.
                                       Kapitulli 12	   
     	Radio komunikimet, akordimi i burimeve të spektrit frekuencor, plani numerik i	   
     	shërbimeve të telekomunikacionit	   
.
                                         Nëni 63	   
     	                    Menaxhimi i spektrit të radio frekuencave	   
     	(1) Spektri i radio frekuencave është një burim i kufizuar natyror. Menaxhimi i	   
     	frekuencave është pushtet i rezervuar për PSSP-në, i cili ka vënë në dispozicion të	   
     	IPVQ-së një saj të caktuar për të i’u akorduar shfrytëzuesve dhe ofruesve të	   
     	shërbimeve. ART-ja do tu caktoj ofruesve të shërbimeve vetëm ato burime spektrale	   
     	të cilat në mënyrë të veçantë janë ndarë nga PSSP-ja.	   
     	(2) Me qëllim të mbrojtjes së shfrytëzimit efikas dhe pa ndërhyrje të burimeve të	   
     	spektrit të radio frekuencave të Kosovës si dhe të drejtat e tyre të pozitave orbitale,	   
     	ART do të:	   
     	(a) krijojë planin për burimet e spektrit me qëllim të ndarjes së radio	   
     	frekuencave dhe/apo ndarjen e radio frekuencave për shfrytëzim;	   
     	(b) bëjë ndarjen e atyre brezeve të radio frekuencave dhe/apo ndarje e	   
     	radio frekuencave për shfrytëzim;	   
     	(c) bëjë mbikqyrjen përdorimit të tyre.	   
     	(3) Plani i ART-it për burimet e spektrit do të hyjë në fuqi pasi shqyrtimit dhe	   
     	miratimit paraprak me shkrim nga PSSP-ja. Të gjitha miratimet e burimeve të spektrit	   
     	që do ti caktoj ART, operuesve të shërbimeve duhet të jenë të ndara nga PSSP-ja.	   
     	(4) ART-i do t’i mbajë të gjithëa informatat përkatëse që kanë të bëjnë me ndarjen	   
     	e burimeve të spektrit, informatat mbi akordimin e radio frekuencave, si dhe	   
     	informatat tjera përkatëse që nëvojiten për menaxhimin efektiv të burimeve të	   
     	spektrit.	   
     	(5) Me përjashtim të informatave që janë të lidhura me kërkesat për sigurimin e	   
     	Kosovës dhe/apo mbrojtjen e Kosovës, të gjithëa informatat e specifikuara në këtë	   
     	nën duhen të bëhen publike nga ART-i.	   
.
                                         Nëni 64	   
     	                  Plani për akordimin e burimeve të spektrit	   
     	(1) Në planin e tij për ndarjen e burimeve të spektrit dhe të brezeve të radio	   
     	frekuencave, ART-i duhet t’i definojë radio frekuencat apo brezet e radio frekuencave	   
     	që janë të dedikuara për radio komunikimeve individuale dhe në mes të grupeve	   
     	individuale të shfrytëzueësve dhe do të vendosë kushtet sipas të cilave mund të	   
     	shfrytëzohen radio frekuencat.	   
     	(2) Jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas miratimit nga PSSP-ja, ART-i, në	   
     	bashkëpunim dhe ndihmën e ofruar PSSP-së, do të bëjë publik planin e tij për burimet	   
     	e spektrit i cili duhet të jetë në pajtueshmëri me ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare	   
     	si dhe Rregulloret e UNMIK-ut të cilat janë të detyrueshme në Kosovë. Plani duhet	   
     	t’ë marrë parasyshë kërkesat e sigurisë së Kosovës, mbrojtjes dhe emergjencave, si	   
     	dhe nëvojat për mbrojtjen kundër fatëkeqësive natyrore dhe fatëkeqësive të tjera.	   
     	(3) Në bazë të planit të burimeve të spektrit, ART-i duhet të raportojë PSSP-së	   
     	mbi të gjitha frekuencat rajonale dhe mbi masën në të cilën ato janë të zëna.	   
