Shpallosja, pika kryesore e Iluminizmit


    Një princ që nuk gjen padenjësi në vetvete kur thotë se e quan për detyrë të mos i  
urdhërojë njerzit në çështjet fetare, por t’u japë liri të plotë, e që nuk e pranon në vetvete 
titullin kryepërpjetë të lejëtarit, është ai vetë i ndriçuar dhe meriton të jetë i nderuar nga 
bota e prej trashëgimtarëve, mirënjohje, për atë që i pari çliroi gjininë  njerëzore nga 
minoriteti, të paktën për sa qe në qeveri, i dha gjithkujt lirinë për të shfrytëzuar arsyen e 
vet, në gjithë çështjet që interesojnë ndërgjegjen. Nën atë, klerikë të denjë për t’u nderuar, 
pa asnjë paragjykim për detyrën e tyre zyrtare, mund t’i paraqesin publikisht dhe lirisht, 
shqyrtimit të botës, nën veshjen e studiuesit, gjykimet dhe pikpamjet e tyre këtu aty, të 
ndryshme nga doktrina e zgjedhur; por akoma më shumë mundet një tjetër që s’është i kufizuar 
nga detyra zyrtare. Kjo frymë lirie shtrihet përtej, deri atje ku i duhet të luftojë kundër 
pengesave të një qeverie që keqkupton vetveten. Në fakt, përpara saj shkëlqen edhe një 
shembull që tek liria nuk gjen asgjë të frikëshme për qetësinë publike dhe bashkpajtimin e 
përgjithshëm. Njerzit dalin vetë jashtë egërsisë, dalngadalë, nëse nuk i pengon qëllimisht me 
dredhi.

    Vendosa pikën kryesore të iluminizmit, iluminizmin e daljes së njeriut nga minoriteti për 
të cilin është fajtor vetë, veçanërisht në çështjet fetare, sepse, përsa i përket artit dhe 
shkencave, zotërinjve tanë nuk u intereson të bëjnë tutorin për nënshtetasit e tyre; e më tej, 
ky minoritet, si ç’është edhe më dëmprurësi, është edhe më shnderuesi se çdo gjë tjetër. Por 
qëndrimi i mendimit të një kryetari shteti në favor të iluminizmit, shkon më tej dhe kupton 
se, edhe duke parë legjislacionin e tij, nuk pason rrezik nëse u lejon qytetarëve të 
shfrytëzojnë hapur arsyen e vet dhe t’i paraqesin botërisht mendimet e tyre mbi një shtrirje 
më të mirë të këtij legjislacioni, deri edhe një kritikë më e hapur nga ajo e lejuara; mbi 
këtë kemi një shembull të shkëlqyer, të cilin asnjë monark nuk e ka kapërcyer atë që ne 
adhurojmë.

    Por, vetëm ai që është i ndriçuar, nuk frigohet nga hijet dhe rradhit sëbashku një ushtri 
mirë të disiplinuar e numerike, si garanci për paqen publike, mund të thotë çfarë në një 
republikë nuk guxohet: arsyetoni sa të doni dhe për kë dëshironi, por binduni! Shfaqet kështu 
një rrjedhë e çuditëshme dhe e papritur e çështjeve njerëzore; dhe e çdo tjetërgjëje, përsa e 
konsideruar madhështore, thuajse gjithçka është paradoksale. Një shkallë e lartë e lirisë 
qytetare, duket e leverdisëshme për çlirimin shpirtëror të popullit e megjithatë vë caqe të 
pakalueshme; një shkallë më e vogël e saj, siguron, anasjelltas, hapësirën për t’u shpalosur 
sipas aftësive. Atëhere kur, natyra ka zhvilluar nën këtë koracë të fortë, filizin që ajo 
kuron me dashuri, domethënë, grahjen dhe prirjen drejt mendimit të lirë, ky i fundit nga ana e 
tij do të ndikojë gradualisht mbi mënyrën si do të dëgjohet tek populli (ndaj do të bëhet 
gjithmonë e më i aftë se liria e të vepruarit) dhe sëfundi, deri edhe parimet qeverisëse, që 
do t’i gjejë vetë të përshtatëshme për njeriun, i cili tashmë është pak më shumë se një makinë
(f), në përputhje me dinjitetin e tij. 


Përktheu nga italishtja
R. Koçiu

< 3
faqe
- 4 -

5 >