Jeta dhe Vdekja/4
PAMJET E KRIJIMIT | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Tani, le të ndalemi tek katër format e krijimit nga ana e All-llahut xh.sh.:
Krijimi pa prezencën e mashkullit dhe pa prezencën e femrës, pra, drejtëpërdrejt nga All-llahu i Lartmadhëruar, pa ndërhyrjen e asnjë shkaku. Ademit a.s. u krijua në këtë mënyrë. Krijimi prej mashkullit pa prezencën e femrës. Në këtë mënyrë u krijua Hava. U krijua nga brinjët e Ademit a.s. Kështu na ka informuar Kur’ani Kerim:
Krijimi prej mashkullit dhe prej femrës. Nga ky krijim janë të krijuar të gjithë njerëzit, me përjashtim të njërit (Isait a.s.) dhe e gjithë kjo bëhet me vullnetin e All-llahut xh.sh. që ka sjellë shkakun. Shkaqet, këtu kuptohet, janë qenurit e mashkullit dhe e femrës. Porse, shfaqja e Fuqisë së All-llahut jep mundësi që shkaqet të mos funksionojnë vetvetiu. Madje, ato veprojnë vetëm në sajë të shkakut. Prandaj, kemi çifte të martuar dhe që i plotësojnë që të dy kushtet për të pasur fëmijë, por ja që ndodh, që ata të mos kenë fëmijë ose pasardhës. Sepse, mbi ato shkaqe, qëndron vullneti i All-llahut. Le të lexojmë thënien e All-llahut xh. sh. në Kur’anin Kerim:
Pra, kjo duhet të kuptohet se edhe pse ekzistojnë shkaqet dhe plotësohen të gjitha kushtet, si nga ana e mashku-llit ashtu edhe nga ana e femrës, shtimi ose pasardhësit, vijnë vetëm atëherë kur të plotësohet vullneti i All-llahut xh.sh. Ai arrihet me shfaqjen e Fuqisë Hyjnore, përndryshe, edhe pse bashkohet mashkulli me femrën, nuk jep rezultat. Ky nuk është trup i cili vepron në mënyrë mekanike, por mbi të gjitha këto shkaqe qëndron dhe ato finalizohen vetëm pasi të jetë shfaqur vullneti i All-llahut të Lartmadhëruar. Për t’i përmbyllur mënyrat e formave të krijimit, ka ngelur edhe e katërta. Ajo është krijimi i Isait, birit të Merje-mes, prej femrës pa mashkull. Me këtë plotësohen katër mre-kullitë e krijimit. Pra njeriu u krijua:
Këto ishin format e krijimit të njeriut. All-llahu i Lartmadhëruar, nga krijimi i Tij, bëri që të kemi edhe dy etapa të tjera, e ato janë jeta dhe vdekja. Jeta është një prej krijesave të Allahut, ashtu siç është edhe vdekja. I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë:
Secila prej këtyre dy etapave të krijimit, jeta dhe vdekja, kanë ligjet e veta me të cilat veprojnë dhe funksio-nojnë sipas tyre. Ne, qeniet njerëzore, nuk i dimë cilat janë ato ligje, me përjashtim të atyre që na ka mësuar All-llahu xh.sh. në Kur’anin Kerim. Ndërsa ato që kemi ne, janë shumë të pa-kta. Por, edhe pse ne posedojmë vetëm pak, ne gjykojmë sipas tyre, sepse janë të përgjithësuara! Disa njerëz mendojnë se nuk ka asgjë tjetër në këtë botë, veç asaj që shohim kur jemi të zgjuar. Por, edhe ata nje-rëz që mendojnë kështu, bëjnë pjesë tek ata që ndërrojnë jetë çdo ditë dhe kthehen në të çdo ditë. Ata, sikurse edhe ne, tra-nsferohen prej një ligji në ligjin tjetër brenda një sekondi, dhe atë pa e ditur. Për këtë, i Lartësuari All-llah, thotë:
| ||||
|