Pjesë të zgjedhura nga Arben Orhani
< Fantazmat e një epoke të mërzitshme >
Fantazmat e një epoke të mërzitshme
(…hodha një hap, që, gjysmëloja kushtuar atyre
rastësisht, të humbë në fundin e përcaktimit që u
bën përkëdheljeve të fundit të zemrës, këllirës së
keqkuptuar nga i tremburi që varroset zakonisht me
një fund të frikshëm, duke përpëlitur varrmihësin
lakuriq e të gjymtuar, humusin gjithmonë të
zgjuar…)
- E di kë pashë dje?
- Jo, cilin?
- Gjyshin tonë. Ishte lakuriq dhe po
  recitonte monologun e famshëm të Hamletit,
  ndërsa të vdekurit e tjerë të fisit ishin ulur
  këmbëkryq rreth e rrotull dhe dëgjonin të
  mërzitur…
- Edhe sa do të rrish këtu?
- Dy javë…
…edhe e ëma e … dikujt, s’ia mbaj mend
emrin tani, ishte atje. Kishte hipur në majë të
një thane, ku dhisnin të gjithë qentë e fshatit
dhe mbante fjalime për zgjedhjet e ardhshme,
kurse njerëzit, me motorrë e biçikleta, e
dëgjonin me vëmendje. I biri mbante shënime,
i ulur mbi mutin e qenve, me një stilolaps ku
shkruhej Love +, në një bllok kamarieri, i cili
priste më këmbë të merrte ndonjë porosi të
çastit…gjyshja, ishte mbuluar me batanije dhe
më përgjonte nga gishtat pakëz të hapur të
duarve të palara, me të cilat kishte mbuluar
fytyrën e rrudhur. “Taaaaaa!”, i’u hodha unë
si macja miut, dhe ajo kërceu përpjetë e
trembur, gjoja flinte, si bukuroshja. Gjeti
përtokë një cigare të ndezur dhe ma ngjeshi
në gojën pak të hapur. Dhëmbin e thyer ma
zëvendësoi me filtrin e cigares, ishte me dhe
e me shije si mut qeni…e ëma e atij debilit
nuk pi, më ngjan, por sytë i flakërojnë e fillon
të rrokulliset si e çmendur mbi kashtë po të
shikojë tym. Në kashtë, atje po e përgjoja një
herë, kishte hapur këmbët dhe ia kishte
rrethuar belit të kamarierit dembel. Nuk ia
hoqi derisa i erdhën flakët afër dhe i
përcëlluan leshin, kurse ai tjetri, me pamje
prej shpëtimtari hipur mbi kalë të bardhë,
filloi t’i bënte shurrën zjarrit, por ai flakëroi
më shumë, sikur të ishte alkool, fundja
kamarier ishte, pinte…një sy e kishte të nxirë,
të zi nga jashtë e të kuq nga brenda, ngjante
si zog bufi me atë hundë në surrat, si zog
haleje, hale fshati…gropë e madhe me mut,
ku futen pulat e qentë e uritur. Njerëzit nuk
guxojnë të ulin brekët se…gropa të mëdha,
nejse, si syri i zi i kamarierit: pak i kuq, në
mes të së kuqes një e zezë tjetër, bebja e
syrit…vrimë e zezë që thith fort, e etur për
gjithçka…edhe gjyshja ime, kur ishte e re dhe
e bukur në gjumë, ashtu bënte: mbante
fjalime në majë të gjyshit, i hipte në qafë që të
ishe më lart…gjyshi, si thanë, vdiq…kishte
flokë të gjata, shumë të gjata, dhe i ngelën
jashtë varrit…mbi beton…dhisnin gjithmonë
qentë, sapo dilnin nga gropa e madhe, atje
ku mbijnë shumë thana…dikush ndezi
motorrin dhe iku me shpejtësi. Ose u mërzit
ose shkoi të lajmërojë të tjerët për të dëgjuar
fjalimin…të gjitha gratë, pa përjashtim,
depilohen…të gjitha i kanë sytë të nxirë,
natën nuk flenë, nuk dihet nga zhduken,
pastaj shkojnë te varri i gjyshit dhe marrin nga
një tufë lesh…gjyshi e tradhëtonte gjyshen me
të gjitha gratë e fshatit që kishin biçikleta: të
kuqe, të zeza, të verdha, pa kolltukë; ua
shkulnin sapo i blinin, pastaj ua jepnin nga
një xhiro burrave, pastaj ata rrinin më shumë
mbi biçikletat pa kolltukë, sesa me gratë e tyre
shtatzëna synxira, dhe pastaj shkonin atje, te
thana, ku kishte hipur e ëma e atij kopilit, që
ishte më i madh se kamarieri, i cili e qëllonte
në vesh duke nxjerrë jashtë gjuhën e duke u
zgërdhirë, kurse e ëma pirdhte që nga maja e
thanës zëçjerrë e duke nxjerrë stërkala
pështyme që u binin në fytyra dëgjuesve
gojëhapur e dhëmbëprishur…i hanin
krimbat…një herë, gjyshi më gjeti një krimb
në brekë: ishte askarid i ngordhur. Dy javë në
brekët e mia, domosdo që do të
ngordhte…po sikur…një qen, ta kapja e ta
fusja në brekë, sa do të duronte, vallë???
- Dy orë, jo më shumë! Qenit do t’i
bllokohej frymëmarrja dhe do të pësonte
atak…ose nga frika, do ta ngacmonin
receptorët e qeses së urinës dhe do të…mjaft,
trap, shko bëje në banjë, merr me vete edhe
regjistruesin, shpejt…
…gjyshja e shkretë, ka mbetur vetëm me
minifundet e saj ngjyrë rozë dhe zien
gështenja, kapulit sytë e qan për gjyshin me
flokë të gjata…kaçurrelsi im, eh…e di kë
pashë tjetër? Komshiun me biçikletë…vetëm
gjyshi im nuk kishte biçikletë, por një gomar
të zi, të cilin e ngiste më shumë gjyshja.
