R e c e n z e n t ë:
Dr. Ismet Dërmaku, prof. në fakultetin Filozofik të Prishtinës, Dega e Historisë.
Dr. Mahmut Hysa, prof. në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës Shqipe.
Dr. Tahir Abyli, Këshilltar shkencor, drejtor i Institutit të Historisë Prishtinë.


INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS
Dr. MUHAMET PIRRAKU

K U L T U R A
K O M B Ë T A R E   S H Q I P T A R E

DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT
P R I S H T I N Ë
1989


INSTITUTI ALBANOLOGIQUE DE PRISHTINA
Dr. MUHAMET PIRRAKU

L A   C U L T U R E
N A T I O N A L E   A L B A N A I S E

JUSQUE'A LA LIGUE DE PRIZREN
P r i s h t i n a
1989

Dr. MUHAMET PIRRAKU
KULTURA KOMBËTARE SHQIPTARE
DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT
Lektor
Dr. ILAZ META
Redaktor teknik
MYHEDIN ÇAKMAKU
Korrektor
ISA ILAZI
Traduction du résumé en fraçais
Prof. Dr. MURAT BEJTA
U dorëzua në shtyp në maj të vitit 1989
Doli nga shtypi në tetor të vitit 1989
Formati : 15,5x22 cm.
Tirazhi : 2000 kopje U shtyp në Shtypshkronjën e OPGBG "Rilindja" - Prishtinë


Pjesë : PËRMBAJTJA - PARATHËNIE - HYRJE - PËRFUNDIMI - LITERATURA - DATAT MË KRYESORE


HYRJE
RRETHANAT EKONOMIKO-SHOQËRORE DHE POLITIKE
TE SHQIPTARËT NË PERIUDHËN E FORMIMIT TË KOMBIT

Shqiptarët, siç dihet, janë "pasardhësit e ilirëve të vjetër"[1]. Në viset ballkanike ku ata u shtrinë në periudhën parakombëtare janë autokton dhe vjetërsia e tyre shtrihet, së paku, në periudhën historike mediterane-pellazgjike[2], përkatësisht epike homerike[3]. Këto të dhëna historiografike i përmend për shkak se kultura, tradita shqiptare, doket dhe zakonet, tërheqin rrënjët në mugëtira të kohës. Kultura shpirtërore e materiale e pasardhësve të popullit shqiptar shërben si bazë, përkatësisht adstrat, por edhe për superstrati e kulturës shpirtërore dhe materiale të popujve fqinjë të vendosur në viset ilire periudhën antike dhe mesjetare[4].

Zhvillimi ekonomik, shoqëror e politik i popullit shqiptar kaloi të gjitha fazat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore[5]. Ky popull lashtoballkanik periudhën e gjatë historike të bashkësisë shoqërore popull (deri në fund të shek. XI përkatësisht XV) të mes kategorisë shoqërore-historike kombësi (deri në pjesën e dytë të shek. XVIII) dhe të kombit, si kategori historike (nga vitet 70 të shek. XVIII), i jetoi në përpjekje të vazhdueshme për çlirimin dhe mëvetësinë ekonomike, shoqëror dhe kulturor, t'i quajmë, mundësisht, kombëtare[6].

Në shek. XVIII, në viset me shqiptarë, vazhdoi shëthurrja e shpejtuar e sistemit feudal timariot dhe nisi rritën ritmike sistemi çifligar, ekonomia monetare, formimi i tregjeve ndërkrahinore, lidhja e tregut shqiptar me tregun ndërkombëtar. Pas reformave centraliste të Tanzimatit (1839), u shpejtësua shembja e shoqërisë esnafore, nisi të forcohet mënyra e prodhimit kapitalist dhe zuri fille baza ekonomike dhe superstruktura e shoqërisë së re shqiptare borgjeze[7]. Nga vitet 70 të shek. XVIII deri në fund të viteve 20 të shek. XIX, pra para reformave centraliste, viset shqiptare kishin përjetuar një zhvillim ekonomik më të madh se viset e tjera të Perandorisë osmane[8]. Në këtë kohë Shqipëria (Arnautllëk, Albani), si vis periferik i Perandorisë osmane, hyri në epokën e Revolucionit Demokratik Borgjez shumë para se të hynte qendra e Perandorisë[9]. Kjo solli si rezultat fillet e hershme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të manifestuara përmes aktivitetit politik, administrativ, mbrojtës, kulturor dhe arsimor iluminist të shumë krahinarëve e fisnikëve shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Shkodër, Berat, Janinë e gjetkë[10].

