Mrekullitë e Kur'anit II/12
TAKOI NJË ÇUN DHE E VRAU | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Tani të shohim tregimin e fëmijës, të cilin, e vrau Robi i Mirë. Çfarë urtësie kemi këtu? “…dhe të dy prindërit i kishte besimtarë, prandaj kishim frikë se ai (vazhdimisht) do t’ju shkak-tonte dhembje derisa ( me kalimin e kohës do të detyroheshin prindërit tij) të bëheshin femohues”.
Secili prind, e ruan fëmijën e vet si bebzën e syrit. Ata i kushto-hen atij, dhe i lënë përshtypje shumë të mira në këtë botë. Por, kur prindi e vëren se fëmija po i shkakton dhembje, po i mundon dhe do t’i nxjerrë probleme, deri në atë masë, sa ata të bëhen mohues të fesë, duke qenë se ishin besimtarë të mirë, padyshim, që do t’a lutnin, të Madhërishmin, për t’ua zëvendësuar atë, me një fëmijë tjetër dhe besimtar. Këtë gjë e vërejmë shpesh herë, në jetën tonë të përditshme, kur djali ose vajza bëhen problematikë. Prindërit, joshen pas tyre dhe gabojnë kundrejt parimeve fetare. Ndodh, që për hir të tyre, të vjedhin, ose të bëjnë vepra të liga, të cilat e hidhërojnë All-llahun. Këtë, e bëjnë vetëm sa për t’ua plotësuar dëshirat atyre. Ndodh që t’a mbulojnë sekretin, për shkak të fëmijës të tyre. Prindërit, gjith-monë, janë të dobët përballë kërkesave të fëmijëve. Prindërit e mirë, nuk shikojnë vetëm këtë botë, por ata mendo-jnë edhe ahiretin, ose botën tjetër. Këta prindër, para se t’a fusin dorën në diçka të huaj, e dinë mirë se do të japin llogari, gjithashtu e dinë se, për shkak të fëmijës të tyre, do të dënohen. Kjo pasuri nuk i bën të kënaqur, por, përkundrazi, ata i iriton vepra e shëm-tuar. Vepra, që e hidhëron All-llahun e Lartëmadhëruar, duhet të jetë e padëshirueshme, sado e këndshme të jetë ajo, për kënaqësitë e kësaj bote. Kurse, sa i përket prindërve jo të mirë, ose mohuesve të fesë, këto vepra i kënaqin. Njeriun besimtar, nuk e bën të kën¬aqur asnjë pasuri e botës, e cila arrihet në formë vjedhjeje, ai është i bindur se ajo pasuri e hidhëron All-llahun. Me pasuritë e paligjsh¬me, njeriu nuk arrin askund. Padyshim, ai me të nuk ndien kën¬aqësi, por përkundrazi, do të ketë vuajtje të vazhdueshme. Ajo, do t’a përcjellë si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër, edhe pse, në pamje të jashtme, duket se çdo gjë është në rregull. Nëse, prindërve të mirë, iu jepet mundësia të zgjedhin: T’ju dhurohet fëmijë, por që do të jetë problematik dhe që do të bëhet shkaktar, që ata t’a humbin fenë; ose të zgjedhin, alternativën tjetër, që të mos u jepej fare fëmijë, pa dyshim, që ata do të zgjedhin të dytën. Ata do të jenë të bindur, se për ta, do të jetë shumë më mirë t’a kalojnë jetën pa fëmijë, sesa të kenë djalë ose vajzë, që vazhdimisht do t’ju sjellë probleme dhe, në fund, edhe do t’i nxjerrë nga besimi, në All-llahun xh.sh. Të supozojmë, sikur i Lartëmadhëruari, t’ju tregonte për ardh¬mërinë e djalit të tyre. T’ju tregonte se, ai kur të rritet do t’i shpiente ata në zjarr dhe, në të njëjtën kohë, do t’ju jepte mundësinë e përzgjedhjes. Pa dyshim, se ata kishin për të thënë se: nuk e duam, fare, këtë fëmijë. Këtu, kemi të bëjmë me përzgjedhjen e njeriut të mirë, i cili do të zgjidhte, nëse do të shkonte në zjarr, apo do t’a pranonte dhuratën e Zotit për të patur fëmijë. Kjo ngjarje, tregon se, All-llahu i Lartësuar, për këta prindër të devotshëm, paska zgjedhur më të mirën e mundshme. Bile, zgjodhi nga mëshira e Tij e Madhe, që fëmia i tyre të mbytet, për të paran-daluar krimet, që ata do t’i bënin në këtë botë. Kështu, Ai, nga mëshira, do ti bashkojë