Shkonte për të prerë dru bashkë me t’ëmën
e atij që gjuante kamarieri në vesh, ajo me
biçikletën e të birit, të cilin e detyronte të
përgjonte kamarierin kur futej në kashtë ose
në banjë…sa shumë krimba kishte patur varri
i gjyshit!!! Mbase ishte shumuar krimbi që gjeti
në brekët e mia dhe e futi në xhep, pastaj
shkoi t’ia tregonte gjyshes…diku ku e fshehën
ata të dy…edhe dhëmbët i kishin rënë gjyshit,
vetëm njëri, i krimbur, i dilte përpara si trim.
E ngacmova me gjilpërë, por gjyshi nuk lëvizi
fare, madje as gojën nuk e mbylli; sa herë
flinte gojëhapur i ngacmoja dhëmbin e
prishur, që të ulërinte, por më përpara e lidhja
mirë pas karrikes ku e zinte gjumi…jam si
merimangë, me këmbë të pushitura, të
padepiluara. Po të lidha, nuk të zgjidh
dot…gjyshi ulërinte, kur nga dritarja u fut një
vajzë, e cila mbështeti biçikletën poshtë
dritares. Gjyshi pushoi së ulërituri dhe
buzëqeshi. Vajza, me sy të nxirë nga jashtë e
brenda të kuq, ngriti fustanin e madh dhe
mbuloi, veç gjyshit, edhe karriken. Pastaj filloi
të ulërinte, megjithëse dhëmbët i kishte të
gjithë të rregullt. Si të mos i kishte: 19 vjeç
ishte, edhe zërin e kishte të fortë, aq të fortë,
sa, po të thërriste që nga maja e thanës, do t’i
shurdhonte qentë poshtë saj. Kurse gjyshi
vetëm rënkonte, i gjori! Çiklistja iku me vrap
nga dritarja, kurse gjyshi me kaçurrelat e gjata
varur supeve, pushoi së rënkuari. Dola nga
vrima ku isha fshehur dhe iu afrova. I
ngacmova dhëmbin me gjilpërë, por nuk lëvizi
fare, madje edhe kur i thashë se kisha një
krimb tjetër në brekë, kësaj radhe të
gjallë…më shumë nga të gjitha qante ajo
çiklistja me dhëmbë të bukur e të rregullt, e
veshur me të zeza. Edhe biçikletën e kishte
lyer me kongjij të zinj. Pastaj u rreshtuan të
gjitha të më puthnin mua. Më jargosën gjithë
surratin me gojët e shpifura dhe disa prej tyre
më prekën me dorë krimbin duke qeshur kur
u thashë se ishte ende gjallë. Vetëm kur erdhi
të më puthte ajo që qante më shumë, më
ndritën sytë. Futa dorën në brekë, kapa
krimbin, i cili kishte një javë që përpëlitej atje,
dhe ia futa në gojën e bukur që po i afrohej
gjysmëhapur hundës sime plot qurra…le t’i
krimben edhe asaj dhëmbët si të gjyshit, i cili,
edhe në brekët e saj, mbase ndonjë krimb po
kërkonte. U mblodhën qentë duke ngrënë si
të babëzitur ujëvarën e të vjellave e të jargëve
që dilte nga stomaku i çiklistes 19 vjeçare me
dhëmbë të bukur e të rregullt. Pastaj i hipi
biçikletës dhe iku, ndërsa gratë e tjera
shkallmonin dheun e lagësht, nga ku dilnin
ca krimba të ngjashëm me krimbin e brekëve
të mia.
…ku e ke besën që na dhe?!, qanin gratë
te varri i gjyshit, por ai ishte tre metra nën
dhe, me flokët jashtë mbi beton. Gratë nuk
depiloheshin më dhe kishin shtuar orët e
xhirove me biçikleta, sidomos ajo që…u mbyt
në lumë dhe leshi i sqetuallve i dukej si
lleshterik i madh i vjetër, ku mund të fshihej
fare mirë një ngjalë e madhe e dhjamur…sa
herë që binte shi, ai debili i dhjamur, e ëma e
të cilit rrinte majë thanës duke u çjerrë si
sorrë, merrte një sapun e lahej. Një herë, kur
e ëma po shurronte si lopë që nga maja e
thanës, ai mendoi të lahej, më në fund, dhe
mori një copë dhjamë e filloi të fërkonte
kokën. Flokët iu ngritën përpjetë, sikur të
donin t’i iknin nga koka e të shkonin majë
thanës, pranë s’ëmës. Që atëherë, kamarieri
nuk iu afrua dot që ta gjuante në vesh, pastaj
ku të linin qentë t’i afrohej kush atij debilit: e
lëpinin si të babëzitur ngado, sidomos flokët,
ia hëngrën të gjitha duke ia shkulur, kurse ai
u thoshte qenve duke ulëritur të mos ia
prishnin vezët e morrave, që ngjanin si perla
të mëdha të bardha në një pe të hollë të zi, i
pafund në atë mori dhëmbësh qensh lara-lara;
jo nga ngjyra e lëkurës, por nga një sëmundje
e re që u kishte rënë kohët e fundit të gjithëve
duke i lënë pa qime vende-vende, madje dhe
pa lëkurë. U dukej mishi si i çjerrë nga
dhjetëra dhëmbë të prishur, si dhëmbi i gjyshit
tim, madje, njëri kishte ca krimba të vegjël të
bardhë të ngulur në mishin e kurrizit…unë,
njëherë, mbylla në kasollen e qenit maçokun
sterrë të zi, një rosë, ca pula dhe komshiun
tim, të cilin e gënjeva duke i thënë se qeni
kishte bërë vezë të kuqe. Mbylla fort e mirë
derën dhe mbajta frymën për të dëgjuar.
