Neni 12
   Këshilli drejtues
   12.1 Këshilli Drejtues, është organ që gëzon te gjitha fuqitë menaxhuese për të mirën e
   kooperativës dhe përbrenda kufijve të qëllimeve të kooperativës, përveç çështjeve të
   shprehura përbrenda autoriteteve të organeve tjera të kooperativës dhe duke marrë
   parasysh kufizimet ligjore të fuqive të saj.
   12.2 Këshilli Drejtues, ka autorizimet e mëposhtme:
   a) Shqyrton dhe analizon llogaritë vjetore të kooperativave dhe ia prezenton
   Kuvendit të Përgjithshëm të Kooperativës për aprovim.
   b) Zgjedh dhe shkarkon kryetarin nga mesi i anëtarëve të Këshillit Drejtues;
   c) Cakton anëtarin e kooperativës që të plotësojë vendin e lirë të anëtarit të
   Këshillit Drejtues
   d) Thërret mbledhjet e Kuvendit të Përgjithshëm të Kooperativës dhe përcakton
   rendin e ditës;
   e) Emëron drejtorin e Kooperativës;
   f) Pranimi dhe largimi i anëtarit dhe
   g) Lejimi i huave, sigurimeve reale, garancioneve dhe sigurimin e borxheve për
   palën e tretë.
   12.3 Këshilli Drejtues përbëhet prej së paku tre por jo më shumë se nëntë anëtarëve të
   emëruar me statut, apo nga Kuvendi themelues, me rastin e themelimit të
   kooperativës, apo nga Kuvendi i Përgjithshëm në mbledhjen e rregullt për
   periudhën prej së paku 3 por jo më shumë se 6 vite.
   12.4 Anëtari i këshillit drejtues:
   a) Do të jetë anëtar që nuk mban përgjegjësi për ndonjë borxh kundrejt kooperativës
   gjatë kohës së emërimit të tij/saj dhe që nuk është dënuar për ndonjë delikt
   ekonomik .
   b) Nuk mund të jetë bashkëshorti-ja, prindërit ose fëmijët e anëtarit të Këshillit
   Drejtues;
   c) Nuk do jetë punëtor i kooperativës;
   d) Të jetë mbi moshën 18 vjeçare
   12.5 Anëtari i Këshillit Drejtues nuk do të huazojë , apo të sigurojë garancione nga
   kooperativa për përfitime personale.
   12.6 Anëtari i këshillit do të jetë përgjegjës personalisht për mopërmbushjen apo
   shkeljen e detyrave të tij ndaj kooperativës ose palës së tretë.
   12.7 Mbledhjet e Këshillit Drejtues i thërret kryetari me vetëiniciativë ose në kërkesë të
   1/3 së anëtarëve të Këshillit Drejtues.
   12.8 Vendimet dhe procesverbalet e Këshillit drejtues regjistrohen në mënyrë
   kronologjike në regjistrat që mbahen në zyrën e regjistrave të kooperativës.
 
 

< 169
faqe
- 170 -

171 >