Mrekullitë e Kur'anit II/8
VEPRUES ËSHTË ALL-LLAHU | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Nga e gjithë kjo, All-llahu i Lartësuar, na tërheq vëmendjen, duke na treguar për dy të vërteta, të cilat na ishin të panjohura. Këto, dy të vërteta konsiderohen shtylla jetike. E vërteta e parë, është se All-llahu i Lartëmadhëruar i kishte premtuar ujë kopshtit, e ky është një prej elementeve kryesorë të jetesës. E vërteta e dytë, është se Ai kujdeset dhe e begaton atë. Në të dy, këto veprime, njeriu nuk mund të ndërhyrjë, ose nuk ka pjesëmarrje në to. Atij, as nuk i jepet mundësia e diskutimit, e të thotë se unë e bëra këtë. Psh. Njeriu punon arën, e mbjell atë dhe kujdeset për të, por është All-llahu, Ai i cili e solli këtë farë në tokë dhe bëri të rritet dhe, pastaj, të japë fruta. Pjesëmarrja e njeriut këtu është sipërfaqësore dhe, mbase kjo gjendje, e bën njeriun të thotë se: unë e bëra këtë. All-llahu na tregoi se i posedon të dy të vërtetat, të cilat e bëjnë njeriun të thotë, se nuk ka pjesëmarrje aty.
E vërteta e parë, ishte uji i mjaftueshëm për jetesën në tokë dhe pjellshmërinë e saj. Pa këtë ujë, nuk do të ishin këto kopshte. E vërteta e dytë, ishte përkujdesja e Tij dhe begatia në të. Ashtu siç theksuam, tek këto dy të vërteta, njeriu nuk ka pse të thotë se, ky është produkti im. Dhe kështu: “Kështu frutat e tij u shkatëruan, e ai mbeti duke fërkuar duart me keqardhje për çfarë kishte shpenzuar në të, ajo (pasuria) iu shkatërrua që prej rrënjëve…”[1] A thua, pse ju shkatëruan prodhimet e tij? Nuk mund të kupto-het ndryshe, përveçse të kuptojë, se ai nuk ka kurrfarë mundësie e as forcë mbi të. T’a kuptojë se pasuria, dhe fëmijët, me të cilët ai mburrej, nuk i shërbyen asgjë, pa dëshirën e All-llahut. Ai vërejti, dhe u bind, se kopshti iu shkatërrua që nga rrënjët. Deshi All-llahu i Lartësuar, që ai të bindet, të mbështetet në Të, dhe t’a kuptojë se nuk ka forcë, e cila mund të qëndrojë para caktimit të Tij. Pra, All-llahu ishte Ai, i cili i dha këtë kopsht atij, prej dhuntive të Tij, e kur ai filloi të mburrej me pasurinë dhe fëmijët e tij, ato iu morën. E bëri atë, të dukej si i humbur, pastaj ai u gjend para ajetit tjetër, i cili thotë: “Përveç All-llahut, ai nuk kishte asnjë grup t’a ndihmojë atë, prandaj nuk ishte i ndihmuar.”[2] Ky ajet, jep të kuptojmë, se ai ishte mbështetur diku tjetër, për momentin, u kishte kërkuar atyre t’a ndihmonin. Ai, më në fund, arriti në konkluzionin se: Nuk ka kush t’i dalë përpara forcës së All-llahut, sepse nuk gjeti askënd që t’a ndihmonte. Ky ishte një re-alitet, sepse ai, vërtetë, nuk u ndihmua. Po edhe sikur dikush të përpiqej t’a ndihmonte me pasuri ose edhe me fëmijë, do të ishte e kotë, sepse atij nuk i ishte përcaktuar ndihma. Pas gjithë kësaj ndodhie, vjen edhe momenti i pendimit. Shprehet ai, duke thënë: “Ah, i mjeri unë, sikur mos t’a sho-qëroja Zotin tim me askënd!” Vetëm atëherë, pasi i iku prodhimi, e kuptoi se dhurues i vetëm qenka All-llahu i Lartësuar, sepse Ai që ia dha, Ai edhe ia mori. Por, pak më parë thoshte, pasuria dhe fëmijët i ishin garancë dhe kujdestarë të bereqetit të tij, nga çfarëdo lloj shkatërrimi. Kështu, ky ajet, na jep këtë shembull, me këtë njeri, të cilit All-llahu i kishte dhuruar begati të shumta, por që ai i kishte shoqëruar dike tjetër All-llahut të Lartësuar në këtë begati, prandaj All-llahu ia mori atij. All-llahu i Lartësuar është i pastër, i pashoq edhe pse dikush mun-dohet t’ia shoqërojë ndokënd. Një punë, e cila synohet të bëhet dhe ajo ka pëlqimin e All-llahut, atij do t’i pranohet. Por, ai i cili synon t’a kënaq ndonjë njeri, veprimi i tij i jep të kuptojë se i është afruar All-llahut të Lartësuar. Ai është i pastër, i pashoq para këtyre, për të. Kështu është edhe me begatitë. All-llahu na jep këtë rëfim, që të jetë shembull dhe udhërrëfyes i jetës sonë të mirë. Nuk konsiderohet bamirësi, pasuria që mund të jepet për qëllime personale, ose për të kënaqur ndonjë person. Gji-tashtu, kur ajo jepet për qëllime të kësaj bote, ose që me të, të arrijë pozitë ose publicitet. Dhënia e ndonjë shume, në vendet publike, ose në ndonjë ceremonial, nuk do të jetë e efekshme, kur ajo jepet për qëllime reklamimi, që të flitet për të, se është bamirës ose hu-manitar. Dhënia, nëse nuk jepet për hir të All-llahut, konsiderohet si shoqërim ndaj All-llahut. All-llahu i Lartëmadhëruar është i pastër i pashoq, kundrejt atyre, që mundohen t’a shoqërojnë Atë. Por, nëse jepet diçka nga pasuria, për hir të All-llahut, gjithashtu, Ai, është i pastër dhe i pashoq, kundrejt atyre që mundohen t’a përgën-jeshtrojnë Atë, duke e njollosur me shoqërim. Dhe në fund, të gjithë janë të barabartë me pronarin e kopshtit, i cili, vetvetes ia kishte atribuar meritat dhe, me këtë, kishte mohuar mirësitë e All-llahut, sikurse ata, të cilët mundohen të shpërndajnë pasurinë për veprime humanitare, por, që në realitet, kanë qëllime të kësaj bote. Të gjitha këto veprime, All-llahu i Lartëmadhëruar, na ka paralajmëruar se, janë të papranuara tek Ai. Vepra e mirë, bëhet vetëm për hir të All-llahut, por sikur, ndonjë vepër, të ishte e mirë ose e pëlqyer, para njerëzimit, e në realitet të kishte qëllime përfitimi në këtë botë, edhe pse, në të njejtën kohë, thuhet se ishte për hir të All-llahut, Ai është i pastër dhe i pashoq ndaj veprimit dhe thënieve të tyre. | ||||
Referencat | ||||
|