VULLNETI ALL-LLHAUT


Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7
Tani, të shohim, një tjetër ajet: “Dhe mos thuani, për diçka (për punët e pakryera) se unë do ta bëj ate nesër. Përveç (nëse shtoni thënjen) nëse do të dëshirojë All-llahu[1] dhe përkujtoe Zotin tënd kur të harrosh…” [2]

Këtij ajeti do t’i përkushtojmë, një kohë, pak më të gjatë. Nëse unë them për diçka se, do t’a bëj nesër, mund të ndodhë që, edhe tjetri të thotë për një diçka të kundërt prej meje: do t’a bëj nesër, atëherë do të bëhet vetëm ajo, që do t’a përcaktojë vullneti i All-llahut të Lartësuar. Ne jemi të pafuqishëm dhe nuk jemi absolutë, mundësitë tona janë të kufizuara, prandaj ato janë relative. Një punë, mundet të bëhet, ose nuk mund të bëhet, përveçse, atëherë, nëse themi inshalla (nëse do All-llahu). Le t’a shpjegojmë këtë. Ai, i cili, dëshiron të bëjë diçka, patjetër, duhet të posedojë së pari, mundësinë për të vepruar.

Së dyti, duhet të posedojë kohën, dhe së treti, duhet të posedojë vendin, në të cilën mendon t’a kryejë atë veprim. Kur unë them se, do të shkoj për t’a takuar filanin nesër, kjo është një nga premtimet më të thjeshta të përditshmërisë të njeriut për veprime. Unë patjetër, duhet të posedoj, mundësinë për të qenë prezent të nesërmen, sipas rutinores sonë të përditshme.

Por, thënë realisht, unë, nuk e posedoj këtë mundësi. Njeriu nuk posedon mundësi që t’i sigurojë vetes së tij, as edhe një moment të vetëm, e lëre më një ditë.

Pra, thënia ime se: do ta takoj filanin nesër, është gabim. Unë, nuk e di, nëse jam gjallë nesër. Jeta është nën patronazhin e dëshirës së All-llahut të Lartësuar. Jeta ime është në varësi të vull-netit të All-llahut, nëse Ai do, jetoj, e nëse jo, atëherë do të ndërroj jetë.

Nëse, tani i kthehemi botës së mundësive, të nesërmen mundet të jem gjallë, por edhe pse jam në jetë, më del një punë tjetër, që nuk mund t’a takoj atë të nesërmen. Ndodh të sëmurem, ose mun-det të më dalë ndonjë punë e rëndësishme befasuese për mua dhe nuk do të më premtojë koha, që atë t’a takoj të nesërmen. Ndodh, që të më vijë një musafir i papritur ose ndonjë gjë tjetër. Ajo që është me rëndësi është se, unë mund të jem në jetë dhe, përfundi-misht, nuk mund të shkoj në takim, për arsye, të cilat nuk më përkasin mua.

Sikur tani t’a marrim anën tjetër. Unë jam në jetë, me shëndet të mirë dhe asgjë prej gjëje nuk më pengon të shkoj në atë takim, dhe shkoj në vendtakimin tonë në kohën e duhur, por, ja, që personi me të cilin kisha për t’u takuar nuk erdhi, ose nuk është në zyrë, për arsyera të ndryshme, është penguar në rrugë, ose është sëmurë, ose i ka dalë një punë e papritur. Thënë shkurt, i ka ndodhur diçka, që atë e ka penguar tani të jetë prezent në atë takim. I është prishur makina, ose është përplasur me makinë dhe e ka vonuar marrja në pyetje e formaliteteve policore, ose i ka ndodhur ndonjë gjë, gjatë rrugës, ose në shtëpi, etj. Nga e gjithë kjo, unë nuk posedoj asnjë element prej kushteve, për të thënë se unë do të bëj, këtë e atë. Kush është, ai që e zotëron këtë mundësi? Ai, është All-llahu i Lartësuar. Ai, kur të thotë: ’bëhu’, ajo do të bëhet, Ai është i Gjallë e nuk vdes, është i Përjetshëm e nuk shuhet. Askush, nuk mund t’a pengojë, për asgjë. Atë çka do, mund t’a caktojë menjëherë. Kur, Ai, ka caktuar ndonjë gjë, ajo është e bërë. Pse e them këtë? Sepse, nuk ka forcë që mund t’ia ndalojë, t’ia shpejtojë, t’ia vonojë, ose t’ia caktojë All-llahut të Lartësuar.