Realisht nga vitet 50 të shek. XVIII në Gegëri (Shqipëri e Epërme), kurse nga vitet 80 në Toskëri (Shqipëri e Poshtme), u bënë përpjekje për fitimin e autonomisë, që duhej të shpinte në pavarësinë e Shqipërisë[11]. Lëvizja shqiptare nën Bushatasit dhe Tepelenasin deri në fund të viteve 20 të shek. XIX u hapën rrugë lëvizjeve kombëtare të popujve fqinjë[12].

Në periudhën historike të formimit dhe të formësimit të kombit shqiptar viset e banuara me shqiptarë mbanin pozita të mira ekonomike, kulturore dhe strategjike në Ballkan. Bregdeti i banuar me shqiptarë kapte një gjatësi prej 500km dhe ishte i pasur me ujdhesa, siujdhesa, vise fushore, me skele e qytete të zhvilluara ekonomike dhe zejtare. Në "hinterland", përkatësisht në brendi të Ballkani, shqiptarët banonin, në masë gati absolute, tokat pjellore të Dukagjinit, të Kosovës, të Toplicës, të Kosaonicës, të Preshevës, të Kumanovës, të Shkupit, të Tetovës, të Kërçovës dhe të viseve të Artës e të Janinës[13]. Sipas përkufizimit hartografik etnografik dhe gjeo-politik që ua bëri këtyre viseve Johan Cam Hobhouse - Lordi Broughton ( që ishte në Janinë, më 1809, së bashku me Bajronin)[14], e të cilat do t'i saktësojë, nga aspekti enciklopedik Sami Frashëri, viset shqiptare (Arnatlluku)[15] shtriheshin në 39* me 43* të gjerësisë verior dhe në 17* me 20* të gjatësisë lindore dhe përfshini mbi 62.500 km2. Në këtë territor, dhe veçanërisht në brez, përkatësisht në viset periferike, jetonin edhe popullsi joshqiptare në masë të konsiderueshme[16].

Numri i banorëve albanofon në periudhën e formimit të kombit është vështirë të saktësohet. Megjithatë, duke pasur për bazë statistikat aproksimative të mëvonshme, mund të konstatohet se në këtë periudhë historike të popullit shqiptar kishte rreth 1.400.000 deri në 1.800.000 frymë. Në vitin 30 të shek. XIX Ami Boué solli numrin aproksimativ prej 1.600.000 frymë[17], kurse sipas Mihaillo Polith Desançiqit, në fillim të viteve 60 të shek. XIX, kishte vetëm 1.500.000 shqiptarë[18]. Nga fundi i viteve 70 të shek. XIX, sipas Pashko Vasës, Shqipëria e Epërme (Gegëria) kishte 1.200.000 shqiptarë, kurse Shqipëria e Poshtme (Toskëria) kishte 600.000, pra gjithsej 1.800.000 shqiptarë[19]. Të dhënat që analitikët frëng ia ofruan Kongresit të Berlinit, më 1878, kundërshtohen me të dhënat e Pashko Vasës, sepse sipas tyre aso kohe kishte 1.400.000 shqiptarë, ku vetëm 600.000 ishin gegë. Greqia, më 1870, pati 1.458.000 banorë (1.200.000 grekë) dhe përfshinte 50.123 km2; Serbia, më 1875, kishte 1.366.000 banorë (1.100.000 serbë) dhe përfshinte rreth 43.535 km2, kurse Mali i Zi. më 1864, kishte 4.427 km2 dhe 196.000 banorë. Maqedonasit në këtë kohë nuk ishin diferencuar si komb dhe jetonin në gjirin e kombit bullgar[20]. Sami Frashëri, në vitet 90 të shek. XIX, vërtetonte se Shqipëria kishte 2.500.000 banorë, prej të cilëve 500.000 ishin popullsi vllehe, greke, maqedonase, jevge, serbe[21], kurse sipas sintezës historiografike shqiptare më të re, në mesin e shek. XIX, në Ballkan shqiptarët u shtrinë në një sipërfaqe prej 75.000 km2, ku në të ashtuquajturin "trung etnik" (52.000km2) jetonin 1.100.000 banorë, prej të cilëve 86.3% shqiptarë, kurse në brez (23.000km2) jetonin 500.000 banorë, midis të cilëve 30,3% shqiptarë[22].

