Kush e çka, për Kosovën/2
Në amzën e "BBC Shqip"
- Kosova shpall pavarësinë
- Muharrem Nitaj
- Korrespondent i BBC-së në Prishtinë
- Në orën 15 e 48 minuta të së dielws së 17 shkurtit 2008, Kuvendi i Kosovës e miratoi deklaratën me të cilën Kosova shpallet shtet i pavarur dhe demokratik.
- Për deklaratën e pavarësisë votuan të gjithë 109 deputetët e pranishëm, ndërkohë që në seancë nuk morrën pjesë deputetët e pakicës serbe.
- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke paraqitur deklaratën e pavarësisë tha:
- "Ne e shpallim Kosovën republikë demokratike dhe laike".
- Ai tha se do të miratohet shumë shpejt kushtetuta e Kosovës, që do të respektojë të drejtat e të gjithëve.
- Kjo kushtetutë tha kryeministri, do të respektojë të gjitha parimet e dokumentit të Ahtisaarit.
- Në këtë deklaratë thuhet se Kosova merr obligimet që i ka arritur edhe misioni i Kombeve të Bashkuara, si dhe pjesën e obligimeve qe dalin nga ish-federata jugosllave.
- Kosova ka për qëllim anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
- "Kosova zotohet për paqë dhe stabilitet," u tha në këtë deklaratë.
- "Kosova do të obligohet që të pranojë edhe pajtimin si pjesë të procesit për stabilizimin e gjendjes.
- "Kosova tregon gatishmëri për vendosjen e marrëdhënieve të mira me të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë."
- Duke lexuar tekstin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, kryeministri kosovar Thaçi, garantoi se Kosova do të jetë një shtet demokratik që do të garantojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.
- "Shumëllojshmëria sjell përfitime për të gjithë," tha kryeministri Thaçi duke vënë në dukje se shteti i ri kosovar ka si përparësi "garantimin e fuqishëm dhe të pakthyeshëm i të drejtave të barabarta të të gjitha komuniteteve në Kosovë".
- Udhëheqësit kosovarë, kryeministri Thaçi dhe presidenti Fatmir Sejdiu, në fjalimet e tyre në shqip dhe serbisht garantuan pakicën serbe se ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë.
- Ai premtoi se autoritetet kosovare do të marrin masa të menjëhershme që të zbatojnë ndryshime pozitive për të gjithë kosovarët, në veçanti komunitetet pakicë.
- "Kosova do të jetë shtet i të gjithë qytetarëve, nuk ka diskriminim, të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë," tha zoti Thaçi.
- Presidenti Sejdiu tha se bazë e zhvillimit të Kosovës është plani Ahtisaari, që do të jetë edhe thelvi i kushtetutës së ardhme të Kosovës.
- "Pavarësia e Kosovës shënon fundin e procesit të shpërbërjes së gjatë të Jugosllavisë," tha zoti Thaçi.
- "Vizioni që dëshirojnë që Kosovën ta ndërtojmë mbi parimet fundamentale demokratike, marrëdhënie të mira fqinjësore," tha zoti Sejdiu.
- "Kosova riktheson përkushtim për bashkëpunim të ngushtë me parimet ndërkombëtare, ne do të bëjmë çmos që të sigurojmë që kultura dhe pronat e tyre të mbrohen në Kosovë," tha ai.
- Rruga drejt pavarësisë
- Kosova ishte definuar si krahinë autonome në Jugosllavi dhe Serbi, në të njejtën kohë me kushtetutën e vitit 1974.
- Në fakt statusi i Kosovës me këtë kushtetutë nënkuptonte që Kosova të ishte element përbërës i federatës jugosllave, gjë e cila u konsiderua e padrejtë nga autoritetet e Beogradit.
- Ish-presidenti serb Millosheviq, vendosi që të pezullonte autonominë e Kosovës në mars të vitit 1990.
- Ne fakt këtij vendimi të Beogradit i pati paraprirë një deklaratë kushtuese e delegatëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, me të cilën ata e përcaktonin Kosovën si njësi të barabartë në federatën apo konfederatën Jugosllave.
- Udhëheqësit politikë e shpirtëror të Prishtinës, në shtator të vitit 1990, Kosovën e shpallën Republikë të pavarur.
- Kjo kushtetutë dhe ky vendim nuk u njoh as nga Beogradi e as nga auotitetet ndërkombëtare.
- Viti 1990 dhe përcaktimi i shqiptarëve që të bëjnë një jetë krejtësisht të ndarë nga Serbia, bëri që situate të përshkallëzohej përditë e më shumë.
- Rregjimi i Millosheviqit, vendosi pushtetin e tij në Kosovë, duke mbyllur gjithë institucionet shtetërore, informative e arsimore të Kosovës. Shumica shqiptare organizoi pushtetin paralel fiktiv të vetin.
- Në një situatë të tillë, shqiptarët filluan të organizoheshin edhe në grupe guerrile ushtarake.
- Në vitin 1997 u bë paraqita e parë publike e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ndërkaq në mars të vitit 1997 filloi konflikti i përgjakshëm ndërmjet forcave të Millosheviqit dhe njësive guerile shqiptare.
- Ky konflikt zgjati deri në qershor të vitit 1999, ku foracat e Natos e detyruan Millosheviqin që të tërhiqte forcat e tij nga Kosova. Pasojat e kësaj lufte ishin rreth 10 mijë të vrarë dhe afro njëmilion shqiptarë të shpërngulur.
- Në vitin 1999, në Kosovë u vendos misioni i OKB-së, Unmik. Bisedimet për statusin filluan në vitin 2005, dhe kjo pas demonstratave të dhunshme të marsit të vitit 2004.
- Gjatë viteve 2006-2007 u urganizuar dhjetëra takime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kjo në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës, mirëpo pa sukses. Këshilli i Sigurimit I OKB-së, dështoi në dy raste për të miratuar një rezolutë për statusin e Kosovës.
- Kur Komuniteti Ndërkombëtar u bind si ishin shterruar mundësitë për të pasur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, vendosi që të gjejë rrugë alternative për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
- Prishtinës iu dha drita e gjelbër që ta shpallë pavarësinë e saj, me premtimin se shumë shtete të rëndësishme do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Vizitoni burimin : www.bbc.co.uk/albanian
< 1 |
faqe - 2 - |
3 > |
- BBC - English
- News - Country profiles - Regions and territories: Kosovo
Like his predecessor, President Sejdiu supports independence for Kosovo. He was born near the town of Podujevo in northern Kosovo. 17 Feb 2008 - Programmes - Andrew Marr Show - Tories look to America
I think you know if it means that you can't send troops to Kosovo that is I think a correct order of priorities. 17 Feb 2008 - Timeline: Kosovo
2008 February - Kosovo declares independence. Serbia says declaration illegal. Europe's major powers and the United States recognise independence.