Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë/12
Dispozita të fundit | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Për sigurinë rrugore dhe për të bërë të mundur marrjen e të dhënave që lidhen me gjendjen e rrugëve, të mjeteve dhe përdoruesve, si dhe për ndryshimet e mundshme, ngrihen:
1. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ngrihet arkivi kombëtar i rrugëve, që përfshin të gjitha rrugët të ndara në kategori, siç tregohet në nenin 2. 2. Në arkivin kombëtar duhet të jenë të treguara për çdo rrugë të dhënat në lidhje me gjendjen teknike dhe juridike të rrugës, me trafikun e mjeteve, me aksidentet dhe gjendjen e kalueshmërisë edhe nga ana e mjeteve të klasifikuara mjete teknologjike sipas nenit 54, pika 1, shkronja "l", që i kalojnë kufijtë e peshës të përcaktuara në nenin 62 dhe që respektojnë kufijtë e peshës të përcaktuara në nenin 10, pika 8. 3. Mbledhja e të dhënave bëhet nëpërmjet enteve pronare të rrugës, që janë të detyruara t'i transmetojnë Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurinë Rrugore të gjitha të dhënat në lidhje me gjendjen teknike dhe juridike të rrugëve të veçanta, me gjendjen e kalueshmërisë nga ana e mjeteve të klasifikuara si mjete teknologjike sipas nenit 54, pika 1, shkronja 1), si dhe të dhënat që dalin nga matja e trafikut të mjeteve. Po kështu Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor eshte e detyruar t'ia transmetojë Drejtorisë së Qarkullimit dhe të Sigurisë Rrugore të gjitha të dhënat në lidhje me aksidentet e regjistruara sipas pikës 10. 4. Në pritje të aktivizimit të arkivit kombëtar të rrugëve, qarkullimi i mjeteve teknologjike që kalojnë kufijtë e peshës, të përcaktuara në nenin 62, mund të bëhet vetëm në rrugë ose pjesë rrugësh që nuk përfshihen në listat e rrugëve të pakalueshme, që për çdo vit publikohen, nën kujdesin e ministries që mbulon veprimtarinë përkatëse, në Fletoren Zyrtare, në bazë të të dhënave të transmetuara nga shoqëritë koncesionere për autostradat në koncesion, nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për autostradat dhe rrugët shtetërore, nga rrethet për pjesën tjetër të infrastrukturës rrugore. Me aktet në zbatim vendosen kriteret dhe mënyrat për hartimin, transmetimin, azhurnimin dhe publikimin e listave. 5. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ngrihet arkivi kombëtar i mjeteve që përmban të dhënat në lidhje me mjetet të përmendura në nenin 47, pika 1, shkronjat "e", "f", "g", "h", "i", "j", "k" dhe "l". 6. Në arkivin kombëtar për çdo mjet duhet të paraqiten të dhënat në lidhje me karakteristikat konstruktive dhe identifikuese, me dhënien e lejeqarkullimit dhe certifikatës së pronësisë, me të gjitha proceset e mëvonshme teknike dhe juridike të mjetit, me aksidentet ku ka marrë pjesë mjeti; në arkiv duhet të shënohet, gjithashtu, ngjyra origjinale e mjetit dhe çdo ndryshim i mëvonshëm i saj. 7. Arkivi është plotësisht i informatizuar. Ai furnizohet dhe azhurnohet me të dhënat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga organet qe kryejnë shërbimet e policisë rrugore sipas nenit 12, nga shoqëritë e sigurimeve, që janë të detyruara të transmetojnë të dhënat, me mënyrat dhe në afatet e përcaktuara në aktet në zbatim, në qendrën e Informacionit të drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor. 8. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor krijohet regjistri kombëtar i personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve për sigurinë rrugore. 9. Në regjistrin kombëtar duhet të tregohen, për çdo drejtues mjeti, të dhënat në lidhje me procedurën e lëshimit të lejedrejtimit, si dhe të gjitha procedurat e mëvonshme, si ato të rinovimit, kontrollit, pezullimit, heqjes, si dhe të dhënat në lidhje me shkeljet e kryera gjatë drejtimit të një mjeti të caktuar, si dhe me aksidentet që janë verifikuar gjatë qarkullimit dhe masat e marra. 10. Regjistri kombëtar është plotësisht i informatizuar. Ai furnizohet dhe azhurnohet me të dhënat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga bashkite e komunat, nga organet që kryejnë shërbimet e policisë rrugore sipas nenit 12, nga shoqëritë e sigurimeve, që janë të detyruara të transmetojnë të dhënat, me mënyrat dhe në afatet e përaktuara në aktet në zbatim, në qendrën e informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. 11. Në rregulloren për zbatimin e këtyre normave specifikohen përmbajtja, mënyra e ndërtimit, e mbajtjes dhe azhurnimit të arkivave dhe regjistrave të përmendura në këtë nen. 12. Arkivi kombëtar i mjeteve dhe regjistri kombëtar i personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve kanë detyrimin e transmetimit të menjëhershëm të të dhënave të kërkuara nga organet kompetente të Ministrisë së Rendit Publik të përcaktuara në nenet 11 dhe 12 të këtij Kodi.
