CILA DO TË ISHTE PËRZGJEDHJA E PRINDËRVE?


Faqe 12
faqe
- 13 -

Faqe 14
Tani, të kthehemi, përsëri, tek tregimi i vrasjes së fëmijës, nga Robi i Mirë. Sikur mos t’a kishte fëmija exhelin[1] , do të jetonte një jetë përplot ngatërresa. Ai, me siguri, kishte për t’i detyruar prindërit të “vjedhin”, ose të ballafaqoheshin me lloj-lloj ngatërresa me të tjerët, etj. Këtë, ata do t’a bënin për t’ia plotësuar dëshirat fëmijës. Këtu, edhe shtrohet pyetja, cila do të ishte më e mirë për prindërit, t’a kishin në jetë ende këtë fëmijë, apo më mirë, për ta, do të ishte t’u zëvendësohej ai, me një fëmijë tjetër besimtar, të mirë dhe i pranueshëm, për këtë botë dhe tjetrën?

Sikur t’a kishin informacionin e duhur për të ardhmen, me sig-uri, ata do t’a kishin zgjedhur më të mirën. Meqenëse, ata, ishin të bindur në përgjegjësitë e tyre dhe besonin në ringjallje, ata, do të ishin të kujdesshëm nga provimet e përditshmërisë së kësaj bote. Ata ishin zemërfortë dhe ishin përplot bindje.

Po çfarë ndodhi në realitet? Shikuar nga jashtë, ajo që ndodhi, ishte e shëmtuar dhe skandaloze. Kurse, kjo vepër, në realitet, nëse kërkohej e vërteta, për prindërit e fëmijës dhe për vetë fëmijën, ishte vepër e mirë. Por, problemi, qëdron që, atyre, nuk iu është shpalosur sekreti i së ardhmes, prandaj, njeriu i thjeshtë, këtë do t’a konsiderojë si vepër shumë të keqe.

Çuditërisht, ne, në jetën tonë të përditshme, bëjmë vepra të shumta, për ngritjen e standarteve dhe për një ardhmëri më të mirë. Prindërit, shpeshherë, privojnë vetet nga shumë sende, ata, shpesh here, nuk i shijojnë kënaqësitë e kësaj jete. Këtë, e bëjnë për t’i kënaqur fëmijët e tyre, sa më shumë. Ata mendojnë për t’i shkolluar ata, sa më mirë dhe më lehtë. E gjithë kjo sakrifikicë e tyre, bëhet me qëllim që ata të bëhen të sjellshëm, të ndershëm dhe të zotët e vetvetes. Ata mundohen, që jeta e fëmijëve të tyre, të jetë shumë më e mirë se vetë jeta e tyre, që kanë jetuar. Njeriut të sëmurë, i ndalohet të hajë ushqimet që i pëlqen, nëse nuk i ka në recetë. Po e njëjta gjë, është edhe me pijet që i shijon, ose shumë gjëra, që zemra ia parapëlqen. Ai detyrohet të marrë barnat dhe t’i shijojë idhtësirat e tyre. Këtë e bën pa dëshirë, ai rënkon për një kohë të gjatë, deri në përmirësim të shëndetit. Ky është rrugëtimi i kësaj jete, nuk ka ndryshim në të. Duke qenë se po flasim për jetën e kësaj bote dhe ahiretit[2] , disa njerëz harrojnë ahiretin dhe llogaritë, që do t’i japin atje, ata nxitojnë në grumbullimin e sa më shumë pasurive, duke mos shikuar se si grumbullohet, apo a është haram.

Të habit fakti, se disa njerëz e privojnë veten për një kohë të gjatë nga kënaqësitë e kësaj bote. Ata i sheh duke vuajtur. Ata, gjithnjë, janë në kërkim të një dite tjetër më të mirë. Orvajtjet e tyre, janë sikur të gjithë të tjerët, atë e bëjnë për t’a shijuar, edha ata, këtë jetë.

