R e c e n z e n t ë:
Dr. Ismet Dërmaku, prof. në fakultetin Filozofik të Prishtinës, Dega e Historisë.
Dr. Mahmut Hysa, prof. në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës Shqipe.
Dr. Tahir Abyli, Këshilltar shkencor, drejtor i Institutit të Historisë Prishtinë.


INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS
Dr. MUHAMET PIRRAKU

K U L T U R A
K O M B Ë T A R E   S H Q I P T A R E

DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT
P R I S H T I N Ë
1989


INSTITUTI ALBANOLOGIQUE DE PRISHTINA
Dr. MUHAMET PIRRAKU

L A   C U L T U R E
N A T I O N A L E   A L B A N A I S E

JUSQUE'A LA LIGUE DE PRIZREN
P r i s h t i n a
1989

Dr. MUHAMET PIRRAKU
KULTURA KOMBËTARE SHQIPTARE
DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT
Lektor
Dr. ILAZ META
Redaktor teknik
MYHEDIN ÇAKMAKU
Korrektor
ISA ILAZI
Traduction du résumé en fraçais
Prof. Dr. MURAT BEJTA
U dorëzua në shtyp në maj të vitit 1989
Doli nga shtypi në tetor të vitit 1989
Formati : 15,5x22 cm.
Tirazhi : 2000 kopje U shtyp në Shtypshkronjën e OPGBG "Rilindja" - Prishtinë


Pjesë : PËRMBAJTJA - PARATHËNIE - HYRJE - PËRFUNDIMI - LITERATURA - DATAT MË KRYESORE


DATAT MË KRYESORE
336-323 p.e.s. Sundoi Leka i Madh.
287-272 p.e.s. Sundoi Pirrua i Madh.
178-152 p.e.s. Sundoi Perseu.
570-632 Jetoi profeti Muhamed, i biri i Abdullahut.
1054 U bë ndarja e kishës - në Lindje e Perëndim, përkatësisht në ortodokse dhe katolike.
1078-1088 Në këto vite u lind muzikanti shqiptar, Jan Kukuzeli.
1100 Fillet e organizimit të kishës katolike në viset shqiptare të Veriut.
1272 U shpall Mbretëria (Principata) e Arbrit.
1414[1] U ngrit manastiri i Banjëskës. Në territorin e saj përfshiu shumë vendbanime me shqiptarë.
1318 U ngritën dy peshkopata shqiptare katolike, e Arbenit dhe e Krujës.
1321 U ngrit manastiri i Graçanicës në një qendër të mëhershme krishtare të vendit.
1328-1335 U ngrit manastiri i Deçanit mbi baza të një manastiri të hershëm vendës.
1337 Vdiq Haxhi Bektashi, themelues i bektashizmit.
1348 U ngrit kisha e Shën Ëngjëllit (Sv. Arhangel) e Prizrenit.
1349 Ligji (Kodeksi) i Stefan Dushanit. Ndalonte fenë e krishterë katolike për albanofonët dhe të tjerët në perandorinë nemanidase.
1405-1468 Jetoi Skënderbeu - Gjergj Kastrioti.
1436-1506 Jetoi historiani italian, Antonio Sabeliko.
1444-1468 Shteti shqiptar i Skënderbeut.
1453 Turqit e pushtuan Stambollin (Kostantinopol).
1460 Skënderbeu i shkroi princit të Tarentos, De Ursinit.
1462 "Formula e pagëzimit" e Pal Ëngjëllit.
1480 Humanisti shqiptar, Martin Segoni, shkroi "Historinë e Skënderbeut".
1483-1546 Jetoi reformatori gjerman Martin Luteri.
1488 U lind historiani shqiptar i Perandorisë Osmane, Lutfi Pasha.
1506-1547 Veproi piktori Onufër Neokastriti.
1508 Barleci e shkroi "Historinë e Skënderbeut".
1539 Vdiq historiani shqiptar Ajaz Mehmet Pasha.
1539 U ngrit shtypshkronja në manastirin e Graçanicës.
1555 U botua "Meshari" i Gjon Buzukut.
1560-1616 Jetoi Lekë Matrënga.