Dukej si diçka që vinte duke u zmadhuar nga
fundi i ndonjë shpelle, si kometë, si orkestër
e çakorduar: çjerrje, ulërima, kakarisje,
përplasje, mjaullima, kafshime,
pordha…tërmet! Hapa derën: që andej
fluturoi një maçok i zi, i zbukuruar me krahë
e pendë të bardha, si dashnore faraoni, pula
e rosa me papionka dhe brirë, bythëjashtë; më
në fund komshiu im, me mustaqe të zeza, sy
të nxirë nga jashtë e të kuq nga brenda, me
një vesh mangët, nga ku i dilte gjak, dhe qeni,
i cili i kishte shqyer pantallonat komshiut tim
dhe, si i mërzitur e i zgjebosur që ishte, po e
përdhunonte me një furi të papërmbajtshme.
Gjyshi im doli me nxitim nga shtëpia me
pushkë në dorë, duke iu valëvitur flokët e
gjata e duke marrë shenjë nga kolibja e
qenit…bam…klithmat ngjethëse të qenit
zgjebarak u ngritën në qiell, kurse komshiu
mori frymë i lehtësuar, megjithëse plumbi i
përcëlloi bythën dhe brenda saj i ngeli një
pjesë e qenit, që gjyshi ia këputi pa
mëshirë...qeni vajtonte me zë dhe lëpinte
gjakun që i dilte nga fundi i barkut; fluskat e
gjakut përzjeheshin me ulërima në gojën e
qenit, ndërsa sytë e mëdhenj të habitur të
komshiut, si sy struci, u ngulën atje, duke
marë një formë të zbutur e mëshiruese, një
dritë të brendshme pëlqyese e të paturpshme
epshi…një gojë e mbushur me makarona të
zeza ose me lesh, lëshonte që nga maja e
thanës tinguj me ndikim të fuqishëm te
njerëzit, të cilët ishin shtuar aq shumë, sa që
poshtë thanës shërbenin tashmë edhe dy
kamarierë të tjerë, që mbllaçiteshin gjithë
kohën duke u krruajtur…aq të shpeshta i
kishte njëri prej tyre këto krruarje, sa shkoi e
u mbështet pas një muri të pambaruar e u bë
njësh me të, duke u fërkuar nga të gjitha anët
e trupit: kur mbaroi dukej sikur ishte
holluar…u përplasa me të birin e asaj
llafazanes së thanës, kockat delikate të kafkës
sime imcake u përplasën me dhëmbët e tij të
verdhë, të trashë e të fortë, që mbanin erë
djathi të prishur, por ngjanin më shumë si
krimba mëndafshi të ngrirë. Këmbët më
morën me vete disa hapa mbrapa dhe rashë
bythazi, ndërsa rreth e rrotull kokës sime
filluan të vraponin si të çmendur disa minj,
pastaj ikën dhe erdhën zhabat, më vonë sorrat
që hëngrën zhabat, pastaj ca “Mercedes Benz”
me targa CD…isha perandor dhe po ecja në
rrugë, nga të dyja anët e së cilës ushtarë të
gjatë e të drejtë mbanin nga një fshesë në
dorë, që e zgjatnin mbi kokën time…m’u thye
një vezë në kokë dhe vura dorën: ishte glasë,
e lëshuar nga një korb, banor i pemës-ushtar
mbjellë anash rrugës. Nga pamja dhe era
dukej se kishte 100 vjet peng, kapsë tek ai korb
i stërzi e i stërmadh…ai debili i qeshi pemës,
sikur të ishte përplasur me të, dhe e puthi
me dorë: mbase i ngjante me t’ëmën e dashur,
e cila ishte bërë njësh me shtëpinë-thanë,
madje kishin filluar t’i mbinin edhe disa pendë
nëpër krahë e bythë, t’i rritej leshi si majmun
etj, etj, etj, (2000 vjet më vonë e kishin gjetur
të fosilizuar nën një mullar kashte, me të birin
afër, dhe tani është në një muze të famshëm
të botës) me një fjalë: gjysmëzvarranikegjysmëzog,
një gjë e tillë pak a shumë…i biri,
megjithëse shumë kohë nën dhe, ishte i
paprishur; toka e kishte ruajtur të virgjër,
ashtu, të ngrirë në mes të atyre lëvizjeve idiote
që bënte gjithmoë kur përzinte qentë, macet,
zogjtë ose mizat, që e ndiqnin gjithmnë kudo.
