Takimi me shoqen e studimeve
-----------------------------
Shumë vjet kaluan që s'ishim parë
Si ti harroj këto vrragë mbi ty
Më vie për të klithur e për të qarë
Shumë më mirë mos t'kisha sy
Mbi flokë t'kishte rreshur borë
Rruhat të loznin nëpër fytyrë
Ku jan ata sy ku ajo dorë
Pse zëri të paska tjetër ngjyrë
Ti ke qenë simbol i bukurisë
Krijuar nga dorë hyjnore
Ndaj i besoja amshueshmërisë
Dhe të tillë të kujtoja prore
Kohë e egër kohë tinzare
Gjurmë që paska lënë mbi ty
Shumë më mirë t'mos kisha takuar fare
Shumë më mirë t'mos kisha sy
|
- Teksti : Arif Demolli
- Orkestrimi : Xhevdet Gashi
- Muzika : Xhevdet Gashi
- Këndon : Sabri Fejzullahu
|