Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/133
MBIKËQYRJA INSPEKTUESE Neni 44. 44.1. Mbikëqyrjen inspektuese të shërbimit arkivor, veprimtarisë arkivore dhe të punës si dhe të funksionimit arkivor sipas Ligjit, e bën Drejtoria e Arkivave të Kosovës. 44.2. Gjatë ushtrimit të funksionit mbikqyrës inspektiv, organi nga par.1 i këtij neni është i autorizuar të ndërmarrë masa administrative perkatese ne perputhje me ligjin. 44.2.1. Organi nga par.2 i këtij neni, gjatë ushtrimit të funksionit mbikëqyrës inspektiv, përveç masës administrative, mund të japë urdhër apo udhëzim administrativ të detyrueshëm. 44.3. Arkivi është i detyruar t’i përfillë masat, urdhrin, si dhe udhëzimin profesional të organit nga par.1 i nenit 44 të Ligjit. 44.4. Mbikëqyrja inspektive përcaktohet dhe zbatohet sipas Ligjit dhe rregullores së përpiluar nga Drejtoria e Arkivave të Kosovës.
< 132 |
faqe - 133 - |
134 > |