Pepili/1200 tekste këngësh shqipe të muzikës popullore dhe argëtuese/43
Q Qenan - pseudonim i vjershëtorit. Qelibar - shumë i pastër, i kthjellët, i kulluar. Qibar - që është shumë i kujdesshëm në të ngrënë e në të veshur. Qitap - libër i shenjtë i muslimanëve. Qystek - zingjir i sahatit të xhepit R Rahmet - freskim, pushim shpirtëror, mëshirë. RR Rrahim - mëshirues. Rrëke - rrjedhë uji që bëhet pas shiut, vij me ujë që ecën me rrëmbim. S Sabah - mëngjes. Sabahile - heret fortë, që me natë, në agim. Saze - vegël muzikore popullore me dhjet tela. Sebep - shkak. Sehir - magji. Selam - përshëndetje, të fala. Selamet - shpëtim nga një gjendje e vështirë. Selvijon - lloj lule. Serjan - pamje e bukur, soditje. Sevap - mëshirë. Sevda - pasojë e dashurisë. Siklet - mërzi, ngushticë shpirtërore. Sojak - brisk i vogël xhepi, biçak. Sokak - rrugë e ngushtë, rrugicë. SH Shahit - dëshmitar Sharki - vegël muzikore popullore me 4,6,9 deri në 12 tela. Shastis - çmendem, mrekullohem, çuditem, luaj mendsh.
< 42 |
faqe - 43 - |
44 > |