Nëpër trup kishte të ngjitura shumë nga ato
gjallesa, që nuk iu ndanë edhe nën tokë. Sapo
u dëgjuan tinguj muzike moderne lëvizi dhe
filoi të kërcente si robot fantastiko-shkencor…
…po pse ti i pari, më mirë unë se…jo,
unë…pse?!…unë…më hëngsh…epo mirë,
kthehu…shtyva ngadalë derën e sallës së
konferencave për shtyp dhe pashë fillimin e
një akti seksual, sa për të thënë, midis një
prifti dhe një hoxhe, të dy pleq të nderuar që
u ishin ndryshkur kockat (edhe
spermatozoidët e shenjtë) …na fal, se…ne
atëherë kujtuam se me dy-tre herë nuk do të
arrinim deri këtu, por…ja, fjala nxjerr
fjalën…unë, i hutuar pas portretit të
presidentit të varur në mur, hoqa mendjen
që atje dhe u përgjigja i bezdisur:
ëëë?!…pastaj, pa pritur përgjigje, hodha sytë
me nxitim mbi fytyrën e zverdhur të
presidentit, të cilës i ishin shtuar me kongjill
të zi një palë mustaqe të gjata simentrike dhe
brirë lope, ndërsa në qafë varur një palë
çorape të qelbura. Poshtë çorapeve ca minj,
aq të mëdhenj, sa mund t’i mbaje për të
ruajtur shtëpinë, jo vetëm nga kafshët, por
edhe nga hajdutët më të rrezikshëm, të cilët
urreheshin nga minjtë, sepse, kur vidhnin,
gërrmonin edhe në vrimën e miut duke marrë
çorapet e qelbura, të përdorura si pasuri e
paluajtshme nga ky i fundit në ankandet e
shumta të zhvilluara gjirizeve të botës, ku
rridhte gjithë kohën, në mes të jashtëqitjeve
e lëndës së ndyrë të përgjithshme, edhe
ndonjë shishe bosh me tapë të mbyllur mirë,
për të mos u hapur rastësisht gjatë udhëtimit,
e flakur qëllimisht nga ndonjë poet i
dashuruar, që më shëmbëllen gjithmonë me
komshiun tim, është bërë edhe ai poet…thes
me gurë, si i vdekur, u plandosa mbi krevat
dhe, duke kërkuar me dorë nënkresën, kapa
diçka të fortë: kama e ndryshkur e gjyshit…
…edhe gjyshi u përpoq disa herë: sapo
hidhej nga kati i 99 i Kullës së Babelit e prisnin
gratë me sustën e krevatit, dhe gjithmonë
përfundonte i çjerrë e i përdhunuar, por më
duket se ligji nuk e njeh këtë lloj krimi, dhe
ai nuk kishte ku të ankohej, përveçse tek e
ëma e dikujt që rrinte poshtë thanës dhe të
të s’ëmës. Ajo e shprehte këtë shqetësim
përpara njerëzve, të cilët, ose kuptonin
gjithçka që llomotiste dhe ngeleshin
gojëhapur nga zgjuarsia e saj, ose nuk
kuptonin asgjë dhe hapnin gojën se mbase u
dukej sikur ajo do t’u hidhte diçka për të
ngrënë; të ishin të përgatitur…gjyshi u hidhte
fara kungulli, si të ishin majmunë, dhe luante
me ta duke u kënaqur…për mendimin tim,
fjala e duhur është i vetmi shërim për të
çmendurit, aty qëndron i gjithë sekreti, te
përdorimi i fjalës… rep për të kapur në kafkat
misterioze atë të fshehtë, misteri më i madh i
gjithë kohërave, të cilave ato kafka u kanë hyrë
në pjesë…mos vdis, o trap, mos vdis se na
duhesh për të luajtur futboll; mbetemi dhjetë
vetë…merrni të ëmën e atij debilit për
portiere se i pret mirë topat…edhe dy javë
portier, booo…krimbi duron dy javë në brekët
e mia: merr frymë me lëkurë, qeni dy orë: me
mushkëri…edhe në Trojë, te kushërinjtë e mi
të largët, kishte shumë thana; atje shkonte për
pushime ajo gruaja, merrte me vete edhe të
birin…njëherë, u kujtuan për të ca tipa, nuk
më kujtohet mirë nga erdhën, duke ulëritur
se kushërinjtë e mi kishin rrëmbyer atë me
gjithë të birin. Ata tipat erdhën me një ushtri
të madhe: helikopterë, llastiqe, gurë të
rrumbullakosur dhe një mushkë prej druri.
Brenda saj fshehën një pervers, i cili la gruan
në shtëpinë e komshiut dhe vetë la mendtë
pas fustanit të thanëlartës; bënte edhe
veprime të turpshme me trungun e thanës
(mbase e ngatërronte me padronen:
psikologët këtë e quajnë zhvendosje, thjesht
zhvendosje, as edhe me një fjalë tjetër nga
mbrapa). Ai tipi, me shumë mundime, gjeti
rrugën e shtëpisë për nja 10 vjet (mbase 11),
sepse nuk la bordello e pijetore pa hyrë
rrugës; më në fund, pasi provoi të ngiste edhe
një biçiketë pa kolltuk, e gjeti shtëpinë me të
shoqen brenda, që ishte bërë pornstar, dhe ia
fali të gjitha mëkatet duke e detyruar të bënte
gargarë me ujë të bekuar; pastaj rrojtën të dy
lumtur…ata tipat kishin sjellë me vete edhe
një qorr bejtexhi, nuk më kujtohet emri tani.
Pastaj filluan të grindeshin me njëri-tjetrin
përpara mureve të Trojës për një biçikletë pa
kolltuk të vizatuar me kongjill të zi, të cilën e
kishin gjetur rrugës për në Trojë, të ngjitur
pas një skeleti me dhëmbë të mprehtë.
