LAVDIA I TAKON VETËM ALL-LLAHUT


Faqe 6
faqe
- 7 -

Faqe 8
Pason ajeti tjetër, i cili, do t’a plotësojë debatin:

“Por, sikur, të thoje, kur hyre në kopshtin tënd: MasheAllah, fu-qia i takon All-llahut. Edhe pse më sheh mua më të varfër dhe më pak fëmijë, Zoti im, mbase, do të të ma bëjë kopshtin më të mirë se tëndin”[1]

Ky ajet të kthen në origjinë. Një njeri, ia përkujton tjetrit, se kishte haruar fuqinë e All-llahut xh.sh. Gjithashtu i përkujton se, kishte haruar seç i ishte dhuruar. Vazhdon t’i thotë: mos vallë je duke menduar, se kjo mirësi, është fryti yt! Mendon se proceset natyrore ishin rezultati yt, e jo të All-llahut! Këtu ju përkujtoj, edhe një herë, se emërimi i kaptinës ‘Shpella’ nuk është e rastësishëm. Thamë, se kemi të bëjmë me fjali, me shumë kuptime. Thesari është i fshehur brenda shpellës së vërtetë. Dhuruesi është All-llahu, por ja që, kjo dhuratë është e fshehur për shumë arsye, prandaj kemi njerëz, të cilët thonë: “…vërtetë, kjo që posedoj është rezultat i dijes sime…”[2] , kurse kemi të tjerë, që thonë: “Unë jam më i pasur se ti dhe më i fuqishëm në njerëz (familje më e madhe).[3]

Në këtë sure, All-llahu, dëshiroi të na tregojë realen dhe jo realen, gjërat, që duken dhe janë të qarta, si dhe ato që, mendja e njeriut nuk do të arrijë t’i kuptojë. Tek kjo e fundit, qëndron fuqia ose mundësia absolute e All-llahut të Lartësuar.

Ç’thotë i Lartësuari All-llah, në Kur’an, duke e cituar personin, që ishte, me më pak pasuri dhe, gjithashtu, me më pak fëmijë? “Mbase, Zoti im, do të më japë një kopsht më të mirë se tëndin, kurse (në kopshtin tënd mund që) të dërgojë një rrufe prej qielli e të shndërrohet në fushë të shkretë. Ose të shterojnë ujërat e saj në thellësi, po sikur edhe t’i kërkoje ato (ujëra), nuk do t’i gjeje dot”.[4] All-llahu, për begatitë, na jep dy shenja shumë të rëndësishme. Robi i All-llahut, që ishte i lumtur dhe falenderues me pasurinë dhe fuqinë që e posedonte, pra, ai që shprehej: kurse (në kopshtin tënd mund që) të dërgojë një rrufe prej qielli e të shndërrohet në fushë të shkretë. Ose t’i shterojnë ujërat e saj në thellësi, po sikur edhe t’i kërkoje ato (ujëra), nuk do t’i gjeje dot”

Pse All-llahu përmend këto dy raste, e nuk përmend asnjë rast tjetër? Sikur dëshiron t’i thotë atij se, All-llahu ka mundësi të t’a marrë shpirtin që nesër, gjithashtu mund të të paraqitet një sëmundje dhe, në çast, t’a bëjë atë që të mos mund të lëvizë, ose diçka të ngjashme nga mundësitë e All-llahut, që mund t’ia japë njeriut kryelartë, që harron mirësitë dhe begatitë e All-llahut të Lartësuar.

Fjala është për këta dy persona, shkaku thelbësor, këtu, është tek këto dy mirësi. Këta të dy, e kishin tokën shumë pjellore, rendimentet e saja ishin të shumta dhe mirësia gjithashtu ishte e panumërt. Këta dy punëtorë, nuk do të llogariten si prezantues të punës dhe dhënies së bereqetit. Këta, duhet t’a dinë se, nuk ju ta-kon të thirren në këtë bereqet, ose të mendojnë se, e gjithë kjo mirësi, është rezultat i tyre. All-llahu i Lartësuar na sjell këto shem-buj dhe, me këto, na përkujton shkaqet. Ato janë sekret, gjëra që nuk dihen për ne. Na përkujton se, burimi i gjithë kësaj mirësie, është uji. Ujitja është një gjë shumë e vogël, por pa të, nuk ka asgjë dhe këtë njeriu duhet t’a dijë se nuk e ka krijuar ai vetë. Jo vetëm kaq, por këtu, na përkujton, se edhe sikur të dojë t’a gjejë burimin e ujit, nuk do të ketë mundësi t’a gjejë. Ai, i cili, ujit, është All-llahu, dhe jo vetëm atë tokë, por, Ai, ujit mbarë botën. Që kur na ka paralajmëruar All-llahu, në Kur’an, e deri më ditët tona të sotme, mbi 14 shekuj, njeriu nuk është në gjendje të prodhojë qoftë edhe një gotë me ujë. Para nesh,është shembulli ekzistues. Shihe shkre-tirën dhe sipërfaqet e saj të mëdha. Sikur njeriu t’a prodhonte ujin, do t’a kishte gjallëruar atë vend, e nuk kishte për t’a lënë të thatë e të shkretë.

Pra, duhet kuptuar esenca e këtyre dy kopshteve, frutat që janë aty, janë rezultat i mundësisë dhe mirësisë së All-llahut të Lartë¬madhëruar. Ai ua mundësoi ujin e bollshëm.

Kjo, nuk është puna, e as fuqia e asnjë njeriu. Njeriu, nuk mund të thotë se, është vepra ime. Shkenca nuk mund të prodhojë një lumë mes shkretëtirës. Kurse, fuqia e All-llahut, ka krijuar qindra mijëra lumenj. Këtë, e bëri, për t’ia larguar etjen të gjitha gjallesave që kanë nevojë në tokë, si njeriut, kafshëve, bimëve etj. Të gjithë këto, kanë ujë, aq sa u nevojitet, bile ndodh që, shpesh here, të kenë ujë të tepërt.

Pra, të gjitha mirësitë vijnë nga uji. Ai është i bollshëm, e ky është rezultat i krijimit të All-llahut të Lartësuar. Me këtë ajet, All-llahu i Lartësuar, dëshiroi t’ia përkujtojë njeriut që parapëlqente veten, se elementi kryesor për jetesë është uji. Atë, e bëri të boll-shëm për secilin dhe i tregoi atij se, ai nuk është në gjendje t’a prodhojë ose krijojë. All-llahu xh.sh. thotë: Ose t’i shterojnë ujrat e saj në thellësi, po sikur edhe t’i kërkoje ato, (ujëra) nuk do t’i gjejë dot”

All-llahu i Lartësuar përkujdeset që arat të mos shkatërrohen nga furtunat ose rrebeshet. E gjithë ajo sasi, që bie, është prej para-caktimeve të Tij. Njeriu, nuk e posedon këtë forcë. Kjo rrjedh nga vullneti All-llahut të Lartësuar, i Cili i jep kujt të dojë dhe sa të dojë, si dhe e privon kë të dojë. I Lartësuari thotë: kurse (në kopshtin tënd mund që) të dërgojë një rrufe prej qielli e të shndëro-het në fushë të shkretë.

Referencat
  1. Kur'ani, sure 18-elKehf, ajeti 39
  2. Kur’an, sure 28 el Kasas, ajeti 78
  3. Kur’an, sure 18 el Kehf, ajeti 34
  4. Kur’an, sure 18 el Kehf, ajeti 40,41,42

Faqe 6
faqe
- 7 -

Faqe 8