SIKUR T’I JEPEJ DITURIA


Faqe 10
faqe
- 11 -

Faqe 12
Pa dyshim, sikur t’i jepej Musaut a.s., dituria e Robit të Mirë, edhe ky, kishte për të vepruar me anijen, sikur Robi i Mirë. Dituria, për Musaun, ishte e kornizuar, kjo e bënte atë të tensionuar dhe të mos duronte pas ndodhive.

Robi Mirë, vazhdoi rrugëtimin me Musaun a.s. Gjatë këtij rrugëtimi, Robi i Mirë, e ndaloi një çun dhe, pa u hamendur fare, e mbyti atë. Ishte skandaloze, vepër shumë e shëmtuar, ky veprim, e bëri Musaun a.s., të mos përmbahej. Si gjykoi ky njeri, ose Robi Mirë, t’a mbytë fëmijën, pa ndonjë shkak!? Ai, nuk kishte bërë as-gjë. Mbytja e fëmijës, në krahasim me shkatërrimin e anijes, ishte shumëfish më e madhe. Prandaj, Musau a.s. iu drejtua: “ …si e vrave një person të pastër, (të pafajshëm, pa asnjë mëkat) që nuk ka vrarë njeri!? Vërtet, bëre një gjë të shëmtuar”

Këtu, duket qartë dallimi ndërmjet personit, i cili, ka informacion të gjërë ose më saktësisht të vërtetën, dhe atij, që nuk posedon in-formacionin e duhur mbi të vërtetën. Për njeriun e thjeshtë, vrasja e një çuni, të bën të mos përmbahesh dhe, në këso raste, revoltimi është i padiskutueshëm. Duke e vërejtur gjendjen e Musaut a.s., Robi i Mirë nuk vonoi dhe ia përkujtoi premtimin, që ia kishte dhënë, para se të nisej me të, në shoqërim, dhe i: “Tha: A nuk të (paralajmërova) thashë, se ti nuk do të tregohesh i durueshëm me mua”[1]

Përnjëherë, Musau a.s. erdhi në vete, duke i shprehur keqardhje për mosdurimin e tij, për të dytën here, dhe i: “Tha: Nëqoftëse pas kësaj here, do të të pyes përsëri, për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo, që të vazhdojmë rrugëtimin tonë. Tash e tutje, ke marrë arsye të plotë prej meje (që t’a ndër-presësh shoqërimin së bashku, sepse mjaft më ke duruar).”[2]

Me këtë përgjigje, sikur i kërkoi falje Musau a.s. Me shumë keqardhje i thotë, sikur, edhe unë të dua, ti mos më lejo të vazhdo-jmë së bashku, sepse durimi me ty qenka shumë i vështirë.

Vazhduan rrugëtimin së bashku, derisa arritën në një fshat. Ishin të huaj dhe nuk njihnin njeri. Kërkuan nga fshatarët që t’i ushqejnë. Sipas zakoneve, nëse një i huaj kalon në mes të fshatit, vendasit duhet t’ju afrojnë ushqim. Ky gjest, është nga natyra e vet qenies njerëzore. Ky gjest, nuk do gjykim të veçantë, edhe nëse ata nuk kërkojnë ushqim, ata janë të huaj dhe nuk duhet diskutar. Kur zakonet njerëzore duhej të ishin të tilla, atëherë çfarë mund të thuhet, kur ata kërkojnë ushqim, ngase janë të uritur, kërkojnë kafshata sa për t’a thyer urinë ekstreme. Fshatarët refuzuan për t’i ushqyer!

Dy të huaj të uritur, – Musau a.s.dhe Robi Mirë, hynë në fshat, kërkuan nga fshatarët disa kafshata buke, por u refuzuan. Nuk pranuan t’ju japin asgjë! Çfarë mund të thuhet për këta njerëz? Ata nuk meritojnë kurrfarë mirësie, përkundrazi, ata duhen qortuar.

Për çudi, Musau a.s., u befasua kur pa Robin e Mirë, se ju afrua një muri gjysëm të shkatërruar, në atë fshat, dhe filloi t’a riparojë. Jo vetëm e riparoi, por edhe e zbukuroi, atë mur. Sjellja e tij, tani Musaun e tron-diti edhe më tepër. Kishin kërkuar nga fshatatrët disa kafshata buke, sa për t’a thyer urinë e madhe që kishin, kurse ky po i ndihmonte ata. Kjo tronditje, Musaun a.s., e shokoi, nuk u durua dhe i tha me zë, paksa më të ngritur. Ata refuzuan të na ushqejnë, e ti po ua riparon murin, bile po e zbukuron atë?!. A ky është shpërblimi i tyre!? Do të ishte më mirë, si-kur të goditeshe me ta, për këtë punë. Të paktën sa për të ngrënë, e jo të punosh falas, sepse këta qenkan njerëz, të cilët, nuk e meritojnë, këtë mirësi. Kur’ani, këtë, e përshkruan kështu: “…po të doje, për këtë që bëre, do t’u kishe marrë shpërblim.”

Kjo përzierje e tretë, u bë shkak i ndarjes, ndërmjet Musaut a.s. dhe Robit të Mirë. Ai, i kishte premtuar, se do të ishte i përmbajtur dhe i du-rueshëm, por më kot, ia fali dy herë. Ashtu siç ishin marrë vesh, hera e tretë do të ishte ndarje mes tyre. Atëherë, i tha Robi i Mirë: “Kjo është ndarja (jonë) mes meje dhe teje…”

Nuk e ndërpreu me kaq takimin, e të ikte përnjëherë, por ia sqaroi të gjitha urtësitë e veprimeve të tij. Ia përkujtoi shkatërrimin e anijes, dhe i tha: atë e bëra për të mirën e skamnorëve. Mbreti i tyre, ishte një njeri i pamëshirë dhe mizor. Kishte urdhëruar që secila anije, që ishte në gjendje të rregullt, pa marrë parasysh se e kujt ishte, të sekuestrohej. Për t’ua shpëtuar anijen atyre, e prisha një grimë të vogël. Prishja ishte aq, sa mos t’ju sekuestrohej. Kështu ju mbeti anija edhe më tutje. Tani të pyes, cila ishte më e favor-shme për ta? Ta kishin, më tutje anijen me një prishje të vogël, të cilën, do t’a riparonin për një kohë shumë të shkurtër, apo t’ju se-kuestrohej anija? Sikur t’ju tregoja rastin ose këtë urtësi atyre, pa dyshim që ata vetë do të kishin parapëlqyer prishjen e saj. Prandaj konsideroj se kjo që bëra, ishte një e mirë e madhe për ata të shkretë. Por, ja që mungesa e urtësisë, e bëri Musaun të papërqën-drueshëm, dhe nuk duroi për një sekuencë të vogël kohore për t’a vërtetuar realitetin.

Referencat
  1. Po aty, 75, (shih faqe 9)
  2. Po aty, 76,

Faqe 10
faqe
- 11 -

Faqe 12