SHËTITU PAK
------------
Njëmijë fjolla ranë, me fjolla ra dhe një tradhti
mos gënje as në shaka, se të gjitha unë i di
pse si ti, vashë si ti, mua më ra hise
dua grua amvise
S'jam viktimë e iluzioneve, nuk jam naive
s'jam ithtare e idilave aq primitive
demode për mua ëndrrat tua djaloshare
merri zemër e shëtiti nëpër trotuare
Shëtitu pak, shëtitu pak
para syve mos m'u plak
e hajt'shëtitu pak
Kohë pas kohe, ta jap lejen, thirr me telefon
n'informata numri yt për mua s'ekziston
mbylle edhe këtë derë me çelës, jo, nuk je e shenjtë
secili tërheq litarin nga ana e vet
Largë dëgjohet se je moto e problemeve
s'jam tifoz i ekipeve pa renome
jeta nuk varet nga ti, tash je e lirë
sot më ke e nesër jo, hajt'ditën e mirë
Për një ditë a dy, për dy vjetë a tri
kënaqu në shëti
ku dhe çka dhe si, jo, nuk ka rëndësi
kënaqu në sheti
|
- Teksti : Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi
- Orkestrimi : Enis Presheva
- Muzika : Aida dhe Armendi
- Këndon : Aida dhe Armendi
|