1563 U ngrit shtypshkronja në Shkodër.
1586-1622 Jetoi Pjetër Budi
1568 U hartua indeksi i librave të ndaluar, inkuizicioni.
1584 U ngrit shtypshkronja në Durrës.
1592 Doli nga shtypi "E mbsuame e kreshterë" e Lekë Matrëngës.
1601-1602 I zhvilloi punimet Kuvendi i Dukagjinit.
1606-1643 Jetoi Frang Bardhi.
1616 Vdiq historiani shqiptar Mustafë B. Ibrahimi - Sofiu.
1618-1621 U shkrua vepra letrare e Pjetër Budit.
1630-1689 Jetoi Pjetër Bogdani.
1631 Vdiq filozofi shqiptar i periudhës osmane, Mehmet Koçi Beu.
1635 U botua fjalori i Frang Bardhit - "Latinisht-shqip".
1636 U botua apologjia e Frang Bardhit për Skënderbeun, përgjegje Tomë Marnoviqit.
1638 Filloi me punë shkolla shqipe kishtare e Pëdhamit, afër Milotit.
1639 Filloi me punë shkolla shqipe e mesme, gjimnaziumi për priftër në Bilishtë.
1675-1741 Jetoi poeti arbëresh Nikollë Brankati.
1675 Bernardo da Verona shqipëroi katekizmin.
1680(5)-1760 Jetoi Ibrahim Nezim Beratasi, iluminist dhe rilindës i Filleve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
1683 (para) Ndre Bogdani e la të shkruar një gramatikë të gjuhës shqipe.
1683 Vdiq Ndre Bogdani.
1683-1690 Lufta austro-turke. Rol me rëndësi në këtë luftë luajtën Pjetër Bogdani dhe Tomë Raspasari, priftër shqiptar nga Kosova.
1685 U botua vepra "Cuneus prophetarum" (Çeta e profetëve) e Pjetër Bogdanit.
1689-1690 Shpërngulja e shqiptarëve "Klimendas" dhe e "Milicisë serbe" nga viset nën Turqi. Vendosja e tyre në Srem, përkatësisht në Perandorin Austriake.
1691-1769 Jetoi krijuesi arbëresh Nikollë Filja.
(pjesa e dytë)
Shek.XVI
Jetoi dhe veproi krijuesi Dervish Hasani i Krushës së Vogël.
Jetoi dhe veproi autori i "Jetëshkrimit të Demir Hanit" në viset e Tepelenës.
1700-1721 Veproi Papa Giovanni Francesco Albani - Klementi XI.
1702 Mario Francesko da Leçe e shkroi Fjalorin italisht-shqip.
1702-1752 Jetoi shkrimtari kosovar Gjon Nikollë Kazazi, zbulues i "Mesharit" të Buzukut.
1703 (14 janar) U mbajt Kuvendi i Kishës shqiptare në Mërqi afër Durrësit - Kuvendi i Arbenit.
1706 U botua, shqip dhe italisht, "Kuvendi i Arbenit", vepër kjo e Viçenc Zmajeviqit (1670-1745).
1710 Vdiq Mikel (Thoma) Belushi, folklorist arbëresh.
1710 Filloi me punë shkolla e parë iluministe greqisht në Voskopojë.
1710 U shkrua gramatika shqipe e Diego da Dezios - "Dorëshkrimi i Grotaferratës".
1711 Filloi me punë Lektorati i shqipes pranë Kolegjit të Montorinos.
1711-1765 Jetoi krijuesi iluminist, arbëreshi papa Mario Parrino.
1714 Filloi me punë shtypshkronja iluministe e Voskopojës.
1716 U botua e para gramatikë shqip e italisht, "Ossrvacioni gramaticali nella lingua albanese" (Vërejtje gramatikore mbi gjuhën shqipe) e Mario da Leçës.
1720 Përsoset shtypshkronja e Voskopojës dhe i bashkangjitet shkollës iluministe.
1724 U lind shkrimtari arbëresh Jul Variboba.
1724 Poezia shqipe e Muçi Zades: "Im zot mos më lerë pa kahve!".
1828[2] Fjalori shqip-turqisht i Nezim Frakullës.
1730-1735 U shkrua Divani shqip i Nezim Frakullës.
