PROGRAMI PARA KRIJIMIT


Faqe 30
faqe
- 31 -

Faqe 32
All-llahu i Lartmadhëruar, para se të krijonte njeriun, ia përpiloi atij programin dhe ia caktoi detyrat e jetës. Secili që ngre ose krijon diçka, fillimisht përcakton qëllimin. Përderisa jeta është garancia e gjërave që t’a kryejmë detyrimin tonë, atëherë patjetër duhet të dimë këtë detyrim, për të cilin na krijoi All-llahu. Ai, Krijuesi ynë, është Ai i Cili i ka paraparë ligjet e jetës sonë për të qenë të mirë dhe për t’a kryer detyrën për të cilën jemi krijuar.

Është për t’u çuditur, vërtet habitem, kur analizoj se universi pikësynimin ose burimin e ka tek njeriu (është krijuar në shërbim të tij). E gjithë kjo rrjedh ngase njeriu është qenie që ka lirinë e përzgjedhjes midis alternativave të ndryshme. Ndërsa krijesat e tjera, janë të detyruara për respekt dhe nënshtrim, pra, prej tyre nuk vjen e dëmshmja.

Ato e kryejnë detyrën e tyre, sepse janë krijuar për këtë shkak, ato nuk kanë përzgjedhje alternative. Por, ajo që e shkatërron jetën dhe universin është ndërhyrja e qenieve njerëzore, të cilëve iu është mundësuar përzgjedhja alternative.

I Lartësuari dëshiroi që ne të jetojmë në këtë botë për t’a përcjellë programin e krijimit tonë. Me këtë, ne do ta kishim kryer detyrën tonë, sikurse edhe krijesat e tjera në univers. I Lartmadhëruari, në Kur’anin Kerim, thotë:

" فان تنازعتم في شيء فردوه الي الله و الرسول "

“...dhe nëse bini ndesh për ndonjë gjë[1], atëherë drejtojuni All-llahut[2] dhe të Dërguarit të Tij[3] ...”[4]

Pra, përderisa mësuam se të gjitha krijesat e ngurta, bimët dhe kafshët, i janë nënshtruar shërbimit të njeriut, atëherë cila është detyra e njeriut? Detyra e tij është t’a adhurojë All-llahun. All-llahu në një hadith Kudsij thotë:

“ O biri i Ademit! E krijova këtë univers për ty, ndërsa ty të krijova për veten Time, prandaj mos u preokupo me atë që është e jotja, aq sa ti je për të.”

Por atëherë, cila do të ishte detyra kryesore ose qëllimi final i adhurimit? A mos vallë, All-llahu kërkon prej nesh që t’a madhërojmë pandërprerë tërë ditën dhe t’a përmbyllim ditën në këtë mënyrë? Jo! Adhurimi nënkupton përpjekjet e njeriut për t’a kryer detyrën e vet për të cilën është krijuar. Çdo lëvizje në univers konsiderohet adhurim, ndërsa ne i zbatojmë pesë dispozitat e Islamit, për t’a plotësuar imanin tonë, që është në brendinë tonë. Për këtë fjala (adhurim) ka kuptimin: bindje All-llahut në gjithë programin e përcaktuar.

******
*****
****
***
**
*
  1. Hasni në mosmarrëveshje dhe nuk pajtoheni...
  2. Fjalëve të Tij në Kur’an dhe në hadithet Kudsijj
  3. Thënieve, apo traditës, apo pëlqimit të Muhammedit s.a.v.s.(shën. i përkth)
  4. Kur’an, 4 / 59

Faqe 30
faqe
- 31 -

Faqe 32