Dhjata e Vjetër
< ZANAFILLA >
Kapitulli 46
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | 32 | 33 | 34 | 35 | 36 | 37 | 38 | 39 | 40 | 41 | 42 | 43 | 44 | 45 | 46 | 47 | 48 | 49 | 50

1 Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.

2 Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: "Jakob, Jakob!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".

3 Atëherë Perëndia tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh.

4 Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t'i mbyllë sytë".

5 Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t'i mbartur.

6 Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Éshtë fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij.

7 Ai mori me vete në Egjipt bijtë e tij, bijtë e bijve të tij, bijat e tij dhe bijat e bijve të tij dhe tërë pasardhësit e tij.

8 Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni.

9 Bijtë e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi

10 Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease.

11 Bijtë e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.

12 Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli.

13 Bijtë e Isakarit: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.

14 Bijtë e Zabulonit: Seredi, Eloni dhe Jahleeli.

15 Këta qenë bijtë që Lea i lindi Jakobit në Padan-Aram, përveç bijës së saj Dina. Bijtë dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjetë e tre veta.

16 Bijtë e Gadit: Tsifioni, Haxhi, Shuni, Etsboni, Eri, Arodi dhe Areli.

17 Bijtë e Asherit: Jmna, Jshua, Jshni, Beriahu dhe Serahu motra e tyre. Dhe bijtë e Beriahut: Heberi dhe Malkieli.

18 Këta qenë bijtë e Zilpahut që Labano i kishte dhënë bijës së tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjashtëmbëdhjetë veta.

19 Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit: Jozefi dhe Beniamini.

20 Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.

21 Bijtë e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi.

22 Këta qenë bijtë e Rakelës që i lindën Jakobit: gjithsej katërmbëdhjetë veta.

23 Biri i Danit: Hushimi.

24 Bijtë e Neftalisë: Jahtseeli, Guni, Jetseri dhe Shilemi.

25 Këta qenë bijtë e Bilhahut, që Labano ia kishte dhënë bijës së tij Rakela dhe që kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtatë veta.

26 Njerëzit që erdhën me Jakobin në Egjipt, pasardhës të tij, pa llogaritur gratë e bijve të Jakobit, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë veta.

27 Bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, ishin dy. Tërë personat e familjes së Jakobit që erdhën në Egjipt ishin gjithsej shtatëdhjetë veta.

28 Por Jakobi dërgoi para tij Judën me qëllim që ta fuste në vendin e Goshenit. Dhe kështu ata arritën në vendin e Goshenit.

29 Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij.

30 Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Tani le të vdes, sepse pashë fytyrën tënde dhe ti je akoma gjallë".

31 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: "Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t'i them: "Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë.

32 Ata janë barinj, sepse kanë qenë gjithnjë rritës bagëtish, dhe kanë sjellë me vete kopetë e tyre dhe gjithçka zotërojnë".

33 Kur Faraoni do t'ju thërrasë dhe do t'ju thotë: "Me ç'punë merreni?", ju do t'i përgjigjeni:

34 "Shërbëtorët e tu kanë qënë rritës bagëtish nga fëmijëria e deri sot, si ne ashtu dhe etërit tanë", që të keni mundësi të banoni në vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejnë neveri për tërë barinjtë".