Kushërinjtë e mi nuk e vrisnin shumë
mendjen dhe argëtoheshin si gjithmonë:
shkonin në disko e kërcenin deri natën vonë,
bashkë me atë shëmtirën e të birin. Kur bënin
dritat fap-fap në të qindat e sekondës, fytyra e
saj dukej aq e shëmtuar, sa njëri nga ata i theu
shishen kokës: iu duk si dordolec që
donte t’i hante të gjithë. Ajo nuk shkulej
nga Troja pa mbaruar plazhin dhe
thanat…mashkull…femër…mashkull…femër…
kushërinjtë e mi grindeshin me njëri-tjetrin
për seksin e mushkës prej druri që ndodhej
jashtë mureve. Një polic, të cilin më vonë e
hëngrën ca krimba të mëdhenj, që dolën nga
sistemi i ri i ujërave të zeza të Trojës, i
paralajmëroi të gjithë se mushka vuante nga
sëmundje seksualisht të transmentueshme,
por askush nuk ia vuri veshin, madje e shanë
edhe nga nëna…vunë alarmin e orës në tre
të mëngjesit të së premtes dhe u zgjuan të
vidhnin mushkën prej druri për ta futur
brenda në qytet: po të ishte femër do ta
nxirrnin në rrugë, që të punonte si prostitutë
për 13 euro nata, po të ishte mashkull do ta
tridhnin e t’ia falnin asaj që mbante fjalime nga
maja e thanës dhe të birit debil, të cilin e
qëllonte gjithmonë në vesh një kamarier me
sy të nxirë anash e të kuq në mes. Vunë
maskat e zeza në kokë, rrëmbyen
kallashnikovët dhe hapën portat e mëdha, që
kërrkëllinë…ata tipat: diku luanin të mërzitur
me letra, ca të tjerë bënin gara me biçikletën
e gjetur (e kishin zgjidhur problemin e
pronësisë: e përdornin sipas përqindjes së
aksioneve që kishte secili në një firmë të
madhe ndërtimi në Egjipt), kurse ca të tjerë
luanin symbyllazi me bejtexhiun, që zgjaste
duart e i fuste ngado: nëpër pantallonat e tyre,
nëpër flokë, gojë e rrotat e biçikletës, derisa
u përplas me një thanë e ra përtokë i vdekur.
Nuk ia vari asnjëri, përveç një tipi, të cilin,
kohë më vonë, e therri e shoqja me thikën e
bukës, sepse kishte përdorur perzevativ të
vjetër para se të shkonte në luftë, dhe kur u
kthye që andej, jo vetëm që gjeti një tufë
kalamanj që po hanin kos, por hyri dhe me
këpucët gjithë baltë në shtëpinë e
pastër…nejse…mushka ngjante si gjel me sisë
dhe i kishte të dyja sekset: ndoshta kishte bërë
operacione transseksuale, ku di unë…
- Më jep një copë gazetë?
- Pse?
- ?! …në hale, shpejt…më zuri barku nga
thanat…
…brenda mushkës prej druri kishe ca
qese me gjak të infektuar me
SIDA…kushërinjtë e mi e ngatëruan me verë
të kuqe dhe e pinë, pastaj vdiqën…kur u
zgjuan ata tipat i vunë flakën gjithçkaje dhe
pas dy javësh vendi ngjante me një pjatë të
madhe duhani të mbushur me hi, këmbët e
mushkës të lyera me gjak, si bishta cigaresh
të futura përgjysmë në hi, cigare të pira prej
prostitutash buzëlyera vesh më vesh, ose
buzëgjakosura nga kushërinjtë e mi,
mbrojtësit e tyre…pastaj, ca njerëz me brekë
të gjera e çorape të mbështjella pas
kokës…shkulën hekurat e murit rrethues të
shkollës dhe iu vërsulën kushërinjve të gjyshit
tim, por ai nuk i lejoi, se, fundja, kushërinj i
kishte, por ata ishin shumë pordhacë dhe e
mbanin veten për të ditur…ai debili flokëkuq,
e ëma e të cilit shpëtoi gjallë nga pushimet
verore, kishte shumë qejf të peshkonte. Sytë
e peshqve i ngjiste në ballë dhe i linte të
thaheshin atje. Kur nuk kapte asgjë, shfrynte
qurrat dhe i vinte në ballë, që të ndritnin në
dritën e diellit…përvëlues të
shkretëtirës…vetëm në hijet e piramidave
mund të shikoje ndonjë hienë, nga bajgat e
të cilave bëheshin parfumet më të mira të
botës për të mbytur erën e djersës së
sqetullave faraonike… sy peshqish nëpër
mjegull...një mumje mashkull, që ia kishin
prerë e ia kishin vënë në gojën e tharë e të
fishkur, ngjante si polic rrugor me bilbil në
gojë…i ishte tharë goja për një pikë ujë…t’i
bëjmë shurrën, të mbijë, ta vaditim; për dy
javë do të japë fruta, kokrra, kaktuse a
papiruse, diçka e tillë…dy javë duron krimbi
në brekët e mia, merr frymë me lëkurë…pore
fantastike…një qen, dy orë, me
mushkëri…lëkurë pa pore…daulle fantastike,
për valle burrash, në disko…ca tipa të
plevitosur që hanin vetëm patate, shkulën
thanat nga rrënjët dhe panë njëri-tjetrin në
sy të çmeritur. Pastaj përplasën këmbët
përtokë dhe filluan t’u rrëmbenin njerëzve
biçikletat e t’u hanin telat e hekurt, pastaj u
futën te kolibja e qenit të gjyshit tim dhe fjetën
gjumë, pasi e hëngrën edhe qenin e bërë
synet me armë zjarri; të gjithë ngjanin si ameba