Kështu, numri i banorëve shqiptarë në periudhën e formimit të kombit, ndonëse ishte i vogël, ishte prapë diçka më i madh ose përafërsisht sa edhe numri i grekëve dhe i serbëve. Megjithatë, kjo popullsi shqiptare, në këtë periudhë historike, pati disa përparësi politike dhe ekonomike, krahasuar me popujt fqinjë, sepse shqiptarët qeveriseshin prej krahinarëve dhe bujarisë shqiptare, të cilët përpiqeshin të shkëputnin viset shqiptare nga Perandoria osmane. Në këtë drejtim shumë më larg shkuan Bushatasit dhe Tepelenasi, të cilët vendit i hapën rrugë të zhvillimit shoqëror kapitalist[23]. Mirëpo, popullsia shqiptare sado që në aspektin etnokulturor popullor ishte monolite, në aspektin kulturor aktual kombëtar në mundësi zhvillohej në suaza të komuniteteve fetare: myslimane, ortodokse dhe katolike. Feja islame u bë fe e pjesës më të madhe të popullsisë albafone aty nga fundi i shek. XVII[24]. Procesi i islamizimit të popullsisë shqiptare u ndërpre nga mesi i viteve 40 të shek. XIX, kur në çështjet fetare, në Shqipëri, ndërhyri faktori krishterë evropian[25]. Se me çfarë përqindje përfaqësohej populli shqiptar në këto tri komunitete fetare në këtë kohë nuk dihet me saktësi. Të dhënat e mëvonshme flasin se, në prag të Luftës ballkanike (1912), shqiptarët e fesë myslimane arrinin deri në 80% të shqiptarëve[26]. Realisht sipas të dhënave të konsullit vjenez, Lippich, më 17 mars 1887, në sanxhakun e Prishtinës, Prizrenit, Nishit, Shkupit, Jeni Pazarit, Pirotit në një popullsi shqiptare prej 404.000 frymësh, katolikë ishin vetëm 15.000 ose 3.7%[27], Ndërkaq, e dhëna që analitikët frëng ofruan Kongresit të Berlinit, "se gegë shqiptarë ka 600.000 frymë", ku prej të cilëve, "2/3 janë myslimanë", është plotësisht e pasaktë[28]. Ndërkaq numri 800.000 për toskët, më 1878, prej të cilëve 25% ortodoksë, që iu prezantua Kongresit të Berlinit, është përafërsisht i saktë[29].

Nëse numrit të shqiptarëve, në atdhe, ia shtojmë edhe numrin prej rreth 200.000 arbëreshëve në Itali, dhe, po aq edhe në Greqi, mandej në Istër, Zarë dhe Srem, që ishin ortodoksë dhe katolikë, numri i përgjithshëm i shqiptarëve të krishterë, në pjesën e dytë të shek. XVIII dhe në pjesën e parë të shek. XIX, mund të kalonte 30% - shin nga numri i përgjithshëm i albanofonëve, prej të cilëve rreth 10% katolikë[30]. Përqindjen e shqiptarëve, sipas komunitetit fetar, e përmendim për shkak të faktit historik se, siç u përmend edhe më parë, kultura shqiptare materiale dhe shpirtërore e periudhës së popullit dhe të kombësisë shqiptare është zhvilluar brenda ledhit të komunitetit fetar. Ky fenomen, në kulturën shqiptare, ishte i pranishëm edhe në periudhën e iluminizmit dhe të fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por edhe në fazat tjera të Rilindjes dhe në periudhën e pavarësisë shqiptare[31]. Hallka që i lidhte këto pjesë të kulturës shqiptare në një njësi të kulturës ishte gjuha shqipe, emri kombëtar i popullit dhe emri kombëtar dhe ndërkombëtar i vendit[32].