Por edhe pas të gjitha këtyre sakrificave, po këta njerëz, çuditërisht, i sheh se janë mohues së All-llahut. Në fakt, jeta e tillë e tyre, është e kotë. Gjithashtu, janë të pakënaqur, por, fat-keqësisht, mëkatojnë. Shembulli i tyre, është sikur lojërat e fëmi-jëve, ata harrojnë se fëmijët bëjnë, atë, që ua ka ënda atyre, por nëse vazhdojnë me avazet e tyre, ata duhet t’a dinë se, një ditë, do të rriten dhe nuk do të gjejnë punë të përshtatshme.

Realiteti i kësaj bote është edhe më i përpiktë, sepse ditët i kemi të numëruara në këtë botë, kurse jeta e ahiretit është e përhershme. Të mirat e kësaj bote, varen nga mundësitë që ia krijon njeriu vetes, me dëshirën e All-llahut, kurse, në ahiret, njeriu disponon vetëm me kënaqësitë e All-llahut të Larësuar, të cilat, janë të pa-numërta. Dallimi, mes mundësive të All-llahut dhe të njeriut, janë të pakrahasueshme. Kjo botë, kënaqësitë i ka të caktuara. Nëse njeriu shpenzon pa masë, shkatërron shëndetin e vet dhe, njëko-hësisht, nuk do të arrijë të kënaqet.

Derisa ai e tepron në shpenzimin e një ushqimi, ilaçi i tij, një ditë, do të jetë ndalimi i atij ushqimi. Kështu, për secilin që shpen-zon tepër, për çfarëdo lloj kënaqësie të kësaj bote, All-llahu i Lartësuar do t’ia ndalojë atij atë. Ai do të bëjë që, ai mos të arrijë deri tek ajo. Kurse, bota e ahiretit është ajo, që syri i njeriut kurrë nuk ka mundur të shohë, e as veshi kurrë nuk ka dëgjuar, dhe gjithsesi as që i ka shkuar ndërmend, ndonjëherë, ndonjë njeriu se mund të ketë gjëra të tilla.

Imani është rezultat ose urtësia e gjithë kësaj që thamë. Për këtë arsye, All-llahu i Lartësuar, na tregon se: “…dhe të dy prindërit i kishte besimtarë”. All-llahu, këtu, na paraqet një të vërtetë shumë të rëndësishme. Ai, na kishte paralajmëruar, se prindërit ishin të mirë dhe besimtarë. Ky iman, dhe ky sinqeritet i tyre, ndaj Krijuesit, ju mundësoi atyre të kanë mundësi të zgjedhin. Ata do të zgjedhin: t’a kenë ose mos t’a kenë fëmijën.

Këtyre, ju preferua, kjo e dyta. Po të gjykojmë me parametrat e kësaj bote, do të konkludonim se kjo vepër ishte e shëmtuar. Me këtë vepër, Zoti, e ruajti imanin e tyre. Ai, ishte i mëshirshëm, si për prindërit, ashtu edhe për fëmijën. Në anën tjetër, atyre ua zëvendësoi, atë, me një fëmijë tjetër. Duke e zëvendësuar, atë, me një tjetër, Ai e shpëtoi fëmijën e mbytur, nga sprovat e kësaj bote. Pra, sikur, vërtet, i Lartësuari t’ju mundësonte prindërve të zgje¬dhin, për këtë tregim, me siguri, që ata kishin për t’a zgjedhur këtë, të cilën edhe u bë. Në të njejtën kohë, do të ishin falenderues ndaj All-llahut, i cili i mëshiroi nga Mirësia e Tij. Por, më e rëndësishmja, që nuk duhet të na mungojnë asnjëherë, është imani.

Referencat
  1. Momenti i vdekjes është i caktuar nga All-llahu xh.sh, kjo, në arabishte, quhet exhel
  2. Ahiret – bota e amshueshme

Faqe 12
faqe
- 13 -

Faqe 14