1732 Filloi me punë Kolegji shqip i Shën Benedeto Ulanos në Kalabri.
1733-1803 Jetoi krijuesi rilindës Nikollë Keta.
1736-1767 Veproi piktori Konstadin Shpataraku.
1734 Fillon me punë Kolegji arbëresh i Palermos.
1737-1745 Shpërngulja e shqiptarëve në afro dhjetë lokalitete të Sremit - "Kelmendasë" e "Arbanasë".
1737 Dorshkrimi i Kieutit. Përmbledhje me këngë popullore arbëreshe.
1740 Gjon Nikollë Kazazi e zbuloi, në Romë, "Mesharin" e Gj. Buzukut.
1740-1815 Jetoi Konstantin Duka rilindës dhe njohës i filozofisë materialiste të krijuesve frëng të shek. XVIII.
1740 U botua "Doktrina e krishterë" e Gj. N. Kazazit.
1744 Në Voskopojë filloi ne punë shkolla e mesme rilindëse në gjuhën greke.
1750 Filloi ne punë Akademia e re e Voskopojës, në gjuhën greqishte.
1750 Dorëshkrimi i gramatikës shqipe të Jeromonakut Germanos të Kretës.
1752-1822 Jetoi rilindësi Evstrat Vithkuçari (Jani Strati).
1755 Poezia rilindëse e poetit arbëresh, Zef Barça.
1762 U botua vepra poetike "Gjella e Shën Mërisë Virgjërë" e Jul Varibobës.
1763 Nikollë Keta e shkroi fjalorin italisht e shqip.
1765-1769 Qëndroi në viset e Himarës iluministi serb Dositej Obradoviqi, mysafirë i iluministëve shqiptarë të qarkut iluminist të Voskopojës-Elbasanit.
1769 Kryengritja greko-maqedone e provokuar mbretëria ruse. E drejtoi rusi Orlof.
1769-1779 Ndodhi rënja ekonomike dhe kulturore e Voskopojës, si pasojë e kryengritjes së Orlofit.
1769-1848 Jetoi Mehmet Ali pashë Kavalla - Misiri, themelues i shtetit kombëtar të Egjiptit.
1770 U botua "Protopiria" (Mësimet e para) të Theodor Kavaliotit.
1771 Vdiq krijuesi i talentuar Sylejman Naibi - Beratasi.
1772 Vdiq Grigor Kostandinidhi - Voskopojari (Durrësaku).
1774-1789 Sundoi Sulltan Abdylhamiti I.
1773-1813 Veproi piktori ikonograf, Joan Çetiri - Grabovari.
1775-1797 Veproi piktori ikonograf Gjergj Prend Çetili - Grabovari[3].
1777 Nikollë Keta e shkroi veprën historiografike:"Tessaro di Notizie..." (Thesar njoftimesh mbi maqedonasit ...).
1777-1860 Jetoi studiuesi i shqipes, anglezi W. M. Leake (Like).
1779 Nikollë Keta e shkroi fjalorin dygjuhësor shqip-italisht dhe italisht-shqip.
1784-1844 Jetoi krijuesi Muhamet Cami- Kyçyku.
1786 (2 prill) Në Podgoricë u mbajt Kuvendi themelues i "Konfederatës Ilirike" nën drejtimin e sundimtarit shqiptar iluminist, kara Mahmut pashë Bushatit.
1787
(25.VIII-25.XI)
Rrethimi i Kështjellës së Rozafasë në Shkodër prej ushtrisë osmane më elite. Fitorja e Kara Mahmutit mbi turqit shënoi fillin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të mirëfilltë.
1788 Filloi pushteti i Ali pashë Tepelenës në Vilajetin e Janinës.
1789 Vdiq iluministi voskopojar Theodor Kavalioti.
Hasan Zuko Kamberi e shkroi poezinë: "Lufta mbretërore".
1790 U gjet poezia "Rondinella" (Dallëndyshe) e Eugjen Petës. Poezi e mirëfilltë rilindëse.
1791 Vdiq poeti arbëresh Gjon Th. Barbaçi.
1793 Dhanil Voskopojari e quajti të përfunduar veprën "Isogogika didaskalika" (Mësimet fillestare).
1796-1842 Jetoi Andrea Dara.