Në zhvillimin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, në periudhën e formimit të kombit, krahas faktorëve ekonomik e kulturor-politikë, la vulën e vet edhe përbërja sociale e strukturës shoqërore. Fryma e shekullit të ri, në viset shqiptare, është e vjetër, e periudhës së Humanizmit dhe të Renesancës, por fillet e mirëfillta të shoqërisë së re shqiptare i gjejmë në kohën e Bushatasve dhe të Tepelenasit, kur Shqipëria, realisht, ishte kthyer kah Evropa e revolucionarizuar borgjeze demokratike[33]. Në vitet 30-40 të shek. XIX, në luftërat për çlirimin kombëtar dhe social pësoi baza ekonomike dhe shoqërore e shoqërisë së re shqiptare. Reformat centraliste osmane Shqipërisë i sollën vetëm dëme[34]. Në këtë kohë, rreth 87% të popullsisë, në viset me shumicë albanofone, jetonin në fshat, kurse vetëm 13% në qytet[35]. Megjithatë, në vitet 60 të shek. XIX u futën marrëdhëniet kapitaliste në prodhimtarin industriale, e këto marrëdhënie në bujqësinë shqiptare u futën në vitet 70 të shek. XIX, në mënyrë që, në fille të aktivitetit organizativ politik e ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shtresat mikroborgjeze shqiptare në përgjithësi të arrinin rreth 84%. Elementi bujqësorë çifçinj, në këtë kohë, përbënte 14-16% të masave prodhuese[36]. Në kolonitë shqiptare të Italisë marrëdhëniet ekonomike kapitaliste, si dhe idetë iluministe e rilindëse borgjeze, u zhvilluan në rrjedhë progresive - me hapin e zhvillimit të shoqërisë borgjeze demokratike italiane dhe evropiane. Lidhja e kolonive shqiptare të Italisë me atdheun, Shqipërinë, sa vinte dhe rritej si kërkesë që shtronte koncepti i integrimit kulturorë e politik kombëtar shqiptar[37].

Populli shqiptarë, në atdhe dhe në koloni, mbijetoi në saje të kulturës të lashtë dhe të aftësisë së kësaj kulture për t'u përballuar dhunave të jashtme, për t'u brumosur me përmbajtje të reja dhe për t'u zhvilluar me hapin e provokimeve të kohës, e zonja të ruaj tiparin e autoktonisë, si ndërgjegje shqiptare[38].