1. Në të gjithë sistemin rrugor duhet të vendosin sisteme monitore të kontrollit për matjen e qarkullimit, të dhënat e të cilave vlejnë për ngritjen dhe azhurnimin e arkivit kombëtar të rrugëve të treguara në nenin 221, pika 1, dhe për përcaktimin e pikave me dendësi më të madhe të trafikut. 2. Entet pronare të rrugëve janë të detyruara të vendosin sistemet monitore të kontrollit të treguara në pikën 1 dhe po ashtu, aty ku mendohet e nevojshme, të vendosin sistemet për matjen e ndotjes atmosferike dhe akustike, në përputhje, për këto të fundit, me direktivat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit. 3. Entet pronare të rrugëve të papajisura me to, njoftohen nga ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse për të vendosur këto sisteme kontrolli brenda një afati të përcaktuar, në përfundim të të cilit ministria merr masa për vendosjen me detyrim të sistemeve monitore të kontrollit.
1. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse të përcaktojë tarifat për kryerjen e shërbimeve që lidhen me zbatimin e kompetencave në fushën e motorizimit civil. Veprimtaria financiare e organeve përkatëse të ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse është me vetëfinancim. 2. Vlerat që lidhen me të drejtat për operacione teknike dhe tekniko-administrative në kompetencë të këtij organi, destinohen për shpenzimet e mëposhtme:
në kurset e mësipërme;
3. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përcaktojnë tarifat që do të zbatojnë entet pronare të rrugëve për realizimin e normave të këtij Kodi. 4. Vlerat e treguara në pikën 3 destinohen për shpenzimet e mëposhtme:
në kurset e mësipërme;
Direktivat e Komunitetit Europian shqyrtohen nga ministrat përkatës, sipas kompetencave në fushat e këtij Kodi dhe zbatohen për aq sa ato nuk bien ndesh me normat e tij dhe me mundësitë e vendit.
1. Për të nxitur formimin e të rinjve në fushën e sjelljes rrugore dhe të sigurisë së trafikut e të qarkullimit, ministri i Punëve publike dhe Transportit dhe ministri i Arsimit, në marrëveshje me Ministrin e Rendit Publik, duke shfrytëzuar bashkëpunimin me ente dhe shoqëri me përvojë të gjerë në sektorin e parandalimit dhe sigurisë rrugore të përcaktuara me aktet e ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, parapërgatitin, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, programet e posaçme, të pajisura me planin përkatës financiar, për t'u kryer si veprimtari e detyrueshme në shkolla të çdo lloji dhe grade, ku përfshihen dhe institutet artistike dhe shkollat, që përmbledhin njohjen e parimeve të sigurisë rrugore, si dhe te rrugëve, të sinjalizimit, të normave të përgjithshme për drejtimin e mjeteve dhe të rregullave të sjelljes të përdoruesve. 2. Ministri i Arsimit, me urdhëresë të tij, disiplinon mënyrat e zbatimit në shkolla të programeve të sipërpërmendura, edhe me ndihmën e policisë rrugore, si dhe të personelit ekspert që bën pjesë në institucionet e sipërpërmendura publike e private. Urdhëresa mund të parashikojë ngritjen e kurseve të posaçme për mësimdhënësit që bashkëpunojnë për zbatimin e këtyre programeve. Shpenzimet e mundshme që nevojiten sigurohen nga shumat e caktuara në bilancet e këtyre administratave.
Nga data e hyrjes në fuqi të këtij Kodi, përveçse kur parashikohet ndryshe nga dispozitat e kreut 2 të këtij kapitulli, shfuqizohen të gjitha dispozitat që janë në kundërshtim ose nuk përputhen me normat e këtij Kodi.
|