.
                                       Kapitulli 8	   
     	                          Ofruesit e shërbimeve	   
.
                                         Nëni 40	   
     	                            Kërkesat themelore	   
     	(1) Përveç të gjitha dispozitave tjera aplikative në këtë ligj, të gjithë ofruesit	   
     	publik të shërbimeve të telekomunikacionit do ti përmbushin kërkesat e këtij kapitulli	   
     	duke përfshirë kërkesat themelore për:	   
     	(a) sigurinë e veprimtarisë së rrjetës	   
     	(b) mirëmbajtjen dhe integritetin e rrjetës;	   
     	(c) qasjen jo-diskriminuese dhe çmimet	   
     	(d) ndërlidhjen ndërmjet rrjetave; dhe,	   
     	(e) mbrojtjen e konsumatorëve dhe të dhënave.	   
     	(2) Të gjithë ofruesit e shërbimeve do të paguajnë tarifat që kërkohen nga ta	   
     	sipas këtij ligji.	   
     	(3) Të gjithë ofruesit e shërbimeve duhet të jenë të regjistruar sipas	   
     	Rregullores së UNMIK-ut 2001/6 të dt.08 shkurt 2001 “Mbi Organizatat Afariste”.	   
     	(4) Jo më vonë se 2 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë personat që	   
     	ofrojnë shërbime të telekomunikacionit në Kosovë, që kanë ndër mend të ofrojnë	   
     	shërbime të tilla, duhet të aplikojnë për autorizimin e duhur, liçensën, dhënien e	   
     	pushtetit dhe /ose caktimin e numrave sipas kërkesës së këtij ligji.	   
.
                                         Nëni 41	   
     	                                 Raportimi	   
     	(1) Të gjithë ofruesit e shërbimeve duhet t’i dorëzojnë ART-it raportet vjetore,	   
     	duke përfshirë këtu edhe informatat financiare të bazuara në revizionimin e pavarur	   
     	dhe në pajtim me ligjet e zbatueshme të Kosovës, që do të përfshijnë, ku është e	   
     	mundëshme:	   
     	(a) sasinë e të gjithëa aksionëve kapitale të lëshuara;	   
     	(b) sasinë dhe privilegjet e secilës katëgori të aksionëve;	   
     	(c) shumat e paguara për to dhe mënyra e pagesës;	   
     	(d) pjesë-përkatësitë e fitimit (dividentet) të paguara, nëse ka ndonjë;	   
     	(e) numri i aksionarëve (dhe emrat e 30 mbajtësve më të mëdhej të	   
     	secilës nga katëgoritë e aksionëve dhe sasia që mban secili prej	   
     	tyre);	   
     	(f) borxhet e financuara dhe borxhet lundruese si dhe kamata që	   
     	paguhet për to;	   
     	(g) çmimi dhe vlera e pronës, franshizave (lejeve të posaçme) dhe të	   
     	paisjeve të ofruesit të shërbimeve;	   
     	(h) numri i të punësuarve dhe rrogat e paguara për secilën katëgori;	   
     	(i) emrat e të gjithëë zyrtarëve dhe drejtorëve, dhe shuma e rrogave,	   
     	shtesave si dhe të gjithëa kompenzimeve të tjera të cilat i paguhen	   
     	secilit;	   
     	(j) shuma e shpenzuar për përmirësime të mëdha (kapitale) gjatë	   
     	secilit vit;	   
     	(k) të hyrat dhe faturat nga secila degë e biznësit dhe nga të gjithëa	   
     	burimet;	   
     	(l) shpenzimet e veprimit dhe shpenzimet e tjera;	   
     	(m) balansi i fitimit dhe humbjes; dhe	   
     	(n) ekspozimi i plotë i veprimeve financiare të ofruesit të shërbimeve	   
     	për secilin vit, duke përfshirë edhe pasqyrën vjetore të balansit.	   
     	(2) Raportet vjetore duhet të bëhen për dymbëdhjetë muajt e vitit të cilët i zgjedh	   
     	ART-i dhe do t’i dorëzohen atij jo më vonë se tre muaj pas përfundimit të vitit për të	   
     	cilin është kryer raporti, përveç nëse akordohet kohë plotësuese nga ART-i.	   
.
