.
                                       Kapitulli 9	   
     	                           Shërbimet universale	   
.
                                         Nëni 49	   
     	                     Parimet e shërbimeve universale	   
     	(1) ART-i do të qeveriset si[pas këtij ligji dhe do të marë parasysh	   
     	opinionin/mendimin publik që ka të bëjë me definimin, kërkesat dhe	   
     	mekanizmat përkrahës të shërbimeve univerzale në Kosovë.	   
     	(2) Shërbimi univerzal është një zhvillim i shërbimeve të telekomunikacionit të	   
     	cilin ART-i duhet ta definojë në baza periodike, duke marrë parasyshë përparimet në	   
     	telekomunikime dhe teknologjinë informative dhe të shërbimeve.	   
     	(3) ART-i duhet t’i promovojë shërbimet univerzale në bazë të parimeve	   
     	në vijim:	   
     	(a) kualiteti dhe çmimet: kualiteti i shërbimeve duhet të ofrohet me	   
     	çmime të arsyeshme dhe të përballueshme.	   
     	(b) shërbimet themelore: të gjithë parapaguesit në tërë Kosovën duhet	   
     	që së paku të kenë qasje në shërbimet në vijim:	   
     	(i) telefoni me zë, duke përfshirë telefoninë me parapagim	   
     	individual apo telefonët publikë me pagesë;	   
     	(ii) ndihmën e adresarit të parapaguesve;	   
     	(iii) Thirrje pa pagesë në shërbimet e emergjencës, duke	   
     	përfshirë zjarrëfikësit, policinë dhe ambulancën.	   
     	(c) qasje në shërbimet e avansuara: qasje në telekomunikacionët e	   
     	avansuara dhe shërbimet e informatave duhet të ofrohen përgjatë tërë	   
     	Kosovës.	   
     	(d) qasje në vendet rurale dhe rajonë me çmime të larta: konsumatorët	   
     	në tërë rajonit e Kosovës, duke përfshirë edhe konsumatorët me të	   
     	ardhura të ulëta, ata në vendet rurale, në vende të izoluara, dhe në	   
     	rajonë me çmime të larta duhen të kenë qasje në shërbimet e	   
     	telekomunikacionit dhe informatave, duke përfshirë edhe shërbimet e	   
     	avansuara të telekomunikacionit dhe informatave të cilat janë në masë	   
     	të arsyeshme të njëjta me ato shërbime që ofrohen në vendet urbanë,	   
     	dhe të jenë të arsyeshme në krahasim me çmimet në vendet urbanë.	   
     	(e) kontributet e barabarta dhe jo-diskriminuese: të gjithë ofruesit e	   
     	shërbimeve të telekomunikacionit duhet të bëjnë kontribute të	   
     	barabarta dhe jo-diskriminuese me qëllim të ruajtjes dhe avansimit të	   
     	shërbimeve univerzale.	   
     	(f) mekanizmat specifikë dhe të parashikueshëm: duhet të ekzistojnë	   
     	mekanizma financiarë specifikë, të parashikueshmëm dhe të	   
     	mjaftueshëm me qëllim të ruajtjes dhe avansimit të shërbimeve	   
     	univerzale.	   
     	(g) Qasja e komuniteve në shërbimet e avansuara të	   
     	telekomunikacionit: shkollat dhe universitetet, ofruesit e shërbimeve	   
     	shëndetësore, dhe bibliotekat duhet të kenë qasje në shërbimet e	   
     	avansuara të telekomunikacionit me qëllim të mundësimit të një	   
     	qasjeje më të gjërë publike në shërbimet e avansuara të	   
     	telekomunikacionit siç është internëti i brezit të gjërë.	   
     	(h) parimet plotësuese: ART-i dhe Ministria mund të përcaktojë parime	   
     	plotësuese të shërbimeve univerzale, që janë të përshtatshme për mbrojtjen e	   
     	interesit publik, të favorshme, nëvojshme dhe që janë në përputhje me këtë	   
     	ligj.	   