1797-1846 Jetoi Naum Veqilharxhi - Vithkuqari.
Shek. XVIII
(fundi)
U shkrua gramatika shqip-arabisht e Mulla Beqirit.
U shkrua poezia e Mulla Beqirit.
Nisi ë krijohet vepra letrare e Mulla Dervishit (Dervish Efebdisë).
Nisi aktivitetin letrar e arsimues Tahir Efendi Boshnjaku.
1797-1918 Jetoi Babë Sheh Emini i Gjakovës.
1800-1858 Jetoi reformatori osman Mustafë Reshid Pasha.
1801 Rilindësi Jan Vellarai i shkroi "Shënimet gramatikore greqishte e re - shqip".
1802 U botua vepra e Dh. Voskopojarit, "Eisagogiki didaskalia".
1804 Vdiq krijuesi Gjon Zavira.
1806 Ali pashë Tepelena mesazhet për oborrtarët dhe ushtarët i shkruante në gjuhën shqipe me alfabet grek. Shkrim i traditës në Jug.
1806 Kisha greke inskenoi zhdukjen e Mësues Todhrit (Haxhi Filipit) dhe pengoi ngritjen e shtypshkronjës në Elbasan, me alfabetin e Todhrit.
1806 Vdiq krijuesi dhe mbledhësi i folklorit arbëresh, Mikel Belushi.
1806 (1221/hixh.) U përfundua vepra "Emni vehbije sherif" (Porosi fisnike e dhuruar nga Zoti) e Tahir Efendi Boshnjakut.
1806-1836 Veproi piktori Naum Joan Çetili - Grabovari.
1806-1866 Jetoi krijuesi kosovar Pjetër Zarishi.
1807 Njerëzit e Kapllan pashë Toptanit e vranë krijuesin Shemimi Ibrahim Dedenë Krujës.
1807 Sultani inskenoi vrasjen e reformatorit shqiptar në Stamboll, Mustafë pashë Bajratarit (nga Gaskova e Korçës).
1809 U shkrua Fjalori i Marko Boçarit.
1811-1881 Jetoi dijetari rilindës Hoxhë Hasan Tahsini.
1811-1866 Veproi piktori Gjergj Nikollë Çetili.
1814 Zurën fill interesimet e organizuara të Shoqërisë Biblike Londineze për popullin shqiptar.
1814 Vangjel Meksi i botoi dy broshura në gjuhën shqipe, gjithsesi fetare.
1814 Martin Liku i botoi "Shënimet gramatikore të gjuhës shqipe", të redaktuara nga gjuhëtari e filozofi shqiptar Jani Strati.
1814 Një tubë shqiptarësh ortodoksë në Odesë formuan "Shoqërinë e miqve" (Filici eteria), e cila mor mbi vete organizimin e Revolucionit kombëtar të Greqisë/
1814-1903 Jetoi më i shquari i Rilindjes shqiptare, Jeronim de Rada.
1818-1880 Jetoi rilindësi shkodran, Zef Jubani.
1819 Vangjel Meksi e quante të mbaruar një gramatikë të shqipes.
1819-1894 Jetoi krijuesi arbëresh Anton Santori.
1820-1886 Jetoi Haxhi Ymer Prizreni, njëri ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) dhe kryetar i saj.
1820-1890 Jetoi Thimi Mitko, thellues i njohurive mbi folklorin shqiptar të Rilindjes.
1820(rreth) U shkrua "Erveheja" e Muhamet Çamit, vepra më e lexuar e Rilindjes.
1820-1880 Jetoi krijuesi shkodran Ëngjëll Rdoja.
1821 Vangjel Meksi, në shërbim të Shoqërisë Biblike londineze (Protestante), shqipëroi "Dhiatën e re".
1821-1881 Jetoi rilindësi Panjot Kupitori.
1821 (para) U shkrua pjesa kryesore, bazë, e veprës "Hodikaja" të Dalip Frashërit. Quhet e përfunduar deri më 1841/2.
1821-1882 Jetoi rilindësi i shquar arbëresh, Dhimitër Kamarda.
1822-1885 Jetoi poeti satirik e social, arbëreshi Vinçenc Stratiegoi.