e paramecë të dhjamosur, të cilët kishin zënë
pleshta e morra të kuq…edhe rrotull thanës,
kishte aq shumë njerëz, sa dukeshin si
milingona që gëlonin vetëm aty, për shumë
kohë, pa lëvizur nga vendi, kamarierët
mbllaçiteshin e kruheshin ngado, sidomos te
sytë e nxirë si vula të lagura nga lotët e
shkaktuar prej qepëve që kishte vënë në
veshët e skuqur i biri i asaj që fliste dhe çdo
gjë e bënte që nga maja e thanës, për të cilën
thuhej se ishte mbjellë për herë të parë prej
jashtëtokësorëve, apo…më duket se dikush
ishte urdhëruar atje me nja dhjetë fatura
pagesash, diçka e tillë, nuk më kujtohet
mirë…sa shumë që harroj…booo, edhe dy
javë…po sikur të rri përgjithmonë?!…mos
vdis këtu, o debil, shko në banjë, merr edhe
një copë letër me vete që të shkruash
testamentin…
…rrija shtrirë në krevat, me sytë lart në
tavanin e pistë. Sipër meje qëndronte
kokëposhtë një mizë e madhe, shumë e
madhe; mbase kishte pirë shumë gjak. Lëviza
vendit, edhe ajo lëvizi: bënte të njëjtat lëvizje
që bëja unë. Mendova: sikur të isha unë
ngjitur pas tavanit dhe t’i bija mizës përsipër
do të më bënte pis me lëngun e saj dhe gjakun
e thithur nga ndonjë kufomë. Tavani më
afrohej, mbase nga pesha e njerëzve që ishin
sipër, afrohej bashkë me mizën dhe me
gjumin. U mundova të rrija zgjuar derisa ta
kapja me dorë e ta hiqja që andej. Zgjata
pëllëmbën dhe e shtypa fort pas tavanit:
kërciti duke nxjerrë gjak të zi. Mora frymë
thellë dhe mbylla sytë. Kur të zgjohem do të
mendohem sesi t’i shpëtoj tavanit, të cilin e
kishin parë të gjitha gratë e fshatit dhe e kishin
ndyrë me këmbë, këllirë…se nuk më tremb
vrasësi, por viktimat. Jam njeri, prandaj
gjithçka duhet të më hapë rrugën. Nuk dua
asgjë në rrugë, as njerëz, kuptohet për cilët
njerëz e kam fjalën. Kurat e ndryshme më
tmerrojnë, më trembin, më ngrejnë nervat,
më bëjnë keq…nuk dua të të mbroj më, nuk
ia vlen…sytë e kuq nuk i duroj dot, jam njeri
më shumë se kurrë dhe nuk duroj dot më,
po pëlcas. Është diçka më shumë se ngulitja
e syve dhe lëvizja e ndyrë e buzëve. Megjithatë,
tani për tani, nuk pres asgjë, asnjë që të më
thotë se jam i keq e i poshtër, këllirë,
fundërrinë. Po, jam! E pastaj, çfarë?! Vazhdoj
të hedh poshtë gjithçka dhe duroj deri në
pikën e fundit. Tani kam një dëshirë të
papërmbajtur të mbars vdekjen duke e
shkërdhyer egërsisht, derisa të thërrasë:
“Mjaft, mjaft më, se më çmende!”. Pastaj ta
përzë me shkelma bythëve hollake, ashtu,
lakuriq, dhe mantelin e saj të zi erëkeq ta mbaj
për vete…mos kujto se është shpëtim, as llum,
as dëshpërim. Do t’jua them vetëm po të më
puthni bythën, por vetëm një herë, se pastaj
ma ndotni me jargët tuaja. Ose duroni derisa
të fle dhe ma puthni tre herë, që të kënaqeni!
Jam i mirë? Po, jam! E çfarë pastaj? Mua më
pëlqen shumë të qesh si i çmendur, bëj
gjithçka që të jem ashtu, të eksitohem në kulm.
Të qeshurat e tjera më duken si tingujt e
ndonjë simfonie të Inkuizicionit. Jam gati të
rend rrugëve të pista duke i lëpirë, derisa
gjuha të më bëhet e zezë dhe pastaj t’i pështyj
njerëzit me të qeshur e duke i treguar me
gisht, derisa ndonjë vdekje tjetër të vijë që
mbrapa kurrizit tim dhe t’i shikojë ngultas,
pastaj të buzëqeshë e të vazhdojë rrugën, por
tani kam vetëm një dëshirë: të më puthin
bythën, se pastaj do t’i tregoj të gjitha, edhe
vendin ku kam patur orgazmën e parë me
vdekjen e i mora mantelin e zi famëkeq. Jam
njeri, më ka mbetur edhe një botë e tërë për
të dhjerë me shenjtin tim. Kam kaq shumë
punë, është botë e madhe, më hapni rrugën
se po më shpëton…
…para se të vdisja, i lashë hijes sime
porositë e fundit. Deri tani, ajo m’i ka kryer
të gjitha porositë me besnikërinë më të
madhe, ashtu siç askush nuk do ta bënte. Sapo
nxora frymën e fundit, më rrëmbeu në krahët
e hollë, më hoqi rrobat nga trupi dhe më
hodhi në kurrizin e saj të brishtë. Njerëzit
ngelën gojëhapur, por hija nuk i la t’i mbyllnin
e t’i hapnin përsëri: ia mbathi, me mua në
krahë dhe me kokën duke m’u tundur, pa
zhurmë dhe shumë e shpejtë, si vdekja ime
(lloji më i mirë i vdekjes). U drejtua e heshtur
drejt një pirgu të madh plehërash që digjeshin
dhe më hodhi në flakët lëpirëse. Priti gjersa
u bëra hi duke mbajtur duart te goja që të mos
i shpëtonte ndonjë psherëtimë keqardhjeje.
Pastaj u largua me hap të ngathët e të pasigurt.
