Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/113
KREU VI FUNKSIONET THEMELORE TE BIBLIOTEKAVE TE SEKTORIT PUBLIK Neni 21 21.1. Bibliotekat publike në kuadër të funksionit të përgjithshëm nga neni 2 i këtij ligji, veçanërisht: 21.1.1. sigurojnë koleksione nga të gjitha kategorit e materialeve, në të gjitha formatet e mundshme dhe në sasi të mjaftueshme si dhe informacione për të gjitha llojet e njohurive që reflektojnë drejtimet aktuale dhe zhvillimin e shoqërise si dhe trashëgiminë krijuese botërore, duke perfshirë edhe atë të komunitetit, me qëllim që shfrytëzuesit të njohin trashëgiminë kulturore, vlerat e artit, arritjet shkencore dhe zhvillimet e reja si dhe të plotesojnë nevojat e tyre për edukim, zhvillim personal, perfshirë edhe çlodhjen e argëtimin; 21.1.2. ruajnë dhe prezentojnë koleksionimin e trashegimisë kulturore të bashkësisë në të gjithë larminë e saj; 21.1.3. mbledhin informacion rreth komunitetit dhe e bëjnë të përdorshëm, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike, për t’u njohur me çështjet e aktivitetet themelore në komunitet dhe për vendmmarrje të pavrur; 21.1.4. sigurojnë materiale e informacione që mbështesin arsimin e organizuar dhe arsimin individual të shfrytëzuesve të të gjitha moshave dhe që plotësojnë shërbimet e bibliotekave shkollore; 21.1.5. zhvillojnë veprimtari kulturore-sociale e edukuese për popullarizimin e librit dhe nxitjen e të mësuarit gjatë gjithë jetës. 21.2. Ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët në kushte të barabarta dhe pa asnjë dallim, si në bibliotekë edhe në bashkësi; sigurojnë qasje në informacion në të gjitha nivelet dhe trajnojnë shfrytëzuesit e të gjitha moshave në shfrytëzimin e informacionit dhe teknologjisë përkatëse; krijojnë mundësi për të pa aftët që të kenë qasje në mënyrë të pavarur; sigurojnë qasje të barabartë për shfrytëzuesit të cilët, për çfaredo arsye, nuk mund të përdorin shërbimet e zakonshme të bibliotekës (duke organizuar biblioteka lëvizëse për t’u shërbyar atyre që jetojnë në mjedise rurale, shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të lëvizin nga shtëpia, shërbime për ata që janë në spitale dhe burgje, materiale braile për të verbërit dhe regjistrime zanore për të shurdhërit ). Neni 22 Biblioteka Kombëtare e Kosovës 22.1. Biblioteka Kombëtare e Kosovës është institucioni bibliotekar qëndror i Kosovës, dhe qendër e informacionit bibliotekar në nivel kombëtar. 22.1.a. Biblioteka Kombëtare e Kosovës themelohet me vendim të Kuvendit të Kosovës. 22.2. Organizimi dhe funksionimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është nën autoritetin e Ministrisë së Kulturës; 22.3. Biblioteka Kombëtare e Kosovës: 22.3.1. është qendër e marrjes dhe e depozitimit të kopjes së detyrueshme; 22.3.2. është qendër e krijimit dhe e mirëmbajtjes së katalogut përmbledhës kombëtar, respektivisht të bazës përmbledhëse kombëtare të të dhënave; 22.3.3. është qendër e studimeve në fushën e bibliotekonomisë, bibliografisë dhe të informacionit; 22.3.4. është qendër e përgatitjes dhe e ofrimit të informacionit bibliografik, bartëse e kontrollit bibliografik në bibliotekat e tjera dhe botuese e bibliografisë kombëtare; 22.3.5. është qendër metodike për zbatimin e standardeve dhe të rekomandimeve të organizatave dhe organizmave përkatës ndërkombëtar në veprimtarinë bibliotekare dhe të informacionit bibliotekar; 22.3.6. është qendër për restaurimin dhe konservimin e librit; 22.3.7. është