1823 Është data në gurin e varrit të Tahir Efendi Boshnjakut, për datë kur ai vdiq.
1823 Vdiq Vangjel Meksi, punëtori i parë shqiptar në Shoqërinë Biblike londineze.
1824 Grigor Gjirokastriti e botoi, në Korfuz, "Ungjillin e Shën Mateut" në gjuhën shqipe.
1825-1892 Jetoi mendimtari dhe krijuesi rilindës, Pashko Vasë Shkodrani.
1825-1913 Jetoi krijuesi e filozofi Azem Efendi Olluri, mik e bashkëpunëtor i Pashko Vasës.
1825 Vdiq heroina e çlirimit kombëtar të Greqisë, shqiptarja Laskalina Bubulina, komandante e flotës luftarake të Hadirës-Species.
1825 Naum Veqilharxhi e quante të përfunduar një alfabet për shqipen.
1825 Vdiq krijuesi iluminist, Dhanil Haxhi - Voskopojari.
1826-1885 Jetoi Gavril Dara (i Riu), autor i veprës "Këngët e sprapsme të Balës".
1826-1895 Jetoi gjuhëtari më i madh i Rilindjes Shqiptare, Konstadin Kristoforidhi.
1826-1828 Qeveria turke në pabesi vrau 300 ajanë (krerë) boshnjakë dhe dezorganizoi Lëvizjen për Çlirimin Kombëtar të Boshnjakëve (myslimanëve).
1826 Muhamet Çami e shkroi poezinë "Zaptimi i Misolongjit". Në këtë betej fitoren e korrën shkodranët.
1827 U botua në Korfuz "Dhiata e re" sipas shqiptimit të Vangjel Meksit. E përgatiti G. Gjirokastriti me disa shokë.
1828 U botua shqip vepra "Prin' t'nevoishem".
1828 U vra në Janinë Ismail be Vlora, gjyshi i Ismal Qemalit.
1828 U lidhë Besa e nëntë krahinave Jugore në drejtimin e Zylyftar Podës.
1828 Atentati i parë shqiptar kundër Kaftanozit, vrasës i Ismail be Vlorës.
1828-1830 Veproi Lidhja e Parë Shqiptare nën drejtimin e Mustafë pashë Bushatit dhe Zylyftar Podës.
1829-1888 Jetoi rilindësja shqiptaro-rumune, Elenë-Gjika (Dora D'Istria).
Vitet '20 të shek. XIX Hasan Efendi Hoti shkroi një Divan shqip dhe një gramatikë arabisht-shqip.
Vitet '30 të shek. XIX Myslim Hoxha e shkroi fjalorin dygjuhësor turqisht-shqip.
1830 (rreth) Një gramatikë e shqipes me alfabet arab, e shkruar në Shkodër ose në rrethinë.
1830 (30.VII) Turqia likuidoi më se 500 krerë shqiptarë në Manastir. Me këtë pati për qëllim të thente për shumë vite Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të Rilindjes.
1830-1923 Jetoi shkrimtari Leonardo de Martino.
1832-1913 Jetoi mësuesja Kushë Micja.
1831 Sundimtari i Shkodrës, Mustafë pashë Bushati, Agamemnoni i Shqipërisë, mori vendim të rikthej, për uniformë shqiptare, kësula shqiptare dhe të hedhej fesi osman i vendosur me dekret qeveritar të Stambollit, më 1828. Vetë Mustafë pashë Shkodrani u rivesh shqiptarçe.
1834 Proklamata e Tafil Buzit drejtuar popullit shqiptar për t'u hedhur në revolucionin demokratik për çlirimin e Shqipërisë dhe për vendosjen e Kushtetutës në Shqipëri.
1835 Vdiq krijuesi Tahir Nesibi Frashëri.
1835 Një Shemimiu i shkodran e shkroi një fjalorë shqip-turqisht për nevoja ushtarake e të administratës.
1836 Gjergj Benushi e hapi në Shkodër të parën shkollë qytetare në gjuhën italiane.
1836 U botua e para vepër e De Radës, "Kangjelet e Milosaos".
1836-1896 Jetoi krijuesi Daut Boriçi.
1837 Mësuesi Gegë Kodheli - Bushiqi e hapi shkollën shqipe në Shkodër.
1837 Agjendët e Rusisë e grabitën, në Shqipëri, një letër të Skënderbeut dhe 120 diploma (fermane) osmane, që kishin të bënin me Shqipërinë.
1839 U shpallën reformat evropiane në Perandorinë Osmane me emrin "Tanzimat".
1839-1858 Sundoi Sulltan Abdylmexhidi.
1839-1892 Jetoi aktivisti dhe ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl be Frashëri.
1842-1917 Jetoi krijuesi dhe mësuesi Jorgji Karabunara.
1843 Në Shkodër u formua i pari mision Jesuit në Shqipëri.
1843 Thimi Mitko e shkroi mbishkrimin me përmbajtje iluministe në shkollën greke të Korçës.
1843-1901 Jetoi Zef Serembe, poetë arbëresh.
1844 (para) Veqilharxhi shkroi se kishte një gramatikë të shqipes të përgatitur për botim.
1844 U botua "Fort i shkurtë e i përdorshim Ëvetar shqip". Mot'i i parë. i Verqilharxhit.
1844-1922 Jetoi gjurmuesi i folklorit Spiro Dine.
1845 U botua vepra fetare "Rruga e parrizit" e V. Bazlës dhe "Dottina Christiana" e Bellarminos.
1845 U botua "Fare i ri Ëvetar shqip për djelm nismëtarë", Mot'i i dytë. i Naum Verqilharxhit.
1846-1917 Jetoi krijuesi i rilindësit ndër më të shquarit, Pjetër (Prenk) Doçi.
1846 (14.II) Letra e Vegjilharxhit për nipin, Jani Calin, e shkruar greqisht.
1846 Letërçarkorja (Ençiklika) greqisht e Veqilharxhit drejtuar shqiptarëve ortodoksë, të pasurve.
1847-1917 Jetoi krijuesi kosovar Ndue Bytyçi
1848 Doli e para gazetë organ i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe demokratike, "L'Albanese d'Italia" (Shqiptari i Italisë) e Jeronim de Radës.
1848-1909 Jetoi Sheh Jonuzi - Sabriu.
1848 (25.III) Teksti i fjalimit shqip të Papa Jakovit, me përmbajtje fetare. Uratë.
1849 U botua vepra "Rozari i S. Mërisë Virgjërë të Mirvuhisë" e A. Santrit.
1849-1853 Piktori Ndin Naum Çetili.
1850-1949 Jetoi krijuesi në frymën moralizuese Muhamet Halil Tahir Popova.
1850-1904 Jetoi mendimtari i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami be Frashëri.
1850 Zef Jubaninë Shkodër e formoi një shoqëri ndihmëtare të zejtarëve.
1850 Në Korçë u formua arka "Llaso", për të ndihmuar shkollën greke në Shqipëri.
1852 Vdiq Babë Abedin Melçani.
1852-1883 Jetoi Zef de Rada, biri i De Radës.
1853-1913 Jetoi krijuesi Hafëz Ali Ulqinaku.
1854 (8.VIII) Revolta e bukës në Shkodër nën udhëheqjen e Sheh Shamisë (Hasan Alia).
1855 Anton Santori e botoi veprën "Krshten i sheitëruarë"
1855 Në Shkodër fillon me punë Shkolla fretnore katër klasëshe me synime rilindëse.
1856 Gasper Benusi në Shkodër e hapi një shkollë shqipe.
1857 Në Janjevë filloi me punë shkolla shqipe pranë kishës katolike.
1857 Nisi fillin organizimi i një shoqërie për kulturë dhe arsim të shqiptarëve.
1857 Platforma arsimore e Kristoforidhit për Shoqërin Biblike Londineze.
1858 Në Athinë doli greqisht e shqip "Dhiata e re".
1859 Shkolla e Kushë Micës në Shkodër, për femrat shqiptare.
1860 Doli "Abetarja e gjuhës shqipe" e P. Kupitorit.
1860-1939 Jetoi piktori i shquar i Rilindjes, Kolë Idromnoja.
1860 Memorandumi për gjuhën shqipe i Kristoforidhit dhe Shënimet mbi Shqipërinë, të tij, për Shoqërinë Biblike Londineze.
1861 (1.I) Doli gazeta "Pellasgos" dhe më vonë "Ftiotis" të Anastas Bykut.
1861 Dy gazetat Bykut u bashkuan dhe dolën me një emër "Pellazgoitis" (Shqiptari dhe greku).
1861 Doli vepra shkollore "Gramme për Shqiptarë" e A. Bykut.
1862 Dolën dy vepra fetare: "Udha e shejtit kryq" dhe "Jesu Krishti n'emer t'meshtarit".
1862 Anastas Byku e botoi veprën "Prelud i çështjeve shqiptare".
1862-1925 Jetoi "trim tribuni" kosovar. Bajram Curri.
1862 Në Londër u formua një komitet geko-shqiptar për "çlirimin" e Shqipërisë. Në krye të tij qëndronte një "Skenderbeu".
1863-1936 Jetoi Albert Stratigoi, krijues arbëresh.
1864 U botua vepra e P. G. Pruschit: "Moj majit shyquruum zojs se bekueme divozion i diftuum shqyptarvet".
1864 Konstatin Beratasi shkroi fjalorë dygjuhësorë greqisht-shqip.
1865 Veli Bektashiu e shkroi poezinë "Thirrje shqiptarëve!".
1865 Pjetër Doçi e shkroi poezinë "Dheu em".
1866 Kristoforidhi botoi veprën "Katër Ungjillat e zotit dhe shelbuesit tanë Jesu Krisht dhe Punët e Apostuive".
1866 Dora D'Istria shtroi kërkesën për ngritjen e Akademisë shqiptare në Palermo, e cila do të vepronte sipas programit arsimor e kulturorë të Akademisë frënge të Rishelesë.
1866 De Rada e Dora D'Istria planifikuan nxjerrjen e një gazeteje shqipe me emrin "Flamuri i Skënderbeut".
1887 Vdiq krijuesi Babë Muharrem Mahzuni.
1887 Në Stamboll u ngrit "Vëllazëria Qendrore Kulturore" për themelimin e Megalo idhes greke.
1867 Kristoforidhi i botoi "Katër katekizma për çunat e vogël". Botoi edhe libra të tjerë për nevoja të fesë së krishterë.
1867 Një grup i aktivistëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare i bënë kërkesë kryeministrit, Ali Pashës, për formimin një komiteti për kulturën kombëtare shqiptare dhe alfabetin e shqipes.
1868 Në Stamboll formohet një komitet shqiptar për botimin e veprave të Kristoforidhit.
1868 U botua një Abetare toskërishte e Kristoforidhit.
1868 U ribotua shqip "Kuvendi i Arbenit".
1868 Kristoforidhi e botoi "Psaltirin ndë gjuhë toskërisht".
1868 U ribotua "Doktrina e kreshterë sipas Ballaeminos".
1868 U përfundua vepra "Muhtarname" e Dalip Frashërit.
1869 Daut Boriçi e shkroi Abetaren shqipe me shkronja arabe për shqip.
1870 Mësues i shkollës shqipe në Janjevë ishte Pal Berisha, nga familja e sotshme Berishiq, të kroatizuar.
1870 Pjetër Doçi e shkroi poezinë "Nji kushtrim shqiptarëve".
1870 Manifestimi krishterë katolik për Ditën e Zojës së madhe në Letnicë. I tërë aktiviteti kishtar u zhvillua në gjuhën shqipe, pos misës që ishte latinisht.
1870 A. M. de Ligori e botoi veprën "Mësime t'nevoishme për me dasht Jesu Krishtin e me shelbue shpirtin".
1871 U botua vepra folkloristike e Zef Jubanit dhe kënga shqipe "Zani i kasnecave". Këtë këngë më parë, më 1858 dhe 1864, e botoi Hekarti.
1871 Në Prizren doli organi i vilajetit "Prizren" turqisht dhe serbisht.
1871 Në Stamboll u ngrit klubi Kulturor epirot - "Silogu i Madh", me qëllim të ndihmonte greqizimin e shqiptarëve ortodoksë.
1872 Doli Abetarja gegërisht e Kristoforidhit.
1872 Hoxhë Tahsini shpalli një alfabet krejt të ri për shqipen.
1872 Në Stamboll dolën disa vepra fetare shqipe të Kristoforidhit, për nevoja të shkollës dhe të masave të gjera.
1877 Pjetër Doçi e shkroi poezinë "Shqypnia në robni".
1877 Në Shkodër filloi me punë Kolegja e Shën Françesk Saverit, jezuite.
1873[4] Doli nga shtypi "Koncili i Dheut Shqypnis" në shqipërim të Ëngjell Radojës.
1873[5] Tahir Efendi Lluaka e mbaroi së shkruari një Mevlud me shkronja arabe për shqipen. Këtë vepër, me një alfabet tjetër, e botoi, më, 1907, Muhamet Halil Tahir Popova.
1873[6] U botua vepra fetare "T'verteta t'pa sosme".
1874 Në Filat u ngrit një shoqëri ilegale për përhapjen e Alfabetit të Hoxhë Tahsinit dhe të ideve të tij çlirimtare demokratike.
1874 Organet policore osmane arrestuan Hoxhë Tahsinin. Ai do të lirohet vetëm me intervenimin e Ismail Qemalit.
1874 Thimi Mitko e quajti të përfunduar punën në "Bletën Shqiptare".
1874-1929 Jetoi krijuesi dhe kodifikuesi i "Kanunit të Lekë Dukagjinit", Shtjefën Gjeçovi.
1876 Në Shkodër u ngrit një shtypshkronjë e qarqeve krishtare. Më vonë u quajt "Zonja e Papërlyeme", e cila dha kontribut të madh në fushë të kuturës shqiptare.
1876 Kryengritja e Mirditës nën drejtimin e Pjetër Doçit.
1876-1877 U shkrua poezia e Pashko Vasës : "O moj Shqypni".
1877 Doli abetarja "Pellazgjika" e Vasil Ruso Korçarit, me një alfabet të ri për shqipen.
1877 Në Janinë u ngrit Komiteti i Shpëtimit Publik Ushtarak në krye me krijuesin Abedin Dinon.
1877-1942 Jetoi miku e albanologu i madh, Norbert Jokli.
1877 Në Stamboll u formua Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar.
1878 (Fillimi) Në Prizren u formua bërthama e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilën e drejtonte Haxhi Ymer Prizreni. Ky komitet luante rolin e Komitetit Nacional të Shpëtimit Kombëtar për Vilajetin e Kosovës.
1878 Në Shkodër u hap shkolla françeskane për femra.
1878 (10.VI) Filloi me punë Kuvendi themelues i Lidhje Shqiptare të Prizrenit.
1878 (6.VII) Në Athinë doli "Pellazgu Promethe" e Anastas Bykut.
1878 Doli nga shtypi Apologjia greqisht e Jani Vretos.
1878 (29.VIII) Doli organi "I foni tis Alvanias" (Zëri i Shqipërisë) i Anastas Kulluriotit.
1878 (13.VI) Filloi me punë Kongresi i Berlinit.
1879 (12.X) Në Stamboll u formua "Shoqëria e të shtypuri shkronja shqip" - Komiteti (Shoqëria) i Stambollit.
1883 U krijua piktura "Motra Tone" e Kolë Hidromenos.
1885-1924 Jetoi udhëheqësi i Lëvizjes kaçake në Kosovë, Azem Bejta.
1888 Pjetër Doçi u kthye prej internimit mbi dhjetëvjeçar.
1897 Vdiq Muhamed Arap Hoxha, themelues i tarikatit Melami të Kosovës të periudhës së Rilindjes.
1908 Vdiq krijuesi moralizues, Tahir Efendi Lluka, ish-profesor i Shkollës së lartë "Fatih" të Stambollit, mik e bashkëpunëtor i Jani Vretos.

Ra në sy, gabime shtypi!!!

  1. Si duket gabim shtypi, logjike është të jetë 1314
  2. Si duket gabim shtypi, logjike është të jetë 1728
  3. Ashtu është e shënuar në libër
  4. Si duket gabim shtypi. Logjike do të ishte 1878
  5. Si duket gabim shtypi. Logjike do të ishte 1878
  6. Si duket gabim shtypi. Logjike do të ishte 1878