Në të vërtetë, më erdhi shumë keq: s’kishte
ku të shkonte, s’kishte asnjë vend ku mund
të rrinte, sepse unë nuk do të kisha një varr
me fotografi, ku mund të kisha pozuar duke
qeshur kot, dhe me budallallëqe të shkruara
sipër. Do të endej kot nëpër botë, duke mos
kërkuar e pritur asgjë, ashtu si bëja unë
njëherë e njëkohë. Hija ime ka mësuar shumë
gjëra prej meje dhe gjithçka e kemi bërë
bashkë, por tani ajo do të jetë diçka tjetër: si
mua, por pa hije. Do të jetë fare vetëm, madje
një gjysmë e vetes. Do të ketë vetëm një të
mirë: nuk do të ketë probleme për t’u djegur
në zjarr, që të mos ketë varr, si mua, sepse
nuk do të ketë njerëz që ta duan, si mua, ose
kokëçarje të tilla. Do të jetë pothuajse një
kufomë pa erë të keqe, që nuk i prish punë
askujt dhe që do të donte vetëm të integrohej
në ndonjë varrezë (fundja, vetëm një banesë
e fundit ku të futë kokën i duhet, asgjë më
tepër). Ose, po të dëshirojë, mund të gjejë
ndonjë njeri pa hije (të tillë ka sa të duash)
dhe, fundja ai tjetri do të ngelet i kënaqur,
sepse do të fillojë të bëjë hije mbi tokë. Ajo
mund t’i mësojë shumë gjëra të thëna prej
meje, por, nëqoftëse është e zgjuar, nuk duhet
t’ia tregojë të gjitha, sepse ai tjetri mund të
veprojë njësoj si mua dhe hija do të ngelej
përsëri vetëm, duke nisur gjithçka nga fillimi
dhe duke i bërë të tjerët të bëjnë hije mbi
tokë me hijen time. Dhe mundimi i
testamentit tim do të shkonte kot…
…pres qetësinë, pastaj sjell përpara
pasqyrës, në të cilën jam zhytur i pari…pashë
një fytyrë të zhubrosur nxitimthi; ca dele
kullotnin mbi kokën me xhunga; flokët binin
një nga një, si kalatë e dikujt që nuk ia mbaj
mend emrin tani; erdhën ata me brekë të
gjera, morrat…zorrët e morrit, hematoma
nëpër brinjët e pleshtit që nga epoka e gurit:
paleoliti, mezoiti, neoliti…edhe Prometeu,
shkërdhatë u tregua; na dha vetëm një gur,
por thuaj “sa mirë që gjetëm gurin që harruar
në mes të rrugës njëfarë Sizifi, i cili shkoi të
jetonte në bordello…po morrin, pse e krijoi
ai i madhi fare? Të gjithë na e kanë futur sa
krahu: fundja, pa ne, ata nuk do të mund të
bëheshin dot kurrë heronj, vetëm për këtë
na duan…përplasa gurin që më dha njëfarë
Prometeu me atë të njëfarë Sizifi dhe
shkëndijat i mbajta për veten time, për të
djegur qentë morracakë që më zënë rrugën e
lehin kotsëkoti, sa lehtë marrin flakë, si fitilë
më barut; janë të lyer me llak, shkumë
flokësh, lloj-soj parfumesh të nxjerra nga
bajgat e hienave kërrmëngrënëse…booo,
metan, sikur të haja edhe unë gjëra të
ngordhura mbetur anash rrugës, kushedi
ç’parfum të mrekullueshëm do të bënin
shkencëtarët me bajgat e mia, femrat marsiane
do të çmendeshin pas meje, pastaj do të më
kërkonin autografe, por nuk do t’ua jepja, pa
ma dhënë njëherë…
- Më kanë humbur çelësat e depos së
vjetërsirave!
- Të depos sime? Ku?
- Më ranë në vrimë të hales, më fal!
- S’ka gjë, se e shqyej derën me shkelma!
…në depon e vjetërsirave; dikush kishte
parë atje cigaren e ndezur të ndonjë kovaçi
pijanec dhe shpiku një histori me fantazma,
lugetër e perëndi: e bëri vetëm për të dalë
në televizor. Depos sime i vunë edhe një
emër: Olip…Polip…Pilo…Pi…Pi…Olimp më
duket se ishte…nga emri: si vend i denjë për
të bërë orgji…si gjyshi…edhe ai, gruas së
kushedisekujt, i mbështeti kokën pas
kolonave dhe e pyeti në fund, duke u tallur e
mbërthyer ngeshëm pantallonat: “Hë, i
dëgjove lajmet, të rëntë kanceri me ngjyra të
rëntë. S’ka gjë, pi shurup minjsh dhe të ikën,
shërohesh për dy javë, ose pi raki thane që të
harrosh”…më mirë gjysmëbudallenj; të
paktën nuk kuptonim ç’bëhej rreth e rrotull
dhe do të zhgërryheshim lëndinave, të
ngopur e të lumtur si zogj haleje…
- Po ti, kur e ke datën e skadencës? Unë
nuk e shikoj dot timen, se e kam në qafë,
njëherë që doja të shikoja desh e theva,
qafën…
- Nuk e di, edhe unë atje e kam të shtypur.
Sikur ta kisha të shtypur në tapën e ndonjë
vrime të trupit, të paktën të isha gati…edhe
sa do të qëndrosh këtu?
- Edhe dy javë!
