VESHI, JETA DHE RINGJALLJA


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6
Do t’i rikthehemi përsëri Dhulkarnejnit, i cili u theksua në Kur’an, por tani, do të fillojmë të vazhdojmë me fenomenet e sures el Kehf (shpella), nga e para.

Ashtu siç thamë, me shprehjen ‘shpellë’ nënkuptojmë një zgavër të madhe brenda malit, ose shkëmbit. Mund të dimë se ç’ka në të, nëse hulumtojmë brendinë e saj. Shpella, për të cilën bën fjalë All-llahu, në fillim të sures ‘Shpella’, ka të bëjë me disa persona, që e besonin Zotin e tyre. Këta persona ishin besimtarë. Nga frika e tiranisë së pabesimtarëve, që kishin mbretëruar atë kohë, ata persona, ishin futur në këtë shpellë, për t’u strehuar. Qëllimi ishte për t’a ruajtur besimin e tyre, sepse qeveritarët i detyronin ata të mohonin Zotin. All-llahu i Lartësuar deshi të na informojë ne se, sado të përhapet dhuna dhe tirania, imani është është prezent. Ai mund të jetë fshehur tek ne, por ai ekziston dhe asnjëherë nuk humbet.

Këto, janë ajetet e para të sures ‘Shpella’. Kur ne i hedhim një vështrim të thuktë, do të shohim shumë mrekulli, në Kur’an. Por, gjithnjë, nëse All-llahu do të dëshirojë të na i tregojë ato.

I Lartësuari thotë: “Kështu që, Ne iu mëshuam në veshët e tyre (ranë në komë) në shpellë, për disa vite me radhë”.[1]

Kjo është mrekullia e parë. All-llahu i Lartësuar, me këtë, na tre-goi se gjëja, që nuk fle, prej shqisave të njeriut është veshi. Kur njeriu mbyll sytë, ai nuk mund të shohë, por asesi nuk mund t’i mbyllë veshët. Veshi vazhdon të jetë i hapur, e kryen detyrën e vet, deshe ose nuk deshe. Ashtu siç thamë, nëse nuk dëshiron të sho-hësh një person, mjafton të mbyllësh sytë.

Këtë nuk mund ta bësh me veshët, nëse nuk dëshiron t’ia dëg-josh zërin dikujt. Kur personi është në gjumë, kuptohet që, nuk mund t’a shohë njeriun, nëse ai i kalon atij pranë. Por, nëse ndodh, të lëshohet një zë, edhe pse, personi është në gjumë, do të zgjohet menjëherë. Me këtë, All-llahu i Lartësuar, së pari, përkujton se veshi nuk fle kurrë, së dyti, se ai është një organ, i cili pranon thirrjet, dhe së treti, se nëse veshi nuk dëgjon zëra, ose nuk dëgjon zhurmë, ai mund të flejë një kohë të gjatë. Është e pamundur të flejë njeriu, nëse vazhdimisht dëgjohen zërat, ose zhurmat e ditës. Kur, All-llahu i Lartësuar, vendosi që ata të flejnë një kohë të gjatë, në shpellë dhe pa e ndier, se çfarë po ndodh përreth tyre, Ai nuk ju mori atyre sytë, e as nuk bëri që të rrahurat e zemrës të jenë më të rralla, se ato të njeriut kur fle, por, ju mëshoi në vesh. Për t’i shkëputur nga kjo botë, plotësisht, kjo, paska qenë e mjaftueshme. Veshi është or-gan, që e pranon i pari thirjen në botën tjetër-ahiret.

Të shohim versetin tjetër, i Lartësuari, thotë: Dhe (po t’i shi-hje) do të llogarisje ata të zgjuar, ndërsa ata ishin duke fjetur, kurse, Ne i rrotullonim ata, në të djathtë e në të ma-jtë…”.[2]

Mendja e njeriut duhej të ndalet më tepër, në këtë thënie të All-llahut të Lartëmadhëruar: kurse Ne i rrotullonim ata, në të djathtë e në të majtë…”.

Pse All-llahu u shpreh në këtë mënyrë, pse ishin të nevojshme këto fjalë në këtë ajet? Sikur të mos shkruhej kështu, prapëseprapë nuk do të ndërronte asgjë prej ngjarjes. Ashtu siç kam thënë më herët, edhe e them se, Kur’ani, në çdo fjali, ka mrekulli, por disa nga ato janë zbuluar, ndërsa të tjerat do të zbulohen me kalimin e kohës. Nëse vërejmë ajetin me vëmendje: kurse Ne i rrotullonim ata, në të djathë e në të majtë…”, do të shohim se i Lartësuari, do t’i zgjojë ata nga gjumi, si shenjë nga shenjat e Tij. Ata, do t’i kthejë edhe një herë, në jetën njerëzore të kësaj bote. Për ata, që flejnë shumë All-llahu, ka rregulla të veçanta. Mjekët, kur kanë pacientë të palëvizshëm, këshillojnë që ata t’i rrotullojnë vazhdimisht, për arsye të mpirjes së trupit, si dhe kjo, njëkohësisht, i ndihmon që gjaku mos t’ju ngjizet në këmbë, ose në pjesën e poshtme të trupit.

Dëshira e All-llahut ishte që, ne të mësojmë se, kur njeriu është për një kohë të gjatë i shtrirë, duhet që të rrotullohet. Mosrrotullimi tyre është i dëmshëm për trupin, nëse ai do të qëndrojë, një kohë të gjatë, vetëm në një anë. Në të kundërtën, ai do të pësojë aq shumë, saqë, sot, mjeksia e di shumë mirë këtë. All-llahu i Lartësuar, me këtë veprim, deshi të na mësojë, që të dimë se si du-het vepruar.

Para se ta zbulonte shkenca njerëzore këtë, All-llahu, para shumë shekujve, na kishte informuar me anë të këtyre verseteve. Ai, na mësoi se si duhet vepruar në rastet, kur kemi pacientë, që janë të shtrirë për një kohë të gjatë. Ata, duhet të rrotullohen në të djathtë e në të majtë. Ky veprim, është bazë e ruajtjes së shëndetit, ose së paku, shërben për parandalimin e dëmtimeve më të mëdha.

Referencat
  1. Kur'ani, sure 18 – el Kehf, ajeti 11
  2. Kur’an, sure 18 – el Kehf, ajeti 18

Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6