Mrekullitë e Kur'anit II/9
DITURIA E ALL-LLAHUT DHE DITURIA NË PLANETIN TOKË | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Para se t’a përmbyllin diskutimin tonë, në suren el Kehf (shpella), e shoh të obligueshme t’ju paraqes tregimin e Robit të Mirë dhe Musait a.s. Gjithashtu, tregimin e Dhulkarnejnit (Lekës së Madh).
Nuk mendoj, se duhet të diskutoj rreth emrit të këtij personi. All-llahu e quajti, Robi i Mirë, dhe kjo na mjafton. Në realitet, ai ishte një Rob i All-llahut, të cilit, i dhuroi dituri. Kur, All-llahu i Lartësuar, na tregon ngjarje, në Kur’ani Kerim, Ai, ka për qëllim të na japë ose mësojë urtësinë dhe, njëkohësisht, ato konsiderohen këshilla për ne. E nuk ka për qëllim, që ne të ndalemi dhe të polemizojmë rreth personaliteteve, qoftë ata meshkuj ose femra. Në Kur’an Kerim, emrat nuk kanë vlerë. Vlera e vëtetë, do të ishte në të kuptuarit e këshillës deri në arrit-jen e urtësisë. Për këtë arsye, All-llahu i Lartësuar, në Kur’an, nuk na tregoi emrat e personave, me përjashtim të dy emrave, e ato ishin Merjeme, e bija e Imranit dhe Isau, i biri i Merjemes, sepse ajo çfarë u ka ndodhur këtyre, nuk i ka ndodhur askujt tjetër. Këto ishin ngjarje të papërsëritura. Për këtë arsye, All-llahu xh.sh., këta të dy, i veçoi me emra. Kurse Faraoni i Egjiptit, Dhulkarnejni, Faraoni i Musait dhe të tjerët, nuk janë me rëndësi për njohje, tek All-llahu i Lartësuar. Kjo është e qëllimtë, sepse polemizimi rreth personaliteteve dhe emrave të tyre, do të shpinte në zvoglimin e ngjarjes dhe harresën e urtësisë. Faraon, konsiderohet, secili njeri, i cili, mendon ose kërkon që ai duhet të adhurohet në tokë. Dhul-karnejn, konsiderohet, secili njeri, që merr dhuntinë e All-llahut, i cili, ngarkohet me hulumtimin dhe zgjidhjen e problemeve, etj. Thotë i Lartësuari: “Pastaj ata të dy, e gjetën robin, që ishte prej robërve Tanë, të cilit, Ne i kishim dhuruar mëshirë (prej mëshirës sonë), gjithashtu dituri, nga Dituria Jonë (e cila, duhet të jetë dituri e veçantë).”[1] Thënia e All-llahut të Lartësuar, kjo shpellë mbulon ose fsheh të vërtetën. Musa, ishte i dërguar i All-llahut të Lartësuar. I dërguari jep informacionet e All-llahut. Përderisa, ishte në lidhje të dre-jtëpërdrejtë me All-llahun, do të ishte logjike, që çdo dituri të vinte prej tij, sepse ai ishte i ngarkuar të informonte popullin me reve-latën që ai e kishte. Por ja, që kësaj radhe, i Lartësuari dëshiroi të na tregojë se vullneti Tij, nuk ka rregulla e as kufij. Ai bën ç’të dojë dhe, çfarë, Ai vetë, zgjedhë të bëjë. Kështu, kësaj radhe, zgjodhi një rob nga robërit e Tij, që e kishte pajisur me dituri. Këtë dituri, nuk e kishin as të dërguarit e Tij. Kjo, ishte një prej mirësive të Tij, që ia dhuron kujt të dojë. Vullneti All-llahut të Lartësuar është i paku-shtëzuar dhe pakufij. Tani të fillojmë me tregimin, se çfarë i ndodhi Robit të Mirë dhe Musaut a.s. Shpellat, këto që, në vete, përmbajnë shumë ngjarje, këto që fshehin shumë ndodhi të vërteta, e kjo do të konsiderohet si zbulimi i parë, pastaj vijnë zbulimet e vetë ndodhive e kështu derisa të arrihet tek e vërteta. Musau i shihte shpellat, por ai nuk ishte në gjendje t’i shihte të vërtetat, prandaj nuk kishte durim. Robi i mirë, duke e njohur mentalitetin e njeriut, që në fillim, i kishte sygjeruar, atij, të bënte durim: “ …kam bindje, se ti nuk do të kesh durim dhe përmbajtje me mua”, pastaj thënia:“E si të kesh durim, për atë çka nuk je i njoftuar!”[2] Robi i Mirë, kështu kishte vlerësuar, sepse ishte bazuar në ditur-inë, që ai posedonte. Po kështu edhe Musau! Vlerësimet e tij, ba-zoheshin në diturinë që posedonte. Këtu kemi të bëjmë me për-plasje vlerësimesh dhe gjykimesh. Sipas gjykimeve të Robit të Mirë, ai vlerësonte se bënte një punë të mirë, realiteti i së cilës ishte i fshehur në shpellë, por, në pamje të jashtme, dukej se po bënte krim. Musau shihte vetëm pamjen e jashtme. Ai gjykonte nga pozicioni tij, sepse nuk dinte se ç’fshihej në të. Dallim shumë i madh është mes realitetit dhe pamjes së jashtme. Pamjen e jashtme, mund t’a shohin shumë njerëz, por, realen, e di vetëm All-llahu i Lartësuar. Kemi njerëz, që bëjnë namaz sa për sy e faqe, vetëm sa t’i thuhet se është njeri i mirë, por që, në të vërtetë, është mëkatar. Ai nuk ndalet së gabuari, për hir të të mirave të dynjasë, për dallim nga ai njeri, i cili bën namaz dhe zemra e tij është përplot iman. Këto fshehtësi të tyre, i di vetëm All-llahu xh.sh., se cili nga këta dy, bën namaz nga bindja, e cili nga përfitimet e kësaj bote. Gjithashtu, edhe shembulli i bamirësisë. Kemi njerëz që japin para sa për t’i parë turma, me këtë, ata synojnë t’a përfitojnë atë, dhe kemi njerëz, që kur japin, nuk duan që dora e majtë të shohë se ç‘dha dora e djathtë. Para syve tanë, që të dy, kontribuan në bamirësi, por shpërblimi tek All-llahu ndryshon. Të tillë shembuj, kemi shumë në jetën tonë të përditshme. Jeta është përplot shpella, të cilat i fshihen realitetet. Kemi njerëz, që paraqiten se na duan të mirën, por në realitet punojnë që të na groposin, etj. | ||||
Referencat | ||||
|