Vallë si qenka dashuria
-------------------------------------
Thonë se vyshket dashuria
Thonë se ajo le vetëm ca gjurmë
Por tek unë po shtohet dita-ditës
Për çdo natë mbetem pa gjumë
Të kërkojë unë në përrallë
Të kërkojë në poezi
Ku je humbur, ku je tretur
Sa i mjerë pa ty kam mbetur
Jo nuk mundem dhe po të dua
Mbi kujime të kaloj
Për çdo ditë fjalën ma thua
A thu, një herë të t´takoi
Vallë si qenka dashuria
të jep frymë pastaj të mbytë
Pak e nxehë e me shumë akull
Fala t´mbetet në fyt
Thonë se koha shëron plagët
Thonë të gjithë se një ditë do kalon
Por tek unë po ndodhë krejt diçka tjetër
Dita ditës më shumë më rëndon.
|
- Teksti : Avni Qahili
- Orkestrimi : Maki
- Muzika : Ilir Shaqiri
- Këndon : Sabri Fejzullahu
|