Mërgimi është gjithmonë i rëndë për ata që nuk kanë mërguar edhe më i rëndë. E shumë njerzë i frigësohen mërgimit, veti natyrore e njeriut apo shpjeguar nga fizika që thotë secili trup tentonë të mbajë pozitën që gjendet. Por, shpjegimi shoqëror mbaron me kaq, është rëndë. Pse është rëndë? Nuk ka përgjegje të saktë si gjykimi "është rëndë", ka përgjegje të ndryshme që na prekin në ndjenja. Si do që të jetë të shikojmë se çka ndodhë me trupat fizikë kur mërgojnë.

Ky është rasti më i thjeshtë i mëgimit të trupave fizik, dhe po të mos e dimë se cilat foca kanë vepru në këtë trup ideal që gjendej në poziten A për të lëvizur në pikën B, nuk dimë asgjë pos që ky është një vizatim me mangësi dhe mund ta intepretojmë : trupi në pozitën A po i gjuhet trupit të zi në pozitën B. Po ja që më poshtë shkruan "Lëvizja e trupave nga ndimiki i forcave të panjohura në rrafshë". Ata që kanë mësuar për lëvizjen e trupave në rrafshë edhe pse nuk e dinë forcen që ka vepruar, prap se prapë do të japin një intepretim më të logjikshëm të figurës se një që do të thoshte kjo figur paraqet dy rrumullaka një i bardhë e një i zi. Me fjalë të tjera në kohën e profetëve për të gjetur një njeri të zakonshëm që do të na jepte një shpjegim sipas logjikes së njeriut të zakonshëm të ditëve tona duhej kërkuar perandori e perandori dhe nuk do të ishim në gjendje të gjenim një njeri të till.

Si do të spjegohet më kuptueshëm kjo lëvije kur kemi të bëjmë me njerzit? Anekdotat tona, të mbledhura nga Anton Çeta, si i ri, në formë argëtimi i merrja dhe i përshtasha me fjalorin dhe situata në shkollë. Një ditë u interesova për porosit Më mirë hiq se fliqt dhe pë të kundërten e saj, Më mirë pakë se hiq. Në atë kohë, ky lloj argëtimi shërbente gjatë pauzave për të vendosur të shkojmë në tubimin e shkollës në sallë të fiskulturës apo të ikim e të dalimi në demostrat në qender. Edhe sot si në atë kohë, si fëmijë i pa përmisueshem, duke llogaritur shkallën e rrezikut dhe shkallën e rëndësisë, mu deshë të zgjedhë në mes të Më mirë hiq apo Më mirë pak. Në njëren anë mësuesi në shkollë thotë 1+1=2, e në tjetren anë mësuesi në shtëpi të Zotit thotë se burri e gruaja krijojnë familje. Për të mos i ndarë mësuesit, për të mos e lënë asnjërin anash e provova: 1 x burri [njeri] + 1 x gruaja [njeri] = 1 x familja [n x njeri] më dulë 1+1=2, 1+1=3, 1+1=4 .... 1+1=p (p=pa kufi). Çka të bëjë, i rrespektojë mësuesit, por me të vërtet ma kanë pshtellu. Ndoshta kamë gabu. Mu desht disa kohë dhe në njëren anë kuptova se 1+1 bëjnë 2 atëherë dhe vetëm atëherë nëse rrespektohen disa rregulla të parapara, po ashtu në anën tjetër kuptova se gruaja dhe fëmija nuk qenka njeri nëse rrepekton disa rregulla të parapara. Haj me detë, keshë ra në siklet. Prej sikletit, e bona matematiken teme, ish e lejueshme deri sa t'i rrespekton dhe kënaqë rregullat që i paraqet, d.m.th përderi sa ndërton mbi një rregull. Edhe formula e parë më dulë 0 ose ma i madh se 1 ose ma i vogë se 1, ndryshe nuk ka kuptim. Edhe mendova pse në Evropë 0 e kanë fut në përdorim shumë vonë. Nejse. Përderi sa 0 është ma e vogël se 1 vlenë një bashkësi rregullash, pasi që 0 të jetë më e madhe si 1 atëherë nuk vlenë më ajo bashkësi e rregullave. Problemi dulë kur 0=1. Diku në kimi flitet për anomalinë e ujit e në mendje kamë ma mirë .... Po çka ndodhë kur 0=1, a ekziston kjo dhe nëse ekziston si mund të quhet. A po, 0 është hapsira, 1 është mbushja. Kur mbushja është më e madhe se hapësira atëherë ajo nuk ka kuptim (vlenë bashkësia tjetër e rregullave) por ekzistonë në hapësirë. Vetë fakti që mbushja ekziston më tejë tregon se si mbushet hapësira më mirë ... . Duhet të jenë dy mundësi që 0 të jetë 1. Njëra duhet të jetë relative ndërsa tjetra e përsosur. Mundësia relative është funksion i kohës dhe duhet të ketë vetin se pa marrë parasysh se në cilën shkallë të mbushjes së hapsirës të shikojmë rezullton 0>1 ose 0=1. Mundësia e përsosur duhet të jetë e tillë që mbushja të jetë e shpërndar ashtu që në çdo pikë ideale të hapsirës të jetë e barabart. Ky është rasti kur vetë hapsira paraqitet si mbushje. Këtë mbushje mund ta arrij vetëm i Madhi Zot - në këto raste koha nuk ka kuptim.

