sukseset nga masat e mara dhe efekti i
           tyre në zhvillimin ekonomik;

       (g) analizat për funkcioninim e Ministrisë dhe autoriteteve dhe veprimtaritë e
           operatorëve të shërbimeve publike që ofrojnë shërbime publike”

       (h) evaluimin e shpenzimeve të të kaluarës, të tashmes dhe ardhshme për ndikimin
           ekonomik në aktivitetet mjedisore të bëra nga Ministria.

   2.    Raporti do të publikohet dhe do të jetë i hapur për publikun.
 
 

< 41
faqe
- 42 -

43 >