Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/152
Neni 13 Faturat e tatimit 13.1 Varësisht nga kushtet e parashtruara në këtë Rregullore, komunat do të autorizohen për të lëshuar fatura të tatimit vjetor mbi pronën. Për vitin tatimor 2003 faturat e tatimit duhet të lëshohen më 15 tetor të vitit 2003. 13.2 Për vitet tatimore pas vitit 2003 komunat duhet t’i lëshojnë faturat e tatimit mbi pronën më 31 mars ose para 31 marsit të secilit vit. 13.3 Fatura e tatimit mbi pronën duhet të përfshijë informacionin e mëposhtëm: (a) Identifikuesin e bazës së të dhënave për tatimin mbi pronën; (b) Emrin e tatimpaguesit; (c) Adresën e pronës; (d) Adresën për dërgimin e faturës së tatimit, nëse është e ndryshme nga adresa e pronës; (e) Vlerën e vlerësuar të pronës; (f) Tarifën e tatimit; (g) Detyrimin total të tatimit; (h) Datën në të cilën duhet të bëhet pagesat e tatimit; (i) Procedurën për pagesën e faturës së tatimit dhe (j) Shqyrtimin dhe të drejtën për t’u ankuar së bashku me procedurat e nevojshme.
< 151 |
faqe - 152 - |
153 > |