     	(4) Ministria gjatë rekomandimit, dhe ART-i gjatë definimit, të atyre shërbimeve	   
     	që janë mbështëse të shërbimeve universale do të marrin në konsideratë masën deri në	   
     	të cilën shërbimet e tilla të telekomunikaconit:	   
     	(a) janë thelbësore për arsimim, shëndetin publik, apo sigurinë	   
     	publike;	   
     	(b) përmes veprimit të tregut me oferta të shumta, një numër i	   
     	konsiderueshëm i konsumatorëve kanë parapaguar për atë	   
     	shërbim specifik;	   
     	(c) janë duke u ofruar në rrjetat publike të telekomunikacionit nga	   
     	ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit; dhe	   
     	(d) janë në përputhje me interesin, komoditetin e kërkuar dhe	   
     	nëvojën publike.	   
     	(3) Siç e sheh të arsyeshme, Ministria mund t’i rekomandojë ART-it që të	   
     	bëjë ndryshime në definimin e shërbimeve të cilat ART-i i konsideron si	   
     	shërbime universale.	   
     	(4) Si plotësim i shërbimeve të përfshiera në definimin e shërbimeve univerzale	   
     	në paragrafin (1), ART-i mund të akordojë shërbime plotësuese për mekanizmat e	   
     	tillë përkrahës për shkolla, biblioteka, dhe ofrues të shërbimeve shëndetësore.	   
.
                                         Nëni 50	   
     	                       Tenderi mbi shërbimin fiks	   
     	(1) Pamvarësisht nga dispozitat tjera të këtij nëni, ART-i do të lëshojë një	   
     	konçesion për shërbime fikse të telekomunikacionit në pajtim me procedurat për	   
     	tenderim publik dhe ankande. Ministria do të pregatisë dokumentet e tenderit ndërsa	   
     	ART-i do të implementojë tenderin dhe të gjitha aspektet e tenderit do të bëhen me	   
     	transparence të plotë.	   
     	(2) Jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ART-i në emër të	   
     	Ministrisë do të mbajë një tender me konkurencë ndërkombëtare për së paku 150,000	   
     	linja të reja, me synim të veçantë për vendosjen e linjave në vendet rurale dhe ato me	   
     	shërbime të mangëta. Ministria do të caktojë sasitë e linjave që do të dërgohen në	   
     	secilën nga (30) juridiksionët komunale që duhet të instalohen nga konçesionari	   
     	brenda fazës 3 vjeçare të ndërtimit sipas kontratës që ka për qëllim ngritjen për 10	   
     	përqind të thellësisë së depërtimit të shërbimeve themelore telefonike në Kosovë.	   
     	(3) Konçesioni do të përmbajë edhe stimulime për instalimin e shpejtë të linjave dhe	   
     	dënime financiare për mospërmbushjen e kërkesave të kontraktuara për instalimin e	   
     	tyre.	   
     	(4) Konçesionari fitues duhet t’u ofrojë të gjithë shfrytëzuesve të tij qasje në	   
     	adresarët e parapaguesve dhe qasje të liruara prej pagesës në shërbimet e emergjencës,	   
     	duke përfshirë policinë, zjarrëfikësit dhe ndihmën e shpejtë mjekësore.	   
     	(5) Si pjesë e kontratës së konçesionit, ART-i do t’i vërë në dispozicion	   
     	konçesionërit fitues burime të spektrit frekuencor në mënyrë që ai t’u ofrojë shërbime	   
     	shfrytëzuesve përmes lakut lokal ajror/pa tel, si dhe përmes sistemeve mikrovalore	   
     	digjitale për ndërlidhje të rrjetës; e drejta standarde për përdorimin e tarifave për	   
     	akordime të tilla të spektrit do të jetë e përjashtuar nga dispozitat tjera mbi ankandet	   
     	për frekuenca të ndara.	   
     	(6) Konçesionëri fitues do të veprojë në përputhshmëri me kushtet e këtij ligji dhe	   
     	të ligjeve tjera të Kosovës.	   
.
                                         Nëni 51	   
     	                            Tenderi fiber optik	   
     	Jo më vonë se 6 muaj prej datës së hyrjes së këtij ligji në fuqi, Ministria do të	   
     	mbledhë dokumentacionin e nëvojshëm dhe do të publikojë një tender ndërkombëtar	   
     	për krijimin e një lidhjeje të optimizuar të sistemit të telekomunikacionit në Kosovë	   
     	me njërën nga lidhjet ndërkombëtare të telekomunikacionit përmes fibrave optik.	   
     	Ministria do të pregatisë dokumentet e tenderit ndërsa ART-i do të implementojë	   
     	tenderin.	 



< 27
faqe
- 28 -

29 >