                                         Nëni 42	   
     	                               Kontabiliteti	   
     	(1) Ofruesit e shërbimeve të rrjetave publike të telekomunikacionit dhe	   
     	shërbimeve duhet të sigurojnë ndarjen e duhur të niveleve organizative dhe atyre të	   
     	kontabilitetit me qëllim që të lehtësohet ndarja e të hyrave, shpenzimeve dhe të	   
     	çmimeve të shërbimeve individuale të telekomunikacionit që ata kryejnë, si dhe që të	   
     	bëjnë revizionimin vjetor të deklaratave financiare bazuar në standardet	   
     	ndërkombëtare të kontabilitetit dhe në bazë të ligjeve aplikative apo rregulloreve të	   
     	UNMIK-ut në Kosovë, të publikojnë deklaratat e revizionuara financiare dhe të	   
     	dorëzojnë një raport vjetor në ART.	   
     	(2) Ofruesit e shërbimeve të cilët ofrojnë shërbime publike të telekomunikacionit,	   
     	përveç shërbimeve të tyre të transmetimit, duhet të mbajnë shënime të ndara	   
     	financiare në lidhje me aktivitetet e tyre individuale në pajtim me paragrafin (1) të	   
     	këtij nëni.	   
     	(3) ART-i ka të drejtën që të inspektojë shënimet financiare të të gjithë ofruesve të	   
     	shërbimeve.	   
     	(4) ART-i mund të kërkojë nga ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit që të	   
     	adoptojnë standarde specifike të kontabilitetit me qëllim të parandalimit të	   
     	subvencionëve të kryqëzuara të shërbimeve dhe me qëllim të përmbushjes së	   
     	synimeve të tjera të këtij ligji.	   
.
                                         Nëni 43	   
     	                             Masat e sigurisë	   
     	(1) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit do të marrin masa të	   
     	nëvojshme teknike dhe organizative, për të mbrojtur sigurinë e shërbimeve të tyre.	   
     	(2) Këto masa mbrojtëse do të sigurojnë një nivel të sigurisë dhe mbrojtjes i cili	   
     	është proporcional me rrezikun e parashikuar dhe shpenzimet, dhe i cili është në	   
     	përpjestim me nivelin e zhvillimeve teknike të sistemit.	   
     	(3) Nëse ekzistojnë gjasa që të depërtohet ilegalisht nëpër sigurimin e rrjetës,	   
     	ofruesi i shërbimeve do t’i paralajmërojë parapaguesit për këte rrezik dhe t’i njoftojë	   
     	parapaguesit për marrjen e masave të mundshme të sigurisë.	   
     	(4) Ofruesit e shërbimeve dhe rrjetave publike të telekomunikacionit duhet t’i	   
     	dorëzojnë ART-it, me kërkesën e tij, detajet që kanë të bëjnë me garantimin e	   
     	sigurisë, së bashku me një deklaratë e cila deklaron se implementimi i masave	   
     	parandaluese teknike është bërë apo do të bëhet në një kornizë të caktuar kohore.	   
     	(5) Në rast se ART-i vëren mangësi në sistemin e propozuar të masave mbrojtëse	   
     	sipas këtij nëni apo në implementimin e tyre, ofruesi i shërbimeve duhet t’i korigjojë	   
     	ato mangësi pas urdhërit me shkrim ngë ART-it.	   
.
                                         Nëni 44	   
     	            Ofruesit e shërbimeve me fuqi të konsiderueshme në treg	   
     	(1) Për qëllime të këtij ligji, ofruesit e shërbimeve do të kosiderohet se kanë fuqi	   
     	të konsiderueshme në treg nëse ata mbajnë më shumë se 25 përqind të aktivitetetve	   
     	afariste të llojit të njejtë në një sektor të veçantë të tregut në Kosovë. Për qëllime të	   
     	këtij nëni, aksionët në tregun e ofruesve të shërbimeve të cilët janë nënvarës të	   
     	kompanive të tjera të cilat veprojnë në sektorin e njejtë, apo kompanive të cilat	   
     	vetëvetiu kontrollojnë kompanitë e tjera të cilat veprojnë në sektorin e njejtë, do të	   
     	konsiderohen si të njejtë në tërësinë e tyre.	   
     	(2) ART-i do të përcaktojë nëse një ofrues i shërbimeve posedon apo jo fuqi të	   
     	konsiderueshme në treg, me kërkesën e cilitdo ofrues të shërbimeve, apo me	   
     	vetëiniciativë.	   
     	(3) Gjatë vlerësimit nëse ofruesi i shërbimeve ka fuqi të konsiderueshme në treg,	   
     	ART-i duhet të marr në konsideratë madhësinë relative të ofruesit të shërbimeve në	   
     	krahasim me madhesinë e tregut, aftësinë e ofruesit të shërbimeve që të ndikojë në	   
     	kushtet e tregut, kontrollin e ofruesit të shërbimeve në qasjen e parapaguesve, si dhe	   
     	burimet financiare të ofruesit të shërbimeve.	   