Si do që të jetë, unë e thashë matematikën që e bëra, shqip, e nuk po e zgjati në anglisht apo arabishtë, së paku për momentin. Tani secili mund t'a intepretojë ashtu si të dojë, po amoni ju koftë mos dilni nëpër shkolla e me thonë se kjo ç'ka thashë është shkencë, edhe nëse më doni si vëlla, e si ta di se kush tjetër të afërt të zemrës e të gjakut. Mos u mundoni me arsyetu fjaltë e mia e me thanë që në pjesën e parë fjala ka pas kuptim tjetër e pjesën dytë tjetër e ku ta di ç'farë llojë arsyetim që mund të krijojë intelegjenca e njeriut të dhënë pas një gjëje. Shkenca është shkencë, shpirti është shpirt e biseda është bisedë dhe, edhe pse nuk ka asgjë absolute edhe pse gjitha këto janë relative prapë se prapë logjika e njeriut tonë të shekullit tonë i ka përkufizuar gjitha këto me qëllim që tu dihet vendi gjërave. Për këtë më së mirë ndihmon edhe shprehja jonë Si është vendi bëhet kuvendi.

Mendova pse në Evropë 0 e kanë fut në përdorim shumë vonë, por ende nuk e gjeta psenë. Por gjeta diçka, që duhet të jetë mase e sigurtë. Kjo më se e sigurt është që gjithë ata njerzi që nuk e kanë përdorur zeron kanë pasur diçka të përbashkët dhe kjo kohë e mendimit të përbashkët ka lënë gjurmë edhe në gjeneratat pasuese.

Duket qesharake po është edhe më qesharake që të pranohet që hiqi d.m.th 0 të numrohet, të merret në thelbë si 1,2,3... . Së paku kështu duket të ketë qenë në anët ku elementet e kulturës së lashtë greke e romake kanë dominuar. Por më interesante është se si ata njerzë e kanë pranuar 0-në. Unë nuk e di procesin e pranimit por mund të marr me mend se shkaku ka qenë shumë i thjeshtë. Pranimi i saj nuk ka kushtuar asgjë, ndërsa rezulltati i pranimit të saj ka qenë mbushja e 0. Kjo mbushje këtyre njerzve ju ka hapur hapsira të reja. Në të vërtet pranimi i saj ju ka kushtuar dhe çmimi që kanë paguar mund të përmblidhet me një shprehje Heqje dorë nga një parim përndryshe nuk do të ndodhte shpërthimi i asaj hapsire që ekzistonte më parë.

Më kujtohet një llapjanë, arsimtar i Bazave të Elektroteknikës deri sa në vend që të bisedonim në pauzë për elemente të elektroteknikës, bisedonim për elemente të shoqërisë. Nuk ishte rrallë që ngjajshmëria e këtyre elementeve të ishte e përsosur. Si do që të jetë, një ndër shprehjet e tij ishte,

1 njeri pa shkollë vlenë 1 person
1 njeri me shkollë fillore vlenë sa 10 persona
1 njeri me shkollë të mesme vlenë 100 persona
1 njeri me fakulltet vlenë 1000 persona
1 njeri i doktorruara vlenë 10000 persona

Po që se ai njeri (pa marr parasysh çfar shkollimi ka) nuk është njeri (trimëri, patriotizëm, e veti tjera interesante të kohës) vlenë aq sa të ja heqësh atë 1-shë përpara zerove.

Këtu gjendej edhe thelbi i probemit të institucioneve fetare dhe fesë, jo vetëm tek shqiptarët. Por shqiparët për të zgjidhur këtë problem pa trauma në kohën kur u paraqit problemi, nuk kanë pas shtet, dhe megjithë atë e kanë zgjedhur në një formulë tjetër e cila është për t'u lakmuar nga të tjerët dhe duke marrë parasysh rrethanat mund të krenohemi. Nuk po e themë unë këtë, por vetë kundërshtarët më të mëdhej të kohës së paraqitjes së problemit e kanë pranuar. Kundërshtarë që popullin shqiptar e kanë njohur në thelbë, e kanë studiuar apo edhe gjakun i tij ka qenë i njëjtë me shqiptartë, po besa e tij ka qenë e dobtë dhe e ka bërë që ti nënshtrohet njeriut siq i nënshtrohet shqiptari vetëm t'Madhit Zot. Përderi sa popujt tjerë për të zgjidhur këtë problem fetarë kanë përdorur mjete të ndaluara nga vetë librat e shenjtë, shqiptarët e kanë zgjedhur në bazë të mjeteve të lejuara në librat e shenjtë. Po, librat e shenjtë edhe të fetarëve edhe të shkencëtarëve. Sepse edhe ateisti, edhe materialisti më i madhë që i përmbahet logjikës përkatëse e pranonë që në një sistem të mbyllur energjia as nuk humbët as nuk fitohet.


< 3
faqe
- 4 -

5 >