Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/132
LËNDA ARKIVORE PRIVATE DHE ARKIVAT PRIVATE Neni 40. 40.1. Lënda arkivore private është lëndë e arkivit në pronësi private të personave fizikë apo juridikë. 40.2. Arkivi privat themelohet, organizohet dhe funksionon në pajtim të nenit 33 të Ligjit. Në çështjet nga neni 33 i Ligjit, arkivi privat i nënshtrohet regjimit publik sikundër arkivat publike. 40.3. Klasifikimi i lëndës arkivore private, në çështjet nga paragrafi 2 i këtij neni, nuk e ndryshon raportin pronësor të saj. Pronari i arkivit privat të klasifikuar, është i detyruar që menjëherë ta informoi Drejtorinë e Arkivave të Kosovës brenda shtatë ditësh (por jo edhe më vonë nga ky afat) për çfarëdo ndryshimi pronësor që i referohet arkivit. 40.4. Lënda arkivore me rëndësi historike, trashëgimore, kulturore dhe kombëtare në pronësi private, administrohet njësoj si ato në pronësi publike. Neni 41. 41.1. Materiali dhe lënda arkivore e personave juridik në pronësi shoqërore, që transformohen në pronësi private, mbetet në pronësi, administrim dhe përdorim publik. 41.2. Materialin dhe lëndën arkivore nga par.1 i këtij neni, sipas vendimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, e merr në disponim arkivi përkatës. 41.3. Kur fillon procedura e transformimit pronësor, personi juridik shoqëror që disponon material apo lëndë arkivore, është i detyruar që menjëherë, por jo më vonë se brenda 7 ditësh, ta informojë Drejtorinë e Arkivave të Kosovës. Neni 42. 42.1. Personi fizik apo juridik, që në çfarëdo baze posedon lëndën arkivore private me rëndësi të veçantë nga neni 33 i Ligjit, është i detyruar që me kohë dhe në mënyrë të rregullt ta informojë autoritetin kompetent të arkivit, ta mbrojë, ruajë dhe përdorë lëndën në mënyrë të rregullt, ta bëjë regjistrimin e plotë dhe të saktë dhe sipas nevojës ta bëjë incizimin si dhe të ndërmarrë masa të nevojshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin e përshtatshëm të saj. 42.2. Personi fizik dhe juridik, që posedon lëndën arkivore nga par.1 i këtij neni, është i detyruar që ta lejojë autoritetin kompetent të arkivit pa kurrfarë pengese të ketë qasje në mënyrën e mbajtjes, mbrojtjes, ruajtjes dhe të shfrytëzimit të saj. 42.3. Kur poseduesi i lëndës me rëndësi të veçantë arkivore, nuk i përfill kërkesat nga neni 33 dhe par.1 i këtij neni, autoriteti kompetent i arkivës është i autorizuar të ndërmarrë masa të nevojshme për mbajtjen, mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin e përshtatshëm të saj. 42.4. Organi nga par. 3 i këtij neni, pos masave të tjera që i vlerëson të përshtatshme, mund t’ia marrë atë lëndë arkivore pronarit të lëndës arkivore. Personeli kompetent i arkivës e merr lëndën arkivore përkohësisht apo përgjithmonë. Çështja pronësore e lëndës arkivore rregullohet në pajtim me aktin perkates nga neni 10.4. i ketij ligji. Neni 43. 43.1. Poseduesi i lëndës arkivore private, sipas vullnetit, lëndën e vet arkivore e disponon lirshëm. 43.2. Në kushte të njëjta, arkivi publik mban të drejtën e përparësisë për blerjen e lëndës arkivore nga par.1 i këtij neni. Në rastin e disponimit të lëndës arkivore nga neni 12 i Ligjit, arkivi publik kompetent është i vetmi subjekt që mund të blejë, përkatësisht të marrë në posedim atë lëndë arkivore.
< 131 |
faqe - 132 - |
133 > |