Neni 8
   Kapitali aksionar
   8.1 Kooperativa nuk do të themelohet pa kapital e as nuk do të eksistojë pa kapital.
   8.2 Kapitali i një Kooperative të Bujqëve përbëhet nga kontributet e
   anëtarëve kooperativistë dhe mund të jetë i ndryshueshëm.
   8.3 Zvoglimi i kapitalit është i ndaluar nëse zvoglimi do të ketë ndikim në regjistrimin e
   kapitalit më të vogël se sa gjysma e kapitalit më të lartë që nga krijimi i kooperativës.

   Neni 9
   Kontributet kapitale – Aksionet
   9.1 Kontributet kapitale do të jenë në para të gatshme ose në natyrë. Kontributi në
   aktivitet është i ndaluar.
   9.2 Kontributi në natyrë gjatë themelimit të koperativës, vlerësohet me rastin e
   nënshkrimit të statutit nga anëtarët themelues, ose nga Kuvendi themelues me rastin e
   miratimit të statutit, ndërsa vlerësimi i kontributit në natyrë gjatë punës së
   kooperativës, bëhet nga Kuvendi i Përgjithshëm.
   9.3 Anëtarët kanë përgjegjësi individuale dhe të përbashkët ndaj palës së tretë për
   pranimin e vlerësimit të kontributit në natyrë që ndryshon nga vlera e caktuar nga
   kontrolluesi i jashtëm financiar.
   9.4 E drjeta e anëtarit, merr formën e aksioneve.
   9.5 Kapitali ndahet në aksione të vlerës së barabartë me vlerë minimale prej 10 €.

   Neni 10
   Kuvendi i Përgjithshëm
   10.1 Kuvendi i Përgjithshëm është organ më i lartë i kooperativës i cili mbanë mbledhjet
   e rregullta ose të jashtëzakonshëme.
   10.2 Kompetencat e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Përgjithshëm kufizohen me
   votim mbi çështjet që nuk janë në kompetencë të mbledhjes së jashtëzakonshme të
   Kuvendit të Përgjithshëm apo të organeve tjera të kooperativës.
   10.3 Këshilli Drejtues duke iu referuar nenit 12 thërret mbledhjen e Kuvendit të
   Përgjithshëm së paku një herë në vit ose kur llogaritë e përkohshme tregojnë
   humbje. Kuvendi i Përgjithshëm gjithashtu mund të thirret nga 25% e anëtarëve të
   kooperativës.
   10.4 Mbledhja e e jashtëzakonshme e Kuvendit te Përgjithshëm vendos mbi
   amandamentet e statutit.
   10.5 Procesverbalet e mbledhjeve të Kuvendit të Përgjithshëm do të regjistrohen në
   mënyrë kronologjike në regjistër që do të mbahet në zyrën e regjistrave të kooperativës.

   Neni 11
   Kontrolluesi i jashtëm financiar
   11.1 Ministrija e Ekonomisë dhe Financave do të autorizoj individë të kualifikuar që të
   punojnë si kontrollues të jashtëm financiar dhe do ti caktojë që të bëjnë kontrollë
   vjetore financiare për çdo kooperativë, duke përfshirë:
   a) verifikimin se llogaritë vjetore pasqyrojnë gjendjen e vërtetë dhe të qartë të
   rezultatit të punës së kooperativës gjatë vitit të fundit fiskal, të situatës së saj
   financiare dhe të pronës së saj;
   b) verifikimin e pajtueshmërisë së praktikave të kontabilitetit me rregullat në fuqi;
   c) ekzaminimin e saktësisë dhe pajtueshmërisë së informatave të dhëna në raportin e
   udhëheqjes së Këshillit Drejtues me llogarit vjetore.
   11.2 Shpenzimet e kontrollës financiare i bartë Ministria për Ekonomi dhe Financa.
 
 

< 168
faqe
- 169 -

170 >