përsëri me fëmijën e tyre në xhennet. E dyta, i Lartësuari nga vullneti Tij i mirë, kishte zgjedhur që, atyre, atë fëmijë, t’ia zëvendësojë me një tjetër të mirë dhe besimtar. Ai, në Kur’anin Kerim, thotë: “Dhe deshëm, që t’ua zëvendësojmë atyre me një tjetër, i cili, do të jetë më i mirë, më i mençur, më i afërt dhe më i mëshirshëm për ta” [1] Vullneti All-llahut të Lartësuar, zgjodhi për ta zëvendësues të fëmijës, i cili parashikohej të ishte problematik dhe i cili do t’i shpi-ente prindërit në mohim të All-llahut, me një fëmijë të mirë dhe bamirës. Kur ne i përcjellim ngjarjet, ato nuk duhet t’i ndërlidhim me ngjarjet e kohës, sepse ajo është vepër dhe matës, që na përket vetëm neve. I Lartësuari, nuk ka të bëjë me kohën. Prandaj, çdo gjë, kur duhet t’a prezantojmë, atë duhet t’a ndërlidhim mes veprës dhe shpërblimit. Mëkati i bërë nga ne, e gëzon vetëm armikun. Ai, i gëzohet mëkatit tonë, sepse, ai, mund të jetë bërë me para haram, ose me pasuri të huaj, ose është bërë ndonjë krim, ose është për-dorur forca. A ia vlen që e gjithë keqbërje të bëhet vetëm sa për ta kënaqur veten, ose dikë tjetër dhe atë për një periudhë të shkurtër kohore? Këto sjellje dhe veçori, nuk i përkasin dhe vlejnë për njeriun be-simtar. Ai, i sheh gjërat me një sy tjetër dhe është i bindur, në shpërblimet që e presin. Ato, i sheh sikur t’i kishte para vetes. Për momentin, ato janë sekret, si për besimtarin, ashtu edhe për jobe-simtarin. Por, jo, mosbesimtari shpërblimet nuk i sheh fare, sepse, ai, atyre nuk ju beson fare. Sikur shpërblimi të ishte i hapur, atëherë ata do të ishin të barabartë, si në ushqim, ashtu edhe në gjëra të tjera, psh., sikur t’a mbushnim një dhomë me flori, e atë do t’ia ofronim një njeriu, dhe do t’a paralajmëronim se ky mall është mbledhur prej haramit, por, që ky është caktuar për ty. Do t’i themi merre, dhe kënaqu me të, për një kohë të caktuar. Por men-jëherë, do t’ia kishim hapur derën tjetër, dhe aty, ai do të shihte dënimin e All-llahut, në zjarr të xhehennemit. Pasi ta ketë parë dënimin, përsëri do t’i themi atij, nëse e merr këtë pasuri të haramit, do të fusim në këtë dhomë për t’u ndëshkuar. Pas këtij shpjegimi, pa dyshim, ai nuk do të përpiqej të merrte asnjë copë floriri. Kështu, nuk do të kishte njerëz, që do të gabonin ndaj Zotit. Dallimi mes besimtarit dhe jobesimtarit, qëndron aty se, njeriu besimtar këto gjëra i sheh në mendje, edhe pse, e ardhmja e tij është sekret. Në momentin, kur besimtari e zgjat dorën për t’a marrë pasurinë e haramit, atij i paraqitet, para syve të tij, pamja e xhehennemit dhe dënimi i All-llahut. Menjëherë, e largon dorën, kërkon falje për gabimin, që kishte për t’a bërë. Kurse, jobesimtarit ose ateistit, nuk i paraqitet kjo pamje. Atij, nëse i thuhet dhe i trego-jnë për të ardhmen e botës tjetër, ai do t’a refuzojë, ose të paktën do të mundohet t’a refuzojë. Do të përpiqet që t’a bindë veten, se këto gjëra janë të pavërteta. Kështu, ai do të vazhdojë së vepruari, duke supozuar dhe mashtruar veten, se nuk ka ndëshkim, pas kësaj bote. Ajo, që e kënaq atë, është pasuria dhe fitimi i momentit, ai nuk llogarit për jetën e botës tjetër, sepse e vërteta para tij është e errët. Njeriu besimtar, mëkatet i sheh si ndëshkim prej All-llahut, kur¬se, njeriu ateist, mëkatet i sheh, si shkathtësi të tij dhe fitim. Duke qenë se ndryshojnë teoritë, ndryshojnë edhe veprimet. Ajo që është më e rëndësishmja, e vërteta mbetet, edhe pse për momentin është e fshehur për ne. Për çdo veprim, do të përgjigjemi. | ||||
Referencat | ||||
|