     	Nëni 45	   
     	Ndalimi i subvencionimit	   
     	(1) Ofruesit e shërbimeve që kryejnë aktivitete të tjera afariste në të cilat ata kanë	   
     	një fuqi të konsiderueshme në treg përbrenda kuptimit të këtij ligji apo rregullave	   
     	përkatëse të konkurencës që janë në fuqi në Kosovë, apo të cilët kanë të drejta të	   
     	veçanta apo ekskluzive për kryerjen e aktiviteteve specifike afariste apo për	   
     	shfrytëzimin e resurseve natyrore apo resurseve të tjera të kufizuara në të cilat nuk	   
     	kanë qasje ofruesit e tjerë të shërbimeve të telekomunikiacionëve, do të detyrohen që	   
     	të bëjnë ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me telekomunikacionët përmes një njësie	   
     	tjetër ligjore.	   
     	(2) Asnjë ofrues i shërbimeve publike të telekomunikacionit me fuqi të	   
     	konsiderueshme në treg nuk guxon të kryq-subvencionojë plotësisht shërbimet e	   
     	ndryshme të telekomunikacionit.	   
     	(3) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit që kanë fuqi të	   
     	konsiderueshme në treg duhet që në mënyrë të qartë të bëjnë ndarjen e strukturave	   
     	organizative dhe të shënimeve financiare të aktiviteteve të ndryshme të tyre qëllim që	   
     	të llogariten në mënyrë të saktë fitimet dhe humbjet e secilit aktivitet afarist	   
     	individualisht.	   
.
                                         Nëni 46	   
     	                 Monitorimi i trafikut të telekomunikacionit	   
     	(1) Nëse kërkohet, ofruesit e shërbimeve sipas rregullave aplikative të procedurës	   
     	penale apo të ndonjë ligji përkatës apo Rregulloreje të UNMIK-ut, me qëllime të	   
     	paraqitjes/prezentimit të përparimit të procedurave penale apo për sigurinë e Kosovës,	   
     	duhet që:	   
     	(a) t’i raportojnë autoritetit përkatës informatat që kanë të bëjnë me	   
     	pjesëmarrësit, porositë si dhe faktet dhe rrethanat e trafikut të	   
     	telekomunikacionit në rastet individuale, në mënyrën, masën dhe	   
     	kohëzgjatjen e përcaktuar nga një gjykatë kompetente;	   
     	(b) në bazë të një kërkese me shkrim, t’i raportojnë autoriteteve përkatëse	   
     	informatat lidhur me pronarët dhe parapaguesit e shërbimeve të	   
     	telekomunikacionit, me të cilin do të bëhet trafiku i telekomunikacionit	   
     	i cili i nënshtrohet urdhërit të gjyqit siç është specifikuar në pikën (a)	   
     	të këtij nëni; apo	   
     	(c) të ofrojë një ndërlidhje të përshtatshme në rrjetën e tyre që të mbikqyrë	   
     	trafikun e telekomunikacionit në mënyrën, masën dhe kohëzgjatjen e	   
     	përcaktuar me urdhëresë gjyqi nga autoriteti përkatës.	   
     	(2) Para ekzekutimit të dekreteve të specifikuara në një urdhëresë të tillë,	   
     	autoriteti përkatës duhet t’i dërgojë ofruesit të shërbimeve një transkript të nënit të	   
     	urdhëresës së gjyqit në të cilin ceken lidhjet e telekomunikacionit dhe kohëzgjatja e	   
     	ekzekutimit. Ky transkript i nënit përkatës i urdhëresës duhet të bëhet nga trupi i cili	   
     	ka dhënë urdhërin.	   
.
                                         Nëni 47	   
     	Tregimi (ekspozimi) i identitetit të personit që ka telefonuar dhe personit të telefonuar	   
     	ART-i do të hartojë dhe publikojë kushtet për identifikimin numerik automatik në	   
     	rrjet dhe kushtet për sigurimin e këtij shërbimi për publikun.	   
.
                                         Nëni 48	   
     	              Ridrejtimi i telefonatave dhe telefonatat automatike	   
     	ART-i do ti hartojë dhe publikojë kushtet për ridrejtimin automatik të telefonatave	   
     	dhe kushtet për sigurimin e kësaj mundësie të rrjetës për publikun.	 

< 26
faqe
- 27 -

28 >