Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/171
Neni 13 Kryetari 13.1 Kryetari ka të drejtat e mëposhtme: a) përfaqëson kooperativën në rast të padive; b) zbaton të gjitha vendimet e Këshillit Drejtues me përjashtim të atyre që i janë deleguar drejtorit; dhe c) kontrollon punën e drejtorit. 13.2 Kryetari është përgjegjës për shkeljen e detyrave të tij ndaj kooperativës ose palës së tretë. Neni 14 Drejtori 14.1 Drejtori është i ngarkuar për menaxhimin e përditshëm të kooperativës. 14.2 Drejtori: a) Nuk mund të jetë anëtarë i kooperativës; b) Do të ketë kontratë punësimi. c) Të mos jetë i dënuar për vepër penale kundër ekonomisë d) Nuk mund të ushtrojë njëkohësisht edhe ndonjë veprimtari e cila i bënë konkurencë veprimtarisë që ushtron në kooperativë 14.3 Funksionet e drejtorit do të pëcaktohen me Statutin e kooperativës. Neni 15 Të ardhurat neto dhe humbjet 15.1 Të ardhurat neto vjetore do të ndahen në bazë të renditjes së prioriteteve të mëposhtme: a) 5% në fondin e rezervës së domosdoshme; b) 5% në fondin rezervë, për kompenzimin e aksioneve të anëtarëve që tërhiqen nga kooperativa; c) Shumat e parapara me statutin e kooperativës për fondin rezervë. d) Shumat e nevojshme që të paguhet interesi mbi kapitalin e paguar të anëtarëve të kooperativës e) Shumat për pagesen e anëtarëve të kooperativës në proporcion me aktivitetet e tyre në kooperativë f) Shumat e mbetura në llogarinë e terpicës dhe humbjeve të akumuluara, ose në fondet tjera që duhet të ruhen si rezervë. 15.2 Humbjet vjetore do të barten në llogarinë e tepricave dhe humbjeve të akumuluara. Anëtarët nuk do të marrin leverdinë për aksionet dhe nuk bëhet ndarja e fondeve rezervë dhe kjo ndalon çfardo pagese ose interesi . Neni 16 Pasuria neto – humbjet e akumuluara 16.1 Kur pasuria neto për shkak të humbjeve bie në më pak se gjysma e kapitalit më të lartë aksionar të pranuar që nga themelimi i kooperativës, mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Përgjithshëm do të vendos se a do të likuidohet kooperativa, apo kooperativa duhet të mbahet. Nëse vendoset që kooperativa të mbahet, anëtarët do të kontribuojnë me shumen e nevojshme për arritjen e pasurisë neto të kooperativës në së paku gjysmën e kapitalit aksionar më të lartë të arritur që nga themelimi i kooperativës. 16.2 Në mungesë të vendimit të Kuvendit të Përgjithshëm, çdo palë e pakënaqur ose e interesuar mund të sjellë çështjen para gjyqit kompetent, i cili mund të vendosë për likuidim të kooperatives.
< 170 |
faqe - 171 - |
172 > |