  1. J. Thunmann, Ueber die geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen Nachdruck der Ausgabe von 1774 herausgegeben und mit einer Einleitung Verschen von H. Haarman, Hamburg, 1976, 171, 240;
    - A. Stipčević, Nastanak albanskog naroda. Albanci, Ljubljana, 1984;
    - M. Korkuti, Mesapët dhe gjuha e tyre, Shkenca dhe jeta, 5. Tiranë, 1985;
    - Zh. Andrea, Dëshmi të reja për kulturën dhe historinë e banorëve ilirë prehistorikë, Shkenca dhe jeta, 5.Tiranë 1987,
    - M.Tirtja, Elemente të kulteve ilire te shqiptarët ( Kuli i diellit), Etnografia shqiptare, V. Tiranë, 1974.
  2. J. Ch. Adelung, Mithridates oder algemeine Sprachkundedem Vater Unsser als Sprachprobe (...), Zweyter Theil, Berlin, 1809, 361-371; 792-803;
    - J.S.Ersch und J.G. Gruber, Allgemeine Encyclopaedie der Wissenschaften und Kuenste in alphabetischer Folge von genannten Schriftstellern bearbeitet, Zweiter Theil, Leipzig, 1818, 338-341.
  3. Gjerësisht,
    - Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë, 1965;
    - Hylli i dritës, Vj. V, nr. 1-2, Shkodër, janar-shkurt 1924;
    - R. Ushaju Kërkime filologjike, Prishtinë, 3.XI.1984.
    - E. Sedaj Homeri në letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 1984;
    - I. Kadare, Universi eskilian - Lidhjet e tij me historinë dhe kulturën ballkanase e shqiptare, Jeta dhe shkenca, 3. Tiranë, 1985.
  4. Gjegjësisht,
    - Lj. Stojanović, Pristupna akademska beseda, govorena na svečanom skupu Akademije, 11.I.1896, Glas srpske kraljevske Akademije LII, Drugi razred 34, Beograd 1896;
    - M. Filipović, Levirat i sororat kod Srba, Hrvata i Arbanasa, Novi Sad p.v.b;
    - V.Čorović, Prilog proučavanju načina sahranjivanja i podizanja nadgrobni spomenika u našim krajevima u srednjem vijeku. Naše starine, GZZ ZSK i PR BiH, Sv. III, Sarajevo, 1955;
    - Napomene o arbanaškim tragvima u Hercegovini, Arhiv za Arbanašku starinu, jezik i etnografiju, I, sv. 1-2, Beograd, 1923;
    - T. R. Djordjević, Kosa u Južnih slovena, Zagreb, 1926;
    - St. Dučić, Život i običaj i plemena Kuća, SKA, SEZ, Knj. XLVIII;
    - J. Erdeljanović, Stari Srbi Zečani i njiov govor, Zbornik u čast A. Belića. Beograd 1937;
    - P. Skok, Studije iz ilirske toponomastike, Arhiv za ASJE, I, sv. 1-2/1923;
    - A. Benac Neki etnički problemi prehistorijskih stanovnika Bosne i hercegovine, GZMuS, Sarajevo, 1953;
    - S. Borković, O postanku i razvoju crnogorske nacije, Titograd, 1974;
    - Š. Kulišić, O etnogenezi Crnogoraca, Titograd, 1980;
    - M. Pirraku, Podudarnosti imena bratsva Albanaca Kosova i prezimena u Hrvata, Onomastica jugoslavica, br. 10, Zagreb. 1982.
  5. Gjerësisht,Historia e populli shqiptar I, II, Prishtinë, 1969.
  6. Gjerësisht,
    - Konferenca kombëtare e studimeve etnografike 28-30. VI. 1976, Tiranë;
    - A. Buda, Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historiogafisë, Tiranë, 1982;
    - Historia e Shqipërisë, I, II, Tiranë, 1984.
  7. Shih,
    - Zija Shkodra, Esnafet shqiptare (shek. XV-XX), Tiranë, 1973.
    - Probleme të zejtarisë shqiptare para dhe gjatë Rilindjes Kombëtare, Studime historike, Nr. 2, Tiranë 1982;
    - Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes kombëtare, Tiranë, 1984;
    - Rrok Zojzi, Nëndarjet e vjetra krahinore të popullit shqiptar, Koferenca e parë e studimeve albanologjike, Tiranë, 1965.