Kështu, mund të themi se Ai vepron si të dojë, kurse ne, dhe e gjithë qenia njerëzore, veprojmë, ashtu siç, Ai, dëshiron. Nëse planifikimi ynë, hyn në vullnetin e Tij, ajo do të bëhet, ajo është e kryer. Ai, është All-llah i Vetëm dhe ai është veprues. Nëse veprimi, nuk hyn në vullnetin e Tij, ai nuk mund të kryhet, për të vetmen arsye, sepse Ai është veprues. Thënja e All-llahut të Lartësuar: “Dhe mos thuani, për diçka (për punët e pakryera) se unë do ta bëj atë nesër. Përveç (nëse shtoni thënjen) nëse do të dëshirojë All-llahu …”.Me këtë All-llahu dëshiron të na përkujtojë një gjë shumë të rëndësishme. Secila punë, kryhet me pëlqimin dhe vull-netin e All-llahut. Ai gjithashtu na përkujton dhe na thotë: “…dhe përkujtoje Zotin tend, kur të harrosh…”, kjo kërkohet vazhdimisht nga besimtarët. Gjithmonë, ne duhet t’a kemi në vetëdije, se veprues dhe përcaktues është vetëm All-llahu.

Njeriu prejardhjen e ka prej dheu, pastaj prej spermës, nga kjo e fundit, rjedhin pasardhësit e njeriut të parë, Ademit a.s. Dheu, ose sperma, nuk mund të bëjnë asgjë. Nuk mund të bëhet asgjë nga dheu, të cilin e shkelim çdo ditë. Ky është i njëjti trup, me të cilin ecim mbi të. Kështu që, vullneti All-llahut, është që, njeriu të jetë me mendje dhe kjo duhet t’ia përkujtojë vazhdimisht krijimin e tij. Nëse unë jam nga dheu, sikur që edhe ti je prej dheu, atëherë nga të erdhi ty, ajo forcë e jashtëzakonshme, o ti prej dheu, t’a refuzosh dhe t’a harosh All-llahun, e për adhurues të trillosh vetveten.

All-llahu i Lartësuar është Ai, që t’a dhuroi këtë forcë. Gjithashtu, Ai krijoi universin për ty. Kërkoi që i gjithë universi të të bin-det ty. Për ta kuptuar mirë këtë realitet, duhet t’a dish mirë, se All-llahu xh.sh., këtë krijesë, e bëri prej një grusht dheu. Këta, të cilët e adhurojnë veten e tyre dhe që, vazhdimisht, i sheh para teje, janë të krijuar, sikur edhe ti, prej një grusht dheu. E këta, marrin guxi-min dhe i përballen forcës së All-llahut të Lartësuar. Për t’ju bindur ose nënshtruar këtij, që merr guximin t’i përballet All-llahut, duhet të jesh i vetëdijshëm, se çfarë mund të bëjë ai, që është prej një grushti dheu, sikur edhe ti, pastaj mund të paramendosh mundës-inë e tij për t’a drejtuar tërë gjithësinë. All-llahu, dëshiron të na përkujtojë begatitë e Tij. Gjithashtu, dëshiron të dimë se, Ai dërgon mirësitë. Ai, që të jep, vetëm ai ka mundësi, që t’a marrë. Ai, i cili të jep leje, vetëm ai, ka mundësi të të ndalë.

Këto janë gjëra shumë të rëndësishme në përditshmërinë e sjelljeve tona, gjatë jetës. Kur njeriu mbështet në forcën e vet, fryhet dhe rebelohet, fillon t’i nëpërkëmbë të dobëtit dhe t’i terrorizojë. Por, kur njeriu përkujton focën e All-llahut të Lartësuar, ai jep përshtypjen e një njeriu të edukuar. I tilli, e di fare mirë se, Ai që t’a ka dhënë atë forcë, Ai edhe mund të t’a marrë. Ai, që i bindet All-llahut, tek ai vazhdimisht ndërhyn zemra, pastaj ajo ndikon që, ai mos të jetë i dhunshëm, arrogant etj. Këtë e bën, ngase, ka frikë All-llahun, për secilën vepër që fillon t’a bëjë. Sikur, kjo të kuptohet kështu, nga të gjithë, atëherë universi do të ishte i qetë, në harmoni të plotë.

Referencat
  1. Nëse do All-llahu, është shprehje e njohur ndër ne, in shae Allah (in-shalla).
  2. Kur'ani, sure 18- elKehf, ajeti 23,24

Faqe 5
faqe
- 6 -

7Faqe 7