qendër për koordinimin e rrjetit kombëtar bibliotekar; 22.3.8. vepron si qender e huazimit ndërbibliotekar; 22.3.9. katalogon publikacionin e përgatitur për botim (CIP) dhe bënë pajisjen e publikacioneve me numrat standard ndërkombëtarë (ISBN dhe ISMN) të botuesve në Kosovë; 22.3.10. Zhvillon programe për trajnimin dhe aftësimin profesional e të vazhdueshëm të punonjësve bibliotekar; 22.3.11. plotëson shërbimet e bibliotekave ndërkomunale dhe të Bibliotekës Universitare ; 22.3.12. ushtron mbikëqyrjen profesionale ndaj të gjitha bibliotekave; 22.4. Biblioteka Kombëtare e Kosovës anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare dhe merr pjesë në aktivitete bibliotekare ndërkombëtare. 22.4.1 Selia e Bibliotekës Kombëtare është në Prishtinë. Neni 23 Bibliotekat komunale dhe ndërkomunale 23.1. Biblioteka ndërkomunale koordinon bashkëpunimin e dy ose më shumë bibliotekave komunale, ndihmon dhe plotëson veprimtarinë e tyre me koleksione, huazime, falje të materialeve bibliotekar dhe në shërbime të veçanta për shfrytëzuesit që nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet e zakonshme. 23.2.Ministria e Kulturës themelon me vendim të veçantë bibliotekat ndërkomunale. 23.3. Ministria e Kulturës, në marrëveshje me organet përkatëse komunale,cakton bibliotekën që do të kryej funksionin e bibliotekës ndërkomunale. Neni 24 24.1. Biblioteka komunale krijohet në çdo komunë, si bibliotekë e bashkësisë në tërësi. 24.2. Bibliotekat komunale mund të themelojnë degët e tyre në lokalitete sipas kërkesave dhe mundësive buxhetore. Neni 25 Biblioteka Universitare 25.1. Biblioteka Universitare është bibliotekë qendrore e Universitetit të Prishtinës. 25.2. Organizimi dhe funksionimi i Bibliotekës Universitare është nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Universitetin. 25.3. Biblioteka Universitare siguron materiale, informacione dhe shërbime bibliotekare që ndihmojnë veprimtarinë akademike e shkencore si dhe procesin e edukimit shkencor e artistik në Universitet dhe zhvillimin e aftësive të stundentëve dhe mësimëdhënësve të tyre; 25.4. Ndihmon studentet që ndjekin studimet në distancë duke iu dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet elektronike të informacionit. 25.5. Plotëson shërbimet e bibliotekave të fakulteteve në përberjen e Universitetit. 25.6. Selia e Bibliotekës së Universitetit është në Prishtinë. Neni 26 Bibliotekat e Institucioneve të shkollimit të lartë janë degë të Bibliotekës Universitare dhe sigurojnë materiale, informacione e shërbime bibliotekare që ndihmojnë procesin e edukimit shkencor e artistik që ofron fakulteti si dhe zhvillimin e aftësive të studentëve dhe të mësimëdhënësve të tyre; ndihmon studentët që ndjekin studimet në distancë duke iu dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet elektronike të informacionit. Neni 27 Bibliotekat shkollore 27.1. Biblioteka shkollore vepron pranë institucionit arsimor përkatës. 27.2. Biblioteka shkollore siguron materiale, informacione e shërbime bibliotekare në funksion të edukimit që ofron shkolla dhe të zhvillimit të aftësive të nxënësve dhe të mësimëdhënësve. Neni 28 Bibliotekat e veçanta Bibliotekat e veçanta sigurojnë materiale, shërbime e informacione bibliotekare të llojit të veçant të njohurive ose me tematikë e veçantë që i plotësojnë nevojat specifike të shfrytëzuesve dhe ndihmojnë e mbështesin aktivitetet e institucionit në përbërje të të cilit veprojnë.
< 112 |
faqe - 113 - |
114 > |