  8. Gjerësisht, Krsto Mančev, Istorija na Balkanskite narodi od osmanskoto našestvie na Balanite do vtorata svetovna voina. Veliko Ternovo, 1979.
  9. Boris Ziheri, Dijalektički i istorijski materializam, Beograd, 1952, 483.
  10. Istorija naroda Jugoslavije, II, Beograd, 1958, 1221-1222.
  11. Gjegjësisht,
    - Stavri N. Naçi, Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve, Tiranë, 1964;
    - Bedrush H. Shehu, Shqipëria dhe çështja shqiptare në vitet 30 të shek. XIX (Tezë e doktoratës), Prishtinë, 1980.
  12. Gjerësisht,
    - Udhëtarët e huaj në Shqipëri: A. Graset (1781), Stefanopoli (1797), Pukëvili (1800 etj.) Dodvell (1801), Bajron (1809), Hughes (1812), Hobhouse (1813), A. Bôue (1804) - në Dituria, Tiranë, për vitin 1927, 1928 dhe 1929;
    - I. Irmascher Shqiptarët në themelimi e shtetit grek, Konferenca e parë e studimeve albanlogjike, Tiranë, 1965.
  13. Shih,
    - R. K. Rask, Vergleichung stafeln der Europiaeschen Stamm-Sprachen und Sued-West-Asiatischer, Halle, 1822;
    - A. Balbi, Atlas ethnographique du globe, on classificatien des peuples, anciens Langué, Paris, 1826;
    - Cart J. J. Best, Excursions in Albania, London, 1842;
    - Hyacinth Hecuard Histoire et description de la Haute Albanie, Paris, 1858;
    - L. P. Chiara, L'Albanija,Palermo 1869;
    - E. Isambert, Itinéraire descriptit, historique et erehélogue de L'Orient, Paris 1873;
    - A. Gilferding, Putovanje po Hercegovini, Bosni i Staroj Srbiji, Sarajevo, 1972;
    - M. S. Milojević, Putopis dela prave Stare Srbije, Beograd, 1871;
    - I. F. Jukić, Putopis i istorisko-etnografski radovi, Sarajevo, 1953;
    - M. Gjurgjević, Memoari sa Balkana (1858-1878), Sarajevo, 1910;
    - Irbi-Maekenzi, Potuvanje po slovenskim zemljama Turske u Evropi, Beograd, 1868;
    - J. S. Jastrebov, Stara Srbija i Albanija. Putovija zapiski, Beograd, 1904;
    - Dj. Djurković, Albanija. Crte o zemljo o narodu, sarajevo, 1884;
    - T. P. stanović, Putne beleške po Staroj Srbiji 1871-1898, Beograd, 1910;
    - PA XXXVIII/219, St. Archiv, Wien;
    - E. Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi (1839-1912), Prishtinë, 1978.
  14. J. C. Hobhouse, A Journey through Albania and ther provinces of Turkey und Asia (...), London, 1813.
  15. Shih,
    - H. Kaleshi, Kosova e Metohija n'udhëpërshkrimin e Evlija Çelebis, Përparimi, nr. 7-8, Prishtinë, 1957;
    - E. Çelebija, Putopis, Sarajevo, 1973.
  16. Ch. Samy-Bey Fraschery, Dictionnaire universel d'histoire et de geographie (Kamus Al-Alam), Tome premier, Costantinople, 1889, Arnautluk.
  17. Udhëtarët e huaj në Shqipëri gjerë në fund të shek. 19-të, Dituria nr. 5, Tiranë, 1928, 162.
  18. M. Polith, Die Orientalische Frage und ihre Organische Loesung, Wien, 1962, 10, 34.
  19. Vassa Efendi, E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, Tiranë, 1935, 87.
  20. Gjerësisht, Peoples et nationes des Balkans á la veille du Congres de Berlin (1878) d'apré Elisée Reclus, Georges Castellan (Paris), Revue de études sud-est Européeunes, Tom XV, 1977, 281-292.
  21. Si shën. 16.
  22. Historia e Shqipërisë, II, Tiranë, 1984, 36-37.
  23. Gjerësisht si shën. nën 12 e 13.
  24. Shih,