.
                                         Nëni 65	   
     	                 Planët për shfrytëzimin e radio frekuencave	   
     	(1) Plani i burimeve të spektrit do të përcaktojë në mënyrë të detajuar	   
     	shfrytëzimin e radio frekuencave brenda brezeve të radio frekuencave që u janë	   
     	dedikuar shërbimeve individuale sipas planit për ndarjen e radio frekuencave dhe	   
     	brezeve të radio frekuencave, dhe do të vendosë kushtet e përdorimit të tyre.	   
     	(2) ART-i do të administrojë planin e përshkruar në këtë nën.	   
.
                                         Nëni 66	   
     	                Shfrytëzuesit ekzistues të radio frekuencave	   
     	(1) Jo më vonë se 60 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ART-i do t’i njoftojë me	   
     	shkrim të gjithë shfrytëzuesit ekzistues të burimeve të spektrit akordimet e të cilëve	   
     	hyjnë nën planin e burimeve të spektrit të miratuar nga PSSP-ja, mbi dispozitat e këtij	   
     	kapitulli. Të gjithë mbajtësit ekzistues të autorizimeve për mbajtjen e burimeve të	   
     	spektirt do të mbajnë të drejtën e tyre që i’u është akorduar nga UNMIK-u për gjithë	   
     	kohëzgjatjen e autorizimit, me kusht që ata të paguajnë tarifën për të drejtën e	   
     	shfrytëzimit të burimeve të spektrit:	   
     	(a) të jenë njësi ligjore të regjistruara si individ apo njësi bisnësore në	   
     	Kosovë	   
     	(b) të pëputhen me kushtet e përgjithëshme aplikative për të drejtën e	   
     	shfrytëzinmit të spektrumit;dhe	   
     	(c) që të paguajnë tarifat aplikative për të drejtën e përdorimit.	   
.
                                         Nëni 67	   
     	               Shfrytëzimi i përbashkët i pajisjeve të antenës	   
     	(1) Marrësit e të drejtës për shfrytëzimin e radio frekuencave do të pajtohen për	   
     	shfrytëzimin e përbashkët të paisjeve të antenës, mjeteve dhe instalimeve, duke marrë	   
     	parasyshë të gjithë parametrat e rëndësishëm teknikë.	   
     	(2) Në rast se marrësit e të drejtës dështojnë që të pajtohen për shfrytëzimin e	   
     	përbashkët të pajisjeve të antenës në pajtim me paragrafin (1) të këtij nëni, ata mund	   
     	t’i drejtohen ART-it që ai të zgjidhë konfliktin në pajtim me procedurat për zgjidhjen	   
     	e konflikteve të cilat janë përcaktuar me këtë ligj.	   
.
                                         Nëni 68	   
     	                       Menaxhimi i planit numerik	   
     	(1) ART-i duhet të përegatisë një plan numerik, t’i ndajë numrat dhe blloqet e	   
     	numrave dhe t’i administrojë ato në mënyrë jodiskriminuese.	   
     	(2) ART do ta bëjë planin e vet numerik publik.	   
     	(3) Plani numerik duhet të parashohë strukturën, gjatësinë, kapacitetin dhe	   
     	qëllimin e numrave të ndarë.	   
     	(4) Plani numerik do të lejojë prezentimin e shërbimeve të reja vendore dhe	   
     	ndërkombëtare, sigurojë transferueshmërinë e numrave, bëjë definimin e prefiksëve	   
     	(numrave hyrës), numrave të shkurtër, si dhe të numrave me rëndësi gjeografike.	   
     	(5) Detajet lidhur me çfarëdo ndryshimesh apo shtesash në planin e numërimit	   
     	duhet të publikohen jo më pak se 1 vit para fillimit të implementimit.	   
     	(6) Ofruesit e shërbimeve dhe shfrytëzuesit e tjerë nuk kanë të drejtën për	   
     	kompensim për ndryshimet e bëra në planin e numërimit.	 



< 30
faqe
- 31 -

32 >