…dy javë: dalin e teprojnë për të
përdhunuar Zeusin dhe gjithë sojin e
sorrollopin e tij, komshijtë, shokët, vartësit,
madje edhe ata që kanë të njëjtën nënshtetësi
me të, pastaj t’ia futësh vetes me kënaqësinë
më të madhe, duke bërë harakiri me zorrë të
lidhura në qafë, si gjyshi im, që përdori thikën
e bukës, megjithëse e pamprehur, e
ndryshkur e gjysmë e thyer në thembrën e
një gogoli që mbajta dy javë peng në brekët e
mia, bashkë me Zeusin dhe sojin e sorrollopin
e vet, duke ndjekur njëri-tjetrin vërdallë, si
pordhët nëpër brekë. Kush duron dy javë do
të jetë i pavdekshëm, por varet se me çfarë
do të marrin frymë: mushkëri, lëkurë apo me
të dyja bashkë, si amfibë. Ndokush edhe mund
të ngordhë nga mërzia, kështu që do të
detyrohen të flasin gjersa t’u zërë goja lesh,
do të lodhen duke u vërdallosur, do t’i marrin
këmbët në krahë dhe do të enden plot dy
javë…duke bërë shurrën në vrimën e hales,
se jam me kulturë, vura re një mizë të madhe
jeshile, e cila i vinte korthi litarit të verdhë që
bëhej lëmsh në vrimën e zezë. E lëviza litarin,
jo drejtpërdrejt, dhe e lidha mizën pas
lëmshit të zi brenda në vrimë. Unë, unë, që
nuk kisha vrarë as edhe një mizë deri atëherë
(vetëm një, por gabimisht, jo për fajin tim).
Bashkë me mizën u mbyt edhe Zeusi, i cili pa
litarin e u kap pas tij për të zbritur fshehurazi
nga brekët e mia, dhe të mendosh që i kishte
mbetur vetëm një javë…le ta hanë minjtë tani,
po s’pati ngelur te shpikja më e madhe e
njeriut, te sifoni, duke e bllokuar
përgjithmonë: jo për gjë, por nuk kanë me
çfarë të ushqehen qentë, zogjtë e haleve,
mizat, etj. Edhe mushkonjat do të detyrohen
të thithin gjak heronjsh të zënë kaps, që do
të jenë duke u munduar me një bisht fshese
në dorë e të djersitur të zhbllokojnë sifonin,
shpikjen më të madhe të njeriut (këtu mund
të bëjnë përjashtim vetëm disa gjëra, si, p.sh.,
rrota, filozofia ose prerësja e thonjve, por që
përsëri nuk qëndrojnë mbi të), kush ka qenë
urith e di më mirë se mua, dhe heronjve do
t’u vijnë ndërmend ditët e lavdishme, kur e
kalonin kohën duke kapur miza e duke u
këputur kokat, për të vënë bast se miza e kujt
do të gjente e para atë pisanjosin, e ëma e të
cilit fliste dhe çdo gjë tjetër e bënte që nga
maja e thanës. Kush fitonte i ftonte shokët për
akullore. Kamarierët, vetëkrruajtësit synxirë
e syskuqur mbllaçitës, përfitonin nga rasti që
heronjtë nuk dinin ç’ishin akulloret e vërteta
dhe u jepnin dhjamë qeni ose sapun, pastaj i
ngulnin përsëri sytë turmës gojëhapur e të
disiplinuar, por paksa të shtangur nga britmat
ngadhënjyese të zëdhënëses së thanës.
Fytyrave të verdha gjatoshe, pa vetulla e
qerpikë, si pubisë të depiluar, u rrinte bukur
nga një gjerdan me sy të tharë peshqish, vezë
morrash e sysh të nxirë anash e të kuq në mes,
ku kishte një vrimë tjetër të zezë, si çdo sy.
Ata burra të lodhur, mbështetur pas
biçikletave, që i donin më shumë se gratë e
tyre…”Polli, polli, polli!- klithte dikush, për
nder të të cilit bëhen çdo vit ca gara
vrapimi…polli që nga maja e thanës, por
kopili ra mbi flokët e butë të gjyshit tim dhe
shpëtoi, fat kurve. Pastaj ai dikushi vdiq, sapo
u dha lajmin kushërinjve të pjellëses në Trojë:
nxori gjuhën si kafshë e therur dhe kërkoi
ujë, por askush nuk i dha; e pyetën nëse ishte
mashkull apo femër;ai u përgjigj: - Mushkë!
Ata i dhanë shëllirë, dhe ai, pasi gogësiu aq
fort sa u shpupuriti flokët njerëzve, vdiq, ishte
nekrofil. Punonte në një morg, ku
eksperimentonte seksualisht me të vdekurit.
Kur i sollën një çikliste 20-vjeçare të vdekur,
filloi ta përdhunonte rregullisht, gjersa ajo një
ditë u ngjall dhe ia ngjeshi me
shpulla…budalla, turp të kesh, ha-ha-ha,
pastaj e kafshoi me dhëmbët e rregullt e të
bardhë në vendin që u bë shkas i
ringjalljes…kur ulërinte ai vrapuesi nga
dhimbja, më ngjante si qeni i gjyshit tim pasi
përdhunoi komshiun e padjallëzuar, të cilin
e përdorja si lodër kur kisha kohë të
lirë…diku andej nga fundi filloi të mbinte një
kërpudhë e stërmadhe…turma e përgjumur
shkëmbente shenja me kamarierët, duke
porositur pije alkoolike me shumicë,
përplasnin gotat me njëri-tjetrin dhe
buzëqeshnin mirësjellshëm me fytyrat e
përborura (kur gjyshi donte t’u bërtiste u
binte me thupër ballit, se ishin
shurdhmemecë). Pastaj nxiheshin nga një hije
serioziteti dhe ngulnin sytë nga thana, ndërsa
nga rrugicat e shumta derdhej zgjebja në
formën e turmave të qenve…dy javë zi…njerëz
pa ngjyra, mbi shina metali rrëzëllitës, retëbrekë
që mbështjellin planetin si angullima
fantazmash…të gjitha galaktikat brenda
breçkave të mia…
- Do të bjerë shi, se janë nxirë retë…!
- Janë nxirë?

< 3
faqe
- 4 -

5 >