MENDJA – jo, NDËRSA MUNDËSIA- po


Faqe 35
faqe
- 36 -

Faqe 37
Ata të cilët nuk u besojnë sekreteve, ndalen duke thënë: A është e mundur kjo!? A është e mundur që t’i shpalosen (veprimet) secilit, veç e veç!? Ata, që kanë jetuar në këtë botë dhe që do të jetojnë deri në Ditën e Kijametit, janë biliona e biliona individë! اudi! A është e mundur që All-llahu të na i paraqesë (veprimet) secilit veç e veç, kur trupat e njerëzve t’i ketë përpirë toka, ashtu që nuk do të ketë mbetur asgjë prej qenies njerëzore!?

Kur ne flasim për Fuqinë ose mundësinë e All-llahut xh.sh., nuk duhet të gjykojmë kurrën e kurrës sipas logjikës sonë. All-llahu xh.sh. është mbi mundësitë e logjikës sonë, Atij nuk i ngjason askush. Kështu edhe cilësitë e Tij dhe mundësitë e Tij janë mbi perceptimet tona njerëzore. Secili njeri është krijuar nga një precizitet shumë i lartë i cili as nuk tretet e as nuk humbet kurrë.

All-llahu i Lartmadhëruar, nga Mëshira e Tij, për t’a ndihmuar mendjen tonë, ka bërë që ky univers të ketë sekretet e veta, të cilat ia zbulon njeriut aq sa mendja e tij të jetë në gjendje të gjykojë dhe t’i kuptojë ato sekrete të mahnitshme. E gjithë kjo, mbase, është bërë që ne mos të humbim, ose mos të dëshpërohemi.

Njeriu në origjinën e tij ka qenë spermë. Mbarë njerëzimi ka qenë në trupin[1] e Ademit, apo për të qenë më preciz, ajo ka qenë në spermë. Syri i rëndomtë nuk e sheh dot atë. Mendoj se ky precizitet është i mjaftueshëm për njerëzit.

Le të parafytyrojmë se mbarë njerëzimi, që prej krijimit të Ademit (e deri në ditën e fundit), ka qenë prezent në trupin e tij (të Ademit a.s.). Ky ishte fillimi. Secili spermato-zoid paraqet një jetë njeriu. Atij i është regjistruar një shifër (kod) që është shumë precize për tërë jetën e tij. I është regjistruar jeta, gjatësia dhe të gjitha ngjarjet që do t’a përcjellin atë: nëse do të jetë ai mashkull apo femër, fatmirë apo fatkeq, e të tjera gjëra të jetës së tij.

Sikur ne t’a dinim çelësin e kësaj shifre, do t’a merrnim dhe do t’a vendosnim atë në kompjuter në mënyrë që t’i zgjidhnim labirintet. Aty do të kishim parë sekondat e jetës së njeriut, do të kishim parë formën dhe gjininë e tij, gjithashtu do të kishim parë edhe jetën e tij të plotë dhe me përpikmëri. Nëse kjo është një e vërtetë shkencore që ka filluar të dalë dhe të zbulohet tani, ajo ka qenë që prej Ademit a.s. Por, All-llahu xh.sh. nuk shprehu vullnetin e Tij që t’i zbulonte njeriut disa sekrete menjëherë qysh atëherë. Tani, si duket, ka ardhur koha e shpalosjes së tyre.

Ky spermatozoid përzgjidhet me një precizitet të mahnitshëm. Vetëm ai do të jetë i aftë që, nga gjithë ai kontingjent i madh spermatozoidesh të spermës që depërtojnë në mitër, t’a shpërthejë vezën për t’a mbarësuar atë. Ky kod (shifër) do të vazhdojë të japë atë se çka i është regjistruar, derisa t’i vijë exheli dhe kështu ai e përfundon detyrën e tij.

******
*****
****
***
**
*
  1. Fjala ‘Dhahr’, ka kuptimin e ‘shpinës’ - këtu mendohet të jenë shpatullat dhe kurrizi i Ademit a.s., aty ku formohen spermatozoidët (shën. i përthyesit).

Faqe 35
faqe
- 36 -

Faqe 37