Neni 7
   Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve te kooperativës
   7.1 Anëtari i Kooperativës gëzon të drejtën:
   a). të shfrytëzojë shërbimet e kooperativës duke marrë parasysh llojin e aktivitetit për
   të cilën është anëtarësuar;
   b). të merr pjesë në seancën e kuvendit të përgjithshëm me të drejtë votë pa marrë
   parasysh numrin e aksioneve që ka në pronësi;
   c). të merr levërdinë e kalkuluar në bazë të kontributit të paguar kapital në lartesine e
   percaktuar me statut;
   d). të merr pagesën nga kooperativa në proporcion me aktivitetet e realizuara me
   kooperativën;
   e). të shesë ose transferojë aksionet e veta në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe të
   Statutit të kooperativës;
   f). të merr vlerën nominale të aksioneve të veta pas përfundimit të anëtarësisë, me
   kusht që humbjet e akumuluara nuk tejkalojnë fondet rezervë, dhe nën kufizimet
   tjera të përcaktuara në këtë ligj dhe në statutin e kooperativës..
   7.2 Anëtari i Kooperativës është i obliguar:
   a) të bëjë aktivitetet e tij vetëm me kooperativën e bujqëve gjatë periudhës jo më të
   shkurtër se 3 vite të njëpasnjëshme në llojin e aktiviteteve për të cilat anëtari
   është zotuar në pajtim me Statutin e kooperativës;
   b) të kontribojë në kapitalin aksionar proporcionalisht me zotimin e tij për aktivitet
   dhe të paguajë aksionet e veta në pajtim me kërkesat ligjore dhe të parapara me
   status, ose të blejë një numër të aksioneve të nevojshme për zotimin e tij për aktivitet;
   c) të mbajë përgjegjësi për borxhet e kooperativës gjer në shumën që është e
   barabartë me kontributin e tij kapital në rast të paaftësisë paguese.
   7.3 Statusi i anëtarit të kooperativës fitohet:
   a) Gjatë themelimit të kooperativës, me nënshkrimin e kërkesës për antarësim, nënshkrimin
   e statutit apo pjesëmarrjes në kuvendin themelues në të cilin miratohet statuti.
   b) Pas themelimit të kooperativës,statusi i anëtarit të kooperativës fitohet përmes
   kërkeses për anëtarsim dhe deklaratës për pranimin e statutit të kooperativës, me
   të cilat i nënshkruari i pranon të gjitha të drejtat dhe obligimet e anëtarit të
   kooperativës.
   Vendimin për pranimin e anëtarëve të rinjë e merr Këshiëlli drejtues mbrenda afatit prej 30 ditësh
   nga dita e pranimit të kërkesës.
   Kundër vendimit mbi refuzimin e kërkeses për antarsim në kooperativë mund ti ushtrohet ankesë,
   Kuvendit të përgjithshëm.
   7.4 Kooperativa do të mbajë regjistrin e anëtarëve të kooperativës duke paraqitur numrin
   e aksioneve që janë pronë e secilit si dhe regjistrin e çdo transferi të aksioneve.
   7.5 Statusi i anëtarit të kooperativës humbet me: tërheqjen e anëtarit nga kooperativa;
   përjashtimin e anëtarit; shuarjen apo braktisjen e veprimtarisë bujqësore të anëtarit që
   është person juridik; vdekjen e anëtarit dhe prishjen e cooperatives
   a) Anëtari i kooperativës mund të tërhiqet nga kooperativa me kërkesë për tërheqje, e
   cila ushtrohet gjashtë muaj para skadimit të afatit për të cilin anëtari është anëtarsuar
   apo para tërheqjes. Nëse anëtari i kooperativës ka obligime ndaj koperativës, statusi i
   anëtarit i pushon pas përmbushjes së obligimeve.
   b). Statusi i anëtarit të kooperativës skadon ditën e caktuar në vendimin për përjashtim të
   tijë nga kooperativa për arsyet e përcaktuara në statutin e kooperativës
   c) Trashigimtarët e anëtarit të vdekur të kooperativës, mund ta fitojnë statusin e anëtarit,
   me të drejtat dhe obligimet e anëtarit të vdekur, nëse për këtë vendosë Këshilli
   drejtues dhe nëse i plotësojnë kushtet për fitimin e statusit të anëtarit të kooperativës.
   d) Ditën e pushimit të statusit të anëtarit të kooperativës, pushojnë të drejtat dhe
   obligimet e anëtarit, përveq të drejtave dhe obligimeve pronësore të përcaktuara me
   akte të veqanta ligjore.
 
 

< 167
faqe
- 168 -

169 >