Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/134
FINANCIMI I ARKIVAVE Neni 45. 45.1. Drejtoria e Arkivave, Arkivi i Kosovës, arkivat ndërkomunale si arkiva publike, financohen nga Buxheti i Kosovës. 45.2. Arkivat komunale financohen nga buxheti i komunës. 45.3. Arkivi publik siguron mjete financiare e materiale plotësuese edhe nga donacioni, trashëgimia, përshpirtësia, si dhe burime të tjera sipas ligjit. 45.4. Arkivi special financohet nga themeluesi. 45.5. Arkivi privat financohet nga pronari. 45.6. Arkivi privat-publik financohet nga pronari, por me marrëveshje mund të financohet nga pronari dhe nga mjetet materiale dhe financiare publike apo të subjekteve të tjera.
< 133 |
faqe - 134 - |
135 > |