Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/150
Neni 11 Informacioni lidhur me tatimin mbi pronën 11.1 Çdo komunë duhet të themelojë dhe të mbajë një bazë të dhënash lidhur me tatimin mbi pronën, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në tatimin mbi pronën, adresat e pronës, adresat e poseduesve dhe të shfrytëzuesve të pronës, të dhënat mbi tokën dhe ndërtesat, vlerat e pronës, faturat e pronës dhe shënimet mbi pagesat e tatimit. 11.2 Baza e të dhënave mbi pronën duhet të bazohet në regjistrin e të drejtave mbi pronën dhe kadastrin e tokës. Agjencia Kadastrale e Kosovës, përmes zyrave kadastrale komunale duhet të sigurojë bazën e të dhënave për tatimin mbi pronën dhe informacionin e nevojshëm nga regjistri mbi të drejtën në pronën e paluajtshme. Komunat duhet të sigurojnë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës të dhënat nga baza e të dhënave mbi pronën në intervale kohore të cilat do të caktohen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. 11.3 Informacioni mbi regjistrimet e pronës në bazën e të dhënave përkitazi me tatimin mbi pronën e paluajtshme duhet të jetë në dispozicion të publikut.
< 149 |
faqe - 150 - |
151 > |