Pepili/1200 tekste këngësh shqipe të muzikës popullore dhe argëtuese/44
Shatorr - pemë që I ka degët e dendura e të mbledhura si tendë. Sheboj - bimë zbukuruese me kërcell të degëzuar. Shefteli - lloj pjeshke. Sheher - qytet. Shej - tipar i vaçant dallues. Shekullare - krahinë në Mal të zi Shiqajet - ankesë Shqerrë - lloj shkurreje. Shyqyr - përdoret kur shprehim kënaqësinë, gëzimin për diçka. Shyhret - festë, gëzim, hare. T Tajare - fluturake, aeroplan. Takdir - e thënë nga fati, e shkruar. Taksiratë - rrezik, fat i keq. Tamam - pikërisht, bash ashtu. Tebdil-hava - verime, me pushime verore. Tehir - afat. Terq - me u braktisë Topçe - i shëndoshë, rrumbullak, topolak. Tybe - betim. U Ujdis - vë diçka në vendin e vetë, ndreq, rregulloj. Ustallëk - mjeshtri. Utrinë - kullotë, lëndinë. Uzdrum - vënd. V Vakt - kohë e caktuar, afat kohor. Vali - qeveritar i lartë i emruar nga Sulltani. Valizake - vajzë nga fshati Valias. Vallahi -be, betim te muslimanët. Velçiot - fshatar nga fshati Velçë. Vasile - Vasiliqea, e shoqja e Ali Pashës. Veçil - zëvendës, përfaqësues a dëshmitar i dikujtë Verem - sëmundje e tuberkulozit. Vi’s - vijës.
< 43 |
faqe - 44 - |
45 > |