DETYRAT E NJERIUT NË JETË


Faqe 31
faqe
- 32 -

Faqe 33
O njeri! Të gjitha gjallesat në tokë, si materiet inorganike, ashtu edhe flora dhe fauna të binden ty! Ato të shërbejnë ty, të nënshtrohen ty për të gjitha ato gjëra që ke nevojë. Ato janë të detyruara që t’i shërbejnë si njeriut besimtar, ashtu edhe atij jobesimtar, si të bindurve ndaj Zotit, ashtu edhe mohuesve, deri në ditën e Kijametit. Atëherë (në këtë ditë) njeriu do t’a humbasë këtë veçori (privilegj) dhe me këtë përfundon ky shërbim (i universit ndaj tij).

Dielli në këtë botë, nuk rrezaton vetëm për besimtarët. Toka nuk i jep frutat e veta vetëm për ata që besojnë, dhe t’ua ndal ato femohuesve. Krijesat e tjera të tokës janë në shërbim të njeriut dhe për njeriun, pa marrë parasysh se çka beson dhe ç’mendon ai për Zotin e tij. Ata të cilët i mirëpresin proceset, atyre do t’ju shërbejnë ato procese. Nuk ka dallim midis atyre që deklarojnë se nuk ka hyjni tjetër, përveç All-llahut dhe atij që refuzon t’a deklarojë këtë.

Ndërsa në ahiret, gjendja ose statusi do të ndryshojë. Krijesat do t’i shërbejnë vetëm njeriut besimtar, ndërsa pabesimtarëve nuk do t’iu shërbejnë. Kur pabesimtari do të mundohet t’a gënjejë All-llahun dhe t’i thotë se të kam besuar, këmbët e tij do të flasin dhe do të thonë: Jo, Lartmadhëria jonë, ishte ky i cili na dërgonte për çdo ditë në lokalet e alkoolit. Kështu do të flasin edhe duart duke thënë: Jo, Lartmadhëria jonë, na detyronte t’i rrihnim të dobëtit. Kështu do të flasë edhe gjuha duke thënë: Jo, Lartmadhëria ime, vazhdimisht e përdorte gjuhën e tij për të të mohuar. Kështu do të vazhdojë të dëshmojë kundër edhe trupi i tij.

Le t’a lexojmë thënien e All-llahut në Kur’anin Kerim:

" حتي اذا ما جاءوها شهد عليهم سمعهم و أبصارهم و جلودهم بما كانوا يعملون. و قالوا لجلودهم لم شهدتم علينا قالوا أنطقنا الله الذي أنطق كل شيء و هو خلقكم أول مرة و اليه ترجعون"

“...derisa të arrijnë tek ai... (zjarri), ...kundër tyre do të dëshmojnë, veshët, sytë dhe lëkurët e tyre.... (Këto do të dëshmojnë) ...Për atë se ç’kishin punuar.... (ata) ...Lëkurëve të tyre do t’iu thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh? Do të thonë: “All-llahu na bëri të flasim, ashtu siç ka bërë çdo gjë të flasë. Ai Ju krijoi herën e parë dhe tek Ai (përsëri) do të ktheheni.”...[1]

Pra, në lirinë e njeriut, hyjnë edhe gjymtyrët ose organet e trupit, ato janë në shërbim të tij. Ato, në këtë botë, u shërbejnë të gjithë njerëzve, ndërsa, në ahiret, ato do t’u shë-rbejnë vetëm besimtarëve.

Nëse femohuesi do të tentojë të ikë nga Dita e Kijametit, atij nuk do t’i lëvizin këmbët. Kështu është edhe kur të dëshirojë të ikë nga dënimi i zjarrit, këmbët e tij e dërgojnë vetë atje, edhe pse ai do të kundërshtojë. Nëse do të kërkojë ujë për të pirë, atij do t’i jepet ujë i valë dhe me të do t’a ‘largojë’ etjen. Kështu është edhe kur ai do të dëshirojë të vishet, melekët e zjarrit do t’i qepin rroba të hekurta të puthitura pas trupi (parzmore të skuqura).

Kështu do të veprojnë edhe shërbyesit. Ata në Ditën e Kijametit nuk u shërbejnë femohuesve (qafirëve). Ata jo vetëm që do t’i mallkojnë, por do t’i djegin dhe do t’i dënojnë në forma nga më të të ndryshmet. All-llahu xh.sh. e privi-legjoi njeriun, sepse Ai ka paraparë që njeriut t’i japë në ahiret përjetësinë - jetë e cila nuk bazohet nga ndikimet e proceseve apo shkaqeve. Aty janë të gjitha të mirat dhe ka begati të panumërta. Njeriu (besimtar) nuk iu largohet atyre, e as ato nuk iu shmangen besimtarëve. Ajo është jetë e cila do t’u përshtatet besimtarëve, kuptohet secilit sipas meritave. All-llahu xh.sh. e privilegjoi njeriun duke ia dhënë krenarinë në univers dhe jetën e pambarueshme (në ahiret) që nuk ka fund (vdekje).

Jeta e njeriut nuk mbaron me vdekjen. Pas jetës së kësaj bote, ai ka për të jetuar në ahiret, gjë për të cilën edhe është krijuar. Por, kush do të shpërblehet me këto begati? Do të shpërblehet vetëm ai i cili e ka kryer detyrën e vet në këtë botë, detyrë për të cilën e ka krijuar All-llahu xh.sh. E kjo detyrë duhet të bazohet në frikë-respektin ndaj All-llahut xh. sh. Ky frikë-respekt do t’a shpierë njeriun në lumturinë e amshueshme.

I Lartmadhëruari e krijoi universin që t’i bindet dhe që i tëri t’a falënderojë All-llahun. Nëse i bashkangjitesh linjës së detyrimeve të universit, dhe je prej atyre që adhuron All-llahun xh.sh., me siguri do të kesh jetë të hareshme, sikurse krijesat e tjera. Secila krijesë e jeton jetën e vet në univers. Pas kësaj, i Lartësuari do t’i japë (njeriut) përjetësinë, në ahiret.

Përderisa i Lartmadhëruari na krijoi për t’a adhuruar Atë, a mos vallë kjo do të thotë se All-llahu xh.sh. paska nevojë për këtë adhurim!? Themi: I Lartmadhëruai është absolutisht i panevojshëm për të. Ai nuk ka nevojë për asgjë, nga të gjitha krijesat e Tij. Mohimi, Atë, se dëmton aspak. Frikë-respekti ose bindja jonë, Atij nuk i shërben absolutisht për asgjë. Ai na krijoi të lirë që ne të veprojmë sipas vullnetit tonë. Ai që dëshiron të besojë le të besojë, po ashtu, edhe ai që dëshiron të mohojë le të mohojë. Secili duhet t’i drejtohet Atij me dashuri, e jo me zor.

I Lartmadhëruari thotë:

" ان نشأ ننزل عليهم من السماء اية فظلت أعناقهم لها خاضعين "

Sikur të donim Ne, do t’iu zbritnim atyre nga qielli një shenjë (mrekulli - para së cilës), ata do të përulnin kokat dhe do të nënshtroheshin.[2]

******
*****
****
***
**
*
  1. Kur’an, 41 / 20-21
  2. Kur’an, 26 / 4

Faqe 31
faqe
- 32 -

Faqe 33