Mërgimi në kohëra dhe hapësirë në tokën tënde

Mërgimi në kohëra dhe hapësirë në tokën tënde apo si paralelja e paraqitur më poshtë. Një paralele e Mërgimit të Hipit, të cilën Jusuf Buxhovi e quan Prologu apo Përsëritja në librin e tretë të veprës "Prapë Vdekja".

Paralelet janë drejtëza që nuk priten ndërmjet veti, as në këtë jetë as në këtë botë. Thonë se as fillimi as fundi i tyre nuk dihet. Ato vijnë nga pafundësia dhe shkojnë në pafundësi dhe gjatë tërë kohës nuk priten ndërmjet veti. Në këtë jetë, ato ekzistojnë në mesin tonë, por sipas përkufizimit të tyre ato do të ekzistojnë edhe në jetën e botërave tjetra, botës së amshimeve, botës së parajsës, botës së xhenetit, botës së ferrit.

Por fjala e t'Madhit Zot është në gjendje të i bashkoj paralelet. Shtrohet pyetja se si mund t'i bashkojë. Përgjigjja është e thjeshtë. Ato janë të krijuara në koka të njerëzve, janë krijuar si të tilla nga matematika e tyre, nga logjika e tyre. Janë krijua me qëllim të shpjegimit të natyrës. Janë krijuar me qëllim të shpjegimit të kapshëm për logjiken e njeriut. Ato nuk ekzistojnë në natyrë si të tilla, sepse vetë shpjegimet janë marrëveshje të përkohshme. Por, ekzistojnë për njerëzimin, i cili nuk ka aftësi të vërtetojë këtë me mjete tjera pos të nxjerr përfundime në bazë të logjikës që ka krijuar ndër gjenerata, falë vullnetit të t'Madhit Zot. Po, shtrohet pyetja se çka ndodhë me paralelet e shpirtrave. A bashkohen ato? A kanë një pikëpremje?

Për të ardhë deri tek përgjigjja nuk ka nevojë të dalim jashtë botës sonë. Nuk ka nevojë të dalim jashtë rrethit në të cilin është krijuar vetja jonë d.m.th uni jonë. Së paku kështu na porosisin edhe librat e shenjtë kur thonë që i Madhi Zot njeriut ja japi gjitha të mirat, së paku ashtu thotë edhe shkenca e kur thotë shiko natyrën përreth.

Jemi në vitet e fillimit të shekullit të ri. Në rrethin tonë, në shoqërinë tonë kemi së paku tri lloj institucione të qujtura fetare. Për të ardhur deri tek lokalizimi i problemit të shtruar duhet të shikohet a janë këto paralel të shoqërisë apo një e udhë e përbashkët e shoqërisë? Nëse këto institucione paraqiten si paralele të shoqërisë atëherë bien në kundërshtim me vetë krijuesit e tyre. Shul shqip, ato mund të jenë ç'farë do lloji por nuk mund të jenë farë e fesë.

Udha dhe paralelet e shoqërisë

Një shoqëri është nënbashkësi e njerzimit. Udha e një shoqërie mund të shikohet nga disa këndëvështrime. Siç është puna me kënde ato janë kulme që të vetme nuk mund të ekzistojnë. Atëherë të marrim këndvështrimin e një shoqërie nga brenda dhe nga jashtë. Nga këndëvështrimi i brendëshem, udha e një shoqërie është një drejtëzë, ndërsa nga këndëvështrimi i jashtëm ajo është një lakore.


< 2
faqe
- 3 -

4 >