NË BOTËN E DHERR-it[1] ISHTE DËSHMIA


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4
Ne, të gjitha krijesat e All-llahut, kemi dëshmuar ndaj vetes sonë që prej fillimit të krijimit. Prej këtij dëshmimi nuk bën përjashtim askush, që prej atyre që kanë mbaruar së jetuari këtë jetë, e deri tek ata që do të vijnë (sa të jetë kjo botë). Sikur të mos ishte kjo dëshmi, qenia njerëzore nuk do t’a ki-shte njohur, apo përvetësuar imanin. Ky është një nga sekretet. Maja më kulminante e këtij sekreti është besimi (imani) në ekzistimin e Hyjnisë-All-llahut. Pse? Sepse mendja e njeriut nuk do të mundej t’i përcaktonte ose t’i emërtonte gjërat. Kusht i emërtimit të gjësendeve është shikimi i tyre.

T’i nuk do t’a dije P. sh. apo nuk do t’a kuptoje thënien ‘kodër’- atë do t’a kuptoje vetëm atëherë kur do të shikoje dikënd që është duke u ngjitur në të. Gjithashtu, nuk do t’a ku-ptoje thënien ‘liqen’, nëse nuk e ke parë më parë fotografinë e tij apo e ke parë (me sy) diku tjetër. Njeriu nuk e ka parë All-llahun xh.sh., e as nuk e ka të skicuar në mendje, por megji-thatë kur përmendet emri i All-llahut, njeriu nuk e ka të vë-shtirë që t’a njohë dhe t’a dijë domethënien, sepse kjo buron nga Fuqia e Madhe, prej së cilës njeriu është krijuar, gjendet, përjeton dhe furnizohet. Kur kryen një lutje, njeriu ndien në vete se është pastruar dhe i është mbushur zemra plot dritë. Të gjitha këto shenjëzojnë dhe japin kuptimin se All-llahun e kemi dëshmuar, secili në vete, në Botën e Dherr-it, atëherë kur është krijuar Ademi a.s.Ne e dimë,se Ai ekziston dhe i jep jetë (ekzistencën) secilit send. Këtë ne e quajmë natyrshmëria e besimit-imanit. [2]

Ne, kur lindim, e kemi me vete këtë natyrshmëri ima-nore,e cila e mbush frymën dhe zemrat tona. Kjo ka energji aq të fortë sa që na tërheq lart, deri tek Krijuesi. Kjo natyrshmëri imanore ekziston tek secili i posalindur. Për këtë na informon i Dërguari All-llahut s.a.v.s. i cili thotë:

“Secila foshnje, lind me natyrshmëri të pastër (islame), më pas prindërit e bëjnë hebre, krishter ose zjarrputist.”

  1. Alem al Dherr- përkthimi i drejtëpërdrejtë është ‘Bota e atomeve-thërmijave’, ndryshe mund të kuptohet si parajeta. Këtu kemi të bëjmë me krijimin e parë, ose me substancën e krijesave, jetën pasive të krijesave. Krijesat, duke qenë të vdekura, jetojnë në Botën e Dherrit. Njeriu jeton pesë lloje të jetës: Jetën në ‘Alem al Dherr, në barkun e nënës, në këtë botë, jetën në varreza dhe pas Ringjalljes jetën e pasosur në botën tjetër (shënim i përkthyesit).
  2. Natyrshmëria e imanit, besimi i pastër e i vërtetë që nuk ka pësuar kurrfarë ndryshimi e as devijimi. (shën. i përkth.)

Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4