Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/112
KREU V ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I BIBLIOTEKAVE TE SEKTORIT PUBLIK Neni 15 Organizimi dhe drejtimi i bibliotekave të sektorit publik duhet të synoj rritjen e efektivitetit të punës dhe nivelin e shërbimeve që ofrojnë si dhe arritjen e standardeve dhe rekomandimeve profesionale. Neni 16 Autoriteti publik i cili është organ administrativ për bibliotekën si institucion në veti ose për subjektin në përbërjen e të cilit vepron biblioteka, me urdheresë apo me akt tjetër administrativ mund të përcaktoj orientimet dhe kërkesat e ndryshme lidhur me organizimin dhe sferën e veprimit të bibliotekës; me planifikimin e punës e të zhvillimit; me përmbajtjen dhe paraqitjen e raporteve për rezultatet e punës dhe për përdorimin e buxhetit të bibliotekës; organin dhe mënyrën e punësimit, numrin dhe përbërjen e personelit dhe nivelin e llojin e kualifikimeve dhe të aftesive tjera . Neni 17 Biblioteka si institucion më veti harton statutin që përmban rregullat e organizimit e të funksionimit të bibliotekës, të cilin e aprovon subjekti themelues. Neni 18 Drejtuesi i bibliotekës: 18.1.organizon, bashkërendon dhe mbikqyrë veprimtarinë e bibliotekës dhe përgjigjet për organizimin me efektivitet dhe për realizimin e detyrave dhe të funksionit të saj; 18.2. propozon politikat e zhvillimit të bibliotekës dhe politikat për mbështetje financiare; 18.3.organizon, mbikëqyr dhe motivon punën e personelit dhe jep udhëzime e urdhëresa për punë; 18.4. paraqet raportet përkatese për rezultatet e punës, ecurinë e shërbimeve dhe përdorimin e buxhetit; 18.5. përcjellë problematikën e bibliotekës dhe merr masa për zgjidhje më të mira; si dhe, 18.6. ushtron detyra e autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me aktin e emërimit, dispozitat ligjore dhe aktet e tjetra që kanë të bëjnë me bibliotekat; Neni 19 19.1. Bibliotekat komunale, ndërkomunale, Biblioteka Kombetare dhe Biblioteka Universitare, themelojnë këshillin e bibliotekës si trup këshilldhënës të bibliotekës, që jep mendime për organizimin, veprimtarinë, shërbimet bibliotekare dhe çështjet e tjera profesionale; 19.2. Përbërjen e këshillit të bibliotekës e cakton drejtuesi nga radhët e punonjësve me detyra udhëheqëse e profesionale në bibliotekë, si dhe nga radha e veprimtarëve të kulturës, arsimit e të shkencës jashtë bibliotekës; 19.3. Në Këshillin e Bibliotekës Universitare, përfshihen edhe anëtarë nga radha e studentëve; Neni 20 20.1. Biblioteka Kombëtare dhe Biblioteka Universitare ka këshillin mbikëqyrës. 20.2. Këshillin mbikëqyrës, në përbërje prej shtatë anëtarësh e emëron Ministria e Kultures, përkatësisht Ministria e Arsimit nga radhët e veprimtarëve të bibliotekonomise, të kulturës, arsimit, arteve dhe të shkencës. 20.3.Këshilli mbikëqyrës shqyrton dhe vlerëson realizimin e detyrave e të funksioneve të bibliotekës, efektivitetin e organizimit dhe të punës profesionale, veprimtarinë financiare; 20.4.Anëtarët e këshillit mbikëqyrës emërohen për mandat trevjeçar. 20.5.Në seancat e këshillit mbikëqyrës merr pjesë edhe drejtori i bibliotekës. 20.6.Këshilli mbikëqyrës miraton rregulloren për punën e vet.
< 111 |
faqe - 112 - |
113 > |