    - P. Bartl, Quellen und materialen zur Albanischen Gescichte im 17. und 18. Jahrhundert, Muenchen, 1978;
    - G. Gjini, Srpsko-prizrenska biskupija kroz stoljeća, Zagreb, 1986;
    - M. Pirraku, O islamizaciji i uloz islama u integraciui albanske narodnosti. Kumtesë në Kongresin XII të Historianëve të Jugosllavisë, tetor 1987. Në redaksinë e revistës Kosova-Kosovo të Prishtinës.
  25. Po aty.
  26. Mehdi Frashëri. Lidhja e Prizrenit dhe efektet diplomatike të saj, Tiranë, 1938, .
  27. PA. XXXVIII, St. Archiv, Wien, ss. 37.
  28. Si shën 20.
  29. Po aty.
  30. Gjerësisht,
    - L. P. Chiara, L'Albanija, Palermo, 1869;
    - F. Miklosich Anlbanische Forschungen I, Die slavischen elementen im Albanischen, Wien, 1870;
    - U. Ojeti, L'Albania, Toronto, 1902;
    - Ch. Eliot, Tyrkey in Europa, London, 1908;
    - G. Stadtmueller, Përhapja e vend-banimit të popullit shqiptar në fund të mjeskohës dhe në kohën e tashme,Leka, Vj. IX, Nr. VIII-XII, Shkodër, 1937;
    - M. Frashëri, Problemet shqiptare, Tiranë, 1944.
  31. Gjerësisht,
    - M. Pirraku, Kultura shqiptare në periudhën e Rilindjes ( vitet 40 të shek. XIX - 1912 ). Tezë e doktoratës e aprovuar në Fak. Filozofik të Prishtinës, më 1977, Prishtinë, 19810 550 (dorëshkrim);
    - M. Pirraku, Disa mendime rreth filleve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Çështje të studimeve albanistke (materiale nga simpoziumi, 1985), II, Prishtinë, 1987, 129-147;
    - Historia e popullit shqiptar, II, Prishtinë, 1969.
  32. Si shën. 31.
  33. St. N. Naçi, Pashallëku i Shkodrës, e cit.;
    - B. H. Shehu Shqipëria dhe çështja shqiptare, e cit.
  34. Gjerësisht,
    - L. Mile, Disa çështje të kulturës popullore shqiptare në vlerësimin e Rilindasve, Studime historike, XXX (XIII), 4, Tiranë, 1976;
    - N. Todorov, Aspekte ballkanike të lëvizjes nacionalçlirimtare shqiptare, Konferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1979;
    - P. Thengjilli, Karakteri dhe vendii kryengritjeve popullore të viteve 30 të shek. XIX në lëvizjen kombëtare shqiptare, Studime historike, nr. 4/1980;
    - St. N. Naçi, Përtëritja pashallëkut të Shkodrës nën qeverisjen e Ibrahim pashë Bushatlliut dhe marrëdhëniet e tij me Franën e vitit 1831 të udhëhequr nga Mustafë pashë Bushati dhe karakterin e saj, Studime historike, 1/1983;
    - M. Prenkaj, Qëndrimi i shtresave shoqërore ndaj çështjes së Autonomisë kombëtare në vitet 40-80 të shek. XIX, Çështje të studimeve albanologjike, Prishtinë, 1987, 117-127.
  35. Historia e Shqipërisë, II, 37-38.
  36. K. Frashëri, Mbi strukturën klasore të Shqipërisë gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit, Konferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1979, 92-94.
  37. J. Kastrati, Zef Jubani (Ndokilia), Studime historike, nr. 2/1980;
    - G. Jubany, Racolta di canti popplari e rapsodie albanese, Trieste, 1871;
    - K. Kamsi, Kolonit e Sicilis. Provança: Palermi, Leka, Shkodër, Mars 1944;
    - V. Bala, Disa çështje të zhvillimit të kulturës shqiptare në letrat e Dora d'Istria-s dërguar Jeronim de Radës, Buletini shkencor, 5, Shkodër, 1966;
    - Pashko Vasa, Tiranë, 1979.
  38. Gjerësisht,
    - Konferenca kombëtare e Studimeve etnografike, Tiranë, 1976;
    - Etnogjeneza e popullit shqiptar, Tiranë, 1982;
    - D. Statovci, Kërkime etnografike, Prishtinë, 1988.