Ti ke emrin lumturi
-----------------------------
Ishte e bukur ajo ditë
Kur u pamë e u dashurum
Të shëndrisnin ata sy
Ata sytë e tu të shkrumë
Ti më bën të jem i ri
Ti më bën të kem fuqi
Ti ke emrin lumturi
E gjithë bota le ta di.

Ref.:
Ti më je si pranëverë
Në çdo stinë ti për mua çelë
Ti më je margaritar
Më bën të ndjehem krenar
Ti më je një botë e tërë
Më je yll e më je hënë
Ti më je are flori
Më je dritë e syve të mi.

Ishte i bukur ai çast
Kur të pashë e u bën ne bashkë
Që atë ditë në sytë e mi
Nuk ka lotë por dashuri
Ti më bën të jem i ri
Ti më bën të kem fuqi
Ti ke emrin dashuri
E gjithë bota le ta di.
Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Ilir Tolaj
Muzika : Ilir Tolaj
